Top
V

iena me siguri meriton të thuhet se është shumë elegante, është si ajo zonja e sigurt për hijeshinë e saj. Viena është e pasur dhe klasike me shumë stil dhe shumë histori pas shpine.

Por gjithashtu është edhe moderne edhe e re, e aftë për të lartësuar elementet e saj më tradicionale dhe t’i paraqesi ato në një mënyrë të freskët dhe aktuale. Viena është plot jetë dhe plot lokale, të cilat qëndrojnë hapur deri vonë në mbrëmje.

Shumë ndryshe nga e kaluara e saj e lashtë, por krenare për ta lartësuar atë në maksimum, dhe e aftë të jetë tërheqëse për të gjitha llojet e vizitorëve, nga më romantikët tek më të zhgënjyerit. Ne zgjodhëm një turne klasik me vizitat më tradicionale, edhe pse kemi lënë ndonjë prej tyre. Periudha e vizites tone ishte Pashkët e vitit 2015. Viena ishte ende e ftohtë dhe gri, dhe duhet thënë se vlerësuam edhe klimën këtij kryeqyteti kozmopolit.

VIENNA 4 DITË ME VIENA CARD

Vizita në Vjenë për 4 ditë ishte shumë më e lehtë se sa e mendonim, duke qenë se nuk është një qytet shumë i vogël. Zgjodhëm Viena Card prej 72 orësh (e cila na u ofrua me mirësi nga Bordi Turistik i Vjenës), gjë që na garantoi udhëtimin e shpejtë në të gjitha transportet publike , përveç faktiit që të ofrojnë edhe hyrje falas apo skonto në shumë muze të qytetit (në ëebsite Viena Card city ju mund të gjeni të gjitha informacionet dhe detajet mbi avantazhet e ofruara nga karta)

VIENNA NË 4 DITË ÇFARË MUND TË SHOHIM

 

Pasditen ia kushtuam parkut historik të lojrave. Parku ndodhet jashtë qendrës, mund të arrihet shumë shpejt me metro. Nuk mund të humbisni një xhiro të parkut i cili është edhe një nga simbolet më klasike të qytetit me kabinat karakteristike të saj të kuqe drejtkëndore. Bëni një xhiro me rrotën panoramike Prater për të shijuar një pamje të mrekullueshme të qytetit. Ndërsa në website Wiener Riesenrad mund të shikoni të. Gjitha kombinimet e mundëshme të biletva të parkut).

Momenti me i lumtur ne jeten njerezore, eshte te nisesh drejt nje destinacioni te panjohur – Sir Richard Burton

Rrota panoramike, e ndërtuar në vitin 1897 e ka transformuar këtë vend (i cili ka ekzistuar që nga viti 1766, kur vietnamezët e quanin “Wurstelprater“) në një park zbavitës të përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë I pasur me shumë atraksione, duke përfshirë edhe Muzeun Madame Tussauds Wax. Parku është shumë i përshtatshëm për t’u argëtuar dhe për të kaluar një pasdite apo edhe një ditë të tërë.

Lexo më shumë mbi artikullin: Çfarë mund të shohim në Dubai

“Maria Theresien Platz”

“Hofburg”

Vizitoni Mozarthaus

Megjithëse është plotësisht bosh, mbetet ende shtëpia ku Mozart ka jetuar më gjatë së bashku me familjen e tij (mbi dy vjet) në një periudhë veçanërisht të lumtur të ekzistencës së tij. Si rezultat i lëvizjeve të shumta familjare, edhe brenda qytetit të Vjenës nuk është ruajtur asgjë nga mobiljet origjinale.  Megjithatë shtëpia meriton patjetër një vizitë, e cila zgjat minimalisht. 45 minuta.

Muzeu zhvillohet në tre kate me një ballkon tipik me pamje nga tre apartamente. Apartamenti që ndodhet në katin e parë është i vetmi i banuar nga familja Mozart. Një fëmijë gjeni i njohur si një nga muzikantët më të mëdhenj dhe më të shpejtë për kompozimi e veprave të tij.

 

Innere Stadt

Zemra e lashtë e qytetit është e rrethuar nga rruga Ring (e cila ka zëvendësuar muret e lashta) është edhe Trashëgimi Botërore. Këtu janë edhe bukuritë më të mëdha të qytetit vienez: Stephans Platz dhe Stephansdom (Katedralja e Shën Stefanit), Graben elegante me Kolona e murtajës, Peterskirche, Kolhmarket që derdhet në Michaelerpaltz me hyrjen në Hofburg, Kisha e Shën Michael dhe shumë më tepër …

 

Hofburg dhe Schonbrunn

Të dy pallatet perandorake janë të famshme në botë për pasurinë e apartamenteve që mund të vizitohen (por nuk mund të fotografohen). Brenda Hofburg gjenden koleksione të veçanta të porcelanit dhe argjendit ndërsa në Schonbrunn do të shikoni koleksionin e karrocave. Të dyja janë shumë të mëdha dhe do t’ju nevojiten disa orë për ti vizituar. Plus duhet të keni parasysh se Schönbrunn ndodhet jashtë qendrës së qytetit dhe për të shkuar atje duhet të merrni tramvajin.

 

Vizitoni Belvedere e Ulët dhe të Lartë

Fare pak jashtë qendrës historike, ky pallat mbretëror mban një koleksion veprash artistike të shquara. Mos humbisni veprat e piktorëve të famshëm Klimt dhe Schiele sii dhe shumë të tjerë.

 

Vizitoni Maria-Theresien Platz …

Në sheshin dedikuar sovranes austriake Maria Tereza e Austrisë, përvjetori i 300 vitëve të lindjes së saj u festua në vitin 2017. Aty ndodhen dy muze të mrekullueshëm “binjak”: Muzeu i Historisë Natyrore dhe Muzeun Historik i artit: përveç statujës së sovranit, të dy ndërtesat meritojnë një vizitë.

 

post a comment