Top
a

Guida e destinacioneve më të mira për këtë verë 2019. Keni vendosur ku të shkoni me pushime këtë verë? Shumë prej jush mendoj se ende nuk ka zgjedhur ku të kalojë puhsimet këtë verë. Culture Trip ka publikuar një klasifikim të destinacioneve top ku mund të ispirohenii dhe të bëni zgjedhjen tuaj për pushimet verore 2019.

Pushimet vverore 2019

Jeni duke planifikuar pushimet tuaja verore 2019? Në listën e destinacioneve më të bukura për pushimet verore këtë vit është Portugalia dhe rajoni i saj më autentik Alentejo. Ndërsa për ata që pëlqejnë trekking dhe hiking Sllovenia dhe Azoret arkipelagu i egër në mes të Atlantikut janë vendet perfekte.

Alentejo, Portugali

Zakonisht nëse mendojmë Portugalinë për pushimet verore, destinacioni i parë që na vjen në mendje është Algarve, por nëse kërkojmë një vend jo shumë turistik dhe plot me njerëz do të zgjidhja Alentejo. Ofron plazhe të bukura dhe shumë të qeta.  Ky rajon i bukur ndodhet përtej Tajusit në jug të Portugalisë, midis Lisbonës dhe Algarve. Në këtë rrugë mund të gjeni një shtrirje të gjerë të bregut të Atlantikut me plot me plazhe të bukura.

Alentejo është gjithashtu një rajon i rëndësishëm për prodhimin e verës. Nëse preferoni pushime me pak më shumë adrenalinë, ecni përgjatë Rota Vicentina, një shteg që kalon përmes Parkut Natyror në jug-perëndim të Alentejanos dhe arrin deri në Capo San Vicente.

Rregulli i vetem i udhetimit eshte: Mos u kthe ashtu sic u largove. Kthehu ndryshe!

Anne Carson

Sète, Francë

Me pamje nga Mesdheu në jug të Francës, Sete është një qytet historik i njohur gjithashtu si “Venecia e Languedoc“, një emër që i është dhënë nga shkrimtari francez Paul Valéry. Porti i vjetër dhe qendra historike e qytetit duket si vende të ngrira prej kohësh. Worldwide Music Festival i mbajtur në korrik dhe Konventa në muajin shtator e kthyen qytetin në një nga destinacionet më të preferuara për dashamirët e muzikës në Evropë.

Learn more in related article: Staying with a local family on Bali

“Seté, Francë”

“Alentejo, Portugali”

 

Liqeni Bled, Slloveni

Nëse plazhi dhe deti nuk janë destinacionet tuaja të preferuara, atëherë Liqeni Bled në Slloveni mund të jetë një pikënisje e shkëlqyer për eksursione në këmbë ose me biçikleta. Rrethuar nga Alpet Julian dhe Karavanke, rrethinat e këtij liqeni me ngjyrë smeralimi ofrojnë shtigje perfekte për një xhiro me mountain bike, vende për sportet e ujit dhe ekskursione me peisazhe vërtetë epike.

 

Azores, Portugali

Një arkipelag në mes të Oqeanit Atlantik. Shkoni në një nga ishujt që, për shkak të pozicionit të tyre të izoluar, janë ende një parajsë e pastër. E përkryer për ata që kërkojnë pushime aventureske. Këtu ju mund të praktikoni ëhale ëatching ose të bëni canyoning. Peizazhi vullkanik i ishujve është shtëpia e plantacioneve të çajit dhe vreshtave. Këtu mund të gjeni edhe disa nga parqet natyrore më të bukura në Portugali.

 

Stoupa, Greqi

Stoupa është ende një destinacion sekret dhe pak i frekuentuar në Greqi dhe ndodhet në bregun jugperëndimor të gadishullit Mani, në Peloponez. Rrethuar me pemë ulliri dhe male, qyteti është i zhytur në histori dhe është i rrethuar nga plazhe të bukura dhe të paprekura. Në këtë zonë do të gjeni fshatra mahnitëse mesjetare, fshatrat e peshkatarëve, plazhe të egra, gjire bruz dhe male me shtigje të mrekullueshme për të bërë trekking.

 

Bornholm, Danimarkë

Nëse një udhëtim verorë në Detin Baltik mund t’ju duket pak e çuditshme, provoni të pyesni ndonjë danez nga ishulli Bornholm dhe do të kuptoni se pse është plot me njerëz. Ishulli zyrtarisht është vendi më me diell në Danimarkë dhe është i famshëm për plazhet e tij të bukura me rërë të imët.

“Bornholm, Danimark”

“San Sebastian, Spanjë”

Hvar, Kroaci

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Kroacia është bërë një destinacion mjaft i zgjedhur për pushimet verore. I famshëm për plazhet e tij piktoreske dhepër jetën e natës. Ishulli i Hvarit është një destinacion i preferuar për ata që kërkojnë plazhe të bukura dhe argëtim. Pjesa më në veri e ishullit ofron plazhe dhe peizazhe të qeta dhe më pak turistike.

 

Noirmoutier, Francë

Jo vetëm Costa Azzurra. Ishulli i vogël i Noirmoutier gjendet shumë afër brigjeve të Brittany dhe është i lidhur me tokën nëpërmjet një rruge e cila zhduket kur ka baticë. Peizazhi është i përsosur për të bërë një tour të plazheve me biçikletë, pasi temperaturat mesatare gjatë sezonit të verës nuk janë shumë të nxehtë, janë rreth 23-24 ° C.

 

Sozopol, Bullgari

Akoma relativisht i panjohur, qyteti historik i Sozopol është një nga vendpushimet më të bukura të bregdetit në Bullgari. Në qendrën e qytetit rrugët e vjetra me kalldrëm të çojnë në shtëpi prej druri me pamje nga lungomare. Ju do të gjeni plazhe të qetë dhe plot lokale për një pije apo darkuar në mbrëmje.

 

San Sebastian, Spanjë

San Sebastian është një nga kryeqytetet food të Evropës dhe është i famshëm si për restorantet Michelin si dhe për loaklet qe shërbejnë pintxos. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, në San Sebastian ekziston edhe një plazh i bukur urban i njohur si La Concha, merr emrin nga forma e saj e lakuar që i ngjan një guacke.