Top

Deti Adriatik, një nga vendet më paqësore dhe transparente të Mesdheut, është vendi për të lundruar me anije me vela, me një anije me motoskaf, ose thjesht për të shijuar peshkimin me anije. Nëpërmjet 6278 km, bregdeti i Kroacisë ofron një sfidë emocionuese prej 1244 ishujsh me shkëmbinj tokësorë dhe nënujorë.

Lundroni nga ishulli në ishull në arkipelagun e Kornatit, duke u ankoruar në gjire ose strehimore natyrore, mund të shijoni peshkimin nënujor në Pakleni Otoci, të vizitoni farin e famshëm Palagruza, apo ishujt Elaphiti të cilët janë mahnitës.
Sezoni më i mirë për  të lundruar në Kroaci është pranvera dhe vjeshta, temperaturat janë më të buta, deti është i qetë dhe erërat janë të freskëta.

Kroacia nuk është e njohur vetëm për Dubrovnik-un apo Zagreb-in, ku shpesh agjensi të ndryshme udhëtimi ofrojnë udhëtime të shkurtra në grupe. GJithashtu ka edhe shumë vënde të tjera që ia vlen të këshillohen për të kaluar disa ditë pushimi në brigjet e Kroacisë.

Te isha nje mjek do ti pershkruaja te gjithe pacienteve nje recete per pushime.

Bertrand Russell

Hvar- Ishulli që tërheq të pasurit, ku shumë pronarë jahtesh kalojnë disa ditë në këto brigje. Jeta e natës është shumë aktive në qëndrën e qyetetit, ndërsa pjesa tjetër e ishullit është e përshtatshme edhe për familjarët.

Vis- Ishulli me plazhet më të mira në të gjithë Europën. Stiniva ka marrë këtë titull në vitin 2016. Deri në 1989 shërbeu si bazë e Ushtrisë Kombëtare Jugosllave dhe ka qënë jashtë vëmendjes të vizitorëve të huaj. Pra,  është një nga ato vëndet e virgjëra dhe vizitorët janë të joshur nga bukuria e këtij ishulli.

Lexo më shumë mbi artikullin: Guida turistike 1Phi Phi Island, Tajlandë

“Vis Island, Kroaci”

“Korcula island, Kroaci”

Rab- Ishulli më i përshtatshëm për plazh. Ka një atmosferë të qetë fshati me plazhe mahnitëse.  Ka tërhequr vëmendjen kur në vitin 1963 mbreti Eduard VIII erdhi të merrte gruan e tij Wallis Simpson, hoqi rrobat dhe u hodh në det.  Plazhi më i famshëm është Rajskia ose Paradise Beach, ku gjendët edhe shumica e turistëve gjatë muajve të verës, përfshirë edhe familjarët. Malet në ishull janë të përshtatshme për të bërë ecje ose ngjitje, si edhe për të eksploruar më shumë.

Korcula- Kur grekët që fillimisht ngritën kampin në këtë ishull u ulën për herë të pare aty, ata u prekën aq shumë nga pyjet e dendura dhe të errëta atje ku e quanin Korkyra Melaina – Korçula e zezë. Tani e famshme për verën e bardhë dhe ishulli – i dyti më i populluar në rajonin e Adriatikut – është një përzierje e fshatrave të qeta dhe vreshtave të ngatërruar në pyll, me fshatra peshkimi përgjatë bregut dredha-dredha. Qyteti i Korculës shpesh quhet “Dubrovniku i Vogël” për shkak të mureve të tij të mrekullueshme mesjetare. Ky ishull është një miks i kulturës, historisë dhe të bukurës.

Brac-Ishulli më i madh nga Ishujt qendrorë të Dalmacisë dhe me majën më të lartë të malit në cdo ishull të Adriatikut. Nga aty në një ditë të pastër, pa re, ju mund të shijoni një pamje të mrekullueshme të detit Adriatik.  Kultivimi i ullirit është tregti dhe traditë lokale.

Mljet-Ishull relaksues dhe pafundësisht i bukur i cili është shumë i përshtatësh për çiftet që adhurojnë romancat. Afër Dubrovnikut, mund të jetë një nga opsionet për të kaluar një ditë pushimi. Në ishull ndodhen dy liqene të kripura Veliko dhe Malo Jezero.

Rab Island, Kroaci”

Hvar City, Kroaci

Cres-Ishull me kodra dhe shkëmbinj përgjatë vijës bregdetare. Ka qytete antike kodrinore te shkatërruara. Ky ishull është shumë i njohur edhe për ushtrimin e sportit të ciklizmit pasi ka shumë rrugë të përshtatshme për të eksploruar me bicikletë, gjithashtu edhe për ecje në këmbë.

Pag-Ishull i përbërë nga dy vargmale paralele. Vendbanimet janë kryesisht fshatra peshkimi. Zrce beach është I njohur për party-t më të bukura gjatë sezonit të verës ku performojnë dj të ndryshëm. Qyteti Pag ka trashëgimi kulturore me rrugica mesjetare të ngushta dhe të fortifikuara.

Dugi Otok– Ishull që karakterizohet nga shkëmbinj dhe plazhe ranore. Ka fshatra piktoreske. Nëse dëshironi mund të bëni ngjitje, mudn të zhyteni nën ujë për të eksploruar ose mund të peshkoni. Sakarun është një nga plazhet më të mira në ishull.

Silba- Ishull i vogël, i cili nuk ka rrugë për makina apo motocikleta. Ka vetëm një makinë të vogël në ishull e cila përdoret nga banorët për të transportuar mallra. Ka shumë lloje bimësh aromatike. Pra, do ishte ishulli ideal për të kaluar një ditë të qetë dhe relaksuese.