Frymëzohu

Shënime

Shtetet

Forum

Top

Antigua e Barbuda

Udhëtim në Antigua dhe Barbuda, çfarë mund të shohim për 11 ditë

Udhëtimi nis me Virgin Atlantic Milano-Londër-Antigua (VC Bird International Airport), biletën e rezervuam 4 muaj përpara me një vlerë 650 Euro. Peiudha nga data 31-11 Janar 2023.  Periudha ishte perfekte. Temperatura mesatare ishte 27 gradë. Ishte hea e parë që zgjidhja të kaloja viti e ri në vënde të ngrohta prandaj nuk rezistova dot të zgjidhja Antigua dhe Barbuda për të kaluar pushimet. Zakonisht biletat nuk kushtojnë nën 550 euro, prandaj nëse gjeni oferta të tilla bëni gati valixhet dhe go.

Përpara se të niseni për Antigua, normalisht duhet të organizoheni në bazë të kohës që keni në dispozicion sa para kërkoni të shpenzoni si dhe stilin e pushimeve që kërkoni të bëni. Kjo është një fjali që e përsëris shpesh sepse shumë herë më kudërshtojnë duke thënë që udhëtimet kshtojnë apo ka shtete që kushtojnë shumë më pak nga çmimet që. unë publikoj. Prandaj çdo udhëtim është në bazë të preskpetivës që keni. 

ÇFARË MUND TË SHIHNI NË ANTIGUA DHE BARBUDA?

Nelson Dockyard
Dickenson Bay
Fort James
Darkwood Beach
Galleon Beach
Falmouth Harbour
Shirley Heights
Betty’s Hopel

“Jolly Beach”

“Darkwood Beach”

 

Kostot e udhëtimit

Akomodimi – Hotel vs airbnb shtëpi me qira do t’ju sygjeroja për udhëtime low cost të prenotoni shtëpi. Çmimet janë më të lira se sa hotelet, me një diferencë pothuajse dyfish. Ndërkohë në supermerkata mund e gjeni riforniment për çdo gjë ju nevojitet. Ne shpenzuam për nje shtëpi me dy dhoma gjumi, dy banjo 980 euro.

Ushqimi – Gastromia tipike karaibike është e shijshme dhe me mjaf fantazi. Shpesh ofrojnë ushqime me bazë peshku, barracuda, wahoo, king fish. Në supermerkata shpesh do të gjeni pjata të gatshme alternativa tjetër janë ristoratet. Arragosta e gjei me çmime sper të mira, për vetëm 30 euro.

Transporti – Personalisht morëm një makinë me qira për spostimet brënda ishullit. Për një makinë utiliare shpenzuam 400 euro bashkë me sigracionin e plotë. Dhenia e makinës është në krahun e djathtë. Nevojitet patenta internacionale për të ngasur makinën në Antigua.

Sugjerime kosto ditore – 90-140 EURO/ DITA  (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në shtëpi, ushqimin. hyrjet në muze dhe trasporti. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë.) Udhëtimi im kushtojë 1.970 euro me biletë.

 

Këshilla

1
Periudha e duhur Koha ideale për të vizituar Antigua dhe Barbuda është nga dhjetori deri ne prill. Si çdo ishull i karaibeve edhe Antigua ka një klimë tropikale me temperatura të lara gjatë gjithë vitit Evittoni periudhën e shirave që është nga muaji maj në nëntor.
2
Viza dhe siguracioni Përpara nisjes nuk ju nevojitet vizë, kujdes vetëm mos keni ndërrim avioni në Londër, shumë flturime ekonomike për Antigua nisen nga Londra. Ndërsa përsa i përket siguracionit, nuk është me detyrim por do t'ju sugjeroja që siguracionin e shëndetit ta bëni.
3
Interneti Lidhja me internet është disi e vështirë nuk gjeni wi-fi në të gjitha vëndet. Persoalisht bleva një skedë telefonike me 2 GB internet për 23 euro. Ju nevojitet pasi sinjalistika nuk është në të gjithë ishllin.
4
Pagesat Përsa i përket pagesave në supermerkata apo ristorante ne pëdorëm kartat pa asnjë problem edhe për shifra të vogla. E vetmja gjë që duhet te keni parasysh kur paguani me kartë duhet të jetë në emrin tuaj pasi ju kërkojnë kartë identiteti pë verifikim.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Antigua udhëtim midis bukurisë dhe aventurës

Mbërrijmë në Antigua rreth orës 18:00. Mbas kontrolleve rituale në aeroport shkuam për të tërhequr makinën me qira. Proçedura ishte mjaft e shpejtë. Menjëherë u nisëm drejt kryeqytetit St. John për të darkuar dhe për të festuar Vitin e Ri. Për fat të keq në orën 23,30 na zuri gjumi, ishim shumë të lodhur edhe pse në Shqipëri ishte ora 6 e mëngjesit dhe dryshimi i orës nuk ishte shumë i favoshmëm për ne. Zgjimi na gjeti me 27 gradë, dielli i nxehtë dhe qielli blu më bëri të harrojë menjëherë që s kisha festuar ardhjen e vitit te ri. Menjëherë veshëm kostumet dhe u nisëm për Darkwood beach një nga plazhet më më të bukura të senjaluar nga Lonely Planet. Kaluam mëgjesin e datës 1 janar këtu ku edhe drekuam në një nga lokalet e zonës. Dreka ishte oriz me pulë. Asgjë për t’u pasur zili por kjo ishte zgjidhja më e shpejtë pasi afër plazhit s kishte shumë zgjedhje për të ngrënë.

Ditën tjetë i ramë plazhit rreth e përqark me idenë për të mbërritur në plazhin e Valley Church në këmbë që mos të merrnim makinën dhe ti binim gjatë  por për fat të keq ideja dështoi, Në fakt në hyrje të resortit Cocobay, na bllokoi rrugën roja dhe na këshilloi të largoheshim menjëherë nga vendpushimi dhe nëse donim të shkonim ne Valley Curch duhet të merrnim makinën. Marrim makinën dhe vendosim të shkojmë në Ffryes Beach, një nga plazhet më të qeta dhe pothuajse pa njerëz për shkak të mungesës totale të resorteve. Plazhi është tipik karaibeve, rëra e bardhë, urji krista dhe i ngrohtë. Për drekë zgjedhim një restorant i cili pronari është francez. Duket nga ambienti i kuruar në detaje që kishim bërë zgjedhje e duhur. Po ashtu një kujdes të veçantë kishte edhe prezantimi i pjatave. Zgjodhëm një sallatë me arragostë, kocë në furrë me patate dhe një pjatë që ngjasonte shumë me pure patatesh. Mbas drekës kthehemi menjëherë drejt rrugës për të vizituar një plazh të ri: Valley Church Beach. Situata është shumë e ngjashme me plazhin Ffryes që ndodhet fare pranë, këtu ka pak njerëz (kryesisht vendas), deti ka ngjyrë blu dhe gjëja më fanastike është mungesa totale e objekteve turistike. Pak para perëndimit të diellit nisemi më në jug drejt plazhit Turners; megjithë mungesën totale të turizmit në plazh, ky plazh nuk na bindi plotësisht (ndoshta për shkak të ujit jo të pastër apo ndoshtta ngaqë ishte ngjitr me rrgën kryesore) për këtë arsye vendosëm të shijonim një koktej në plazhin e afërt dhe të vogël të OJ Beach në restorantin Jacqui O’s Love. Në mbrëmje ecim përgjatë gjithë plazhit të Jolly Beach, deri në urën që ndan bregdetin në dysh, duke arritur në pjesën më veriore ku duken disa vila private dhe luksoze.

Ditën tjetër menjëherë pas mëngjesit shkruam për të rezervuar një eksursion në ishullin Barbuda. Rezervuam esksursionin tonë për të enjten tjetër me (Barbuda Express vajtje ardhje, këu ishte përfshirë transferimi i brendshëm në ishull me taksi, dreka në plazh dhe transferimin me varkë në Sanctuary të Frigatës me një kosto prej 180 US$ ). Të kënaqur kthehemi në rrugën drejt Gjirit të Half Moon. Rruga qysh në fillim rezulton të jetë me shumë kthesa dhe plot gropa të thella që përpiqemi t’i shmangim, edhe pse nuk ka shumë trafik edhe pse u përpoqa të ngasja mirë arrita të çaj gomën e makinës. Një djalë vedali më ndihmojë dhe montuam gomën rezervë për të vazhduar rrugën. Shumë  gomisteri janë mbyllur pasi është akoma festë. Pjesa e parë e rrugës, pothuajse deri në udhëkryqin me English Harbor , dhe përgjatë Fig Tree Drive është e gjitha me lje e ngritje plus me shumë kthesa dhe duhet të bëni mjaft kujdes.  Peisazhi meriton shumë pasi do të kaloni midis vegjetacionit të bananeve dhe midis disa qyteteve të vogla. Pas rreth një ore e gjysmë me makinë, Half Moon më në fund shfaqet me dallgë të fuqishme në pothuajse të gjithë bregdetin: ana veriore është rezervuar kampingjeve ndërsa nga ana tjetër vëmë re një resort të braktisur ende të pa përfunduar, për shkak të pasojave të një uragani.

Drekojmë në një lokal disa metra larg plazhit dhe pasdite eksplorojmë pjesën e sipërme të Half Moon, përballë oqeanit: dielli është me të vërtetë i fortë dhe pavarësisht kremrave për mbrojtje herë pas here detyrohemi të zhytemi në ujë (këtu uji ështtë kristal i pastër dhe transparent) ose të strehohemi mes pemëve që rrethojë gjirin. Largohemi nga plazhi të vendosur për të shijuar perëndimin e diellit në kodrën e Shirley Height, një nga kalatë që mbron English Harbors: më pas ndjekim rrugën dredha-dredha deri në kodrën e Blockhouse, ku vizitojmë rrënojat e fortesës dhe bëjmë disa foto të bregdeti në juglindje të ishullit. Tashmë nga kjo pikë mund të shikoni masën e njerëzve që ngrumbullohen në Fort Shirley Height për festën që mbahet çdo të diel në perëndim të diellit. Megjithatë, sapo mbërrijmë, kuptojmë se nuk është festa e Karaibeve ajo që presim, por një vend takimi për turistët (kryesisht anglezë) që dynden për të bërë një foto në perëndim të diellit, duke konsumuar litra birre dhe mish të pjekur në skarë. Hyrja është 10 dollarë për person. Me vështirësi arrijmë të bëjmë një foto në English Harbor, në perëndim të diellit (në fakt i vetmi shënim pozitiv pasi perëndimi këtu është me të vërtetë magjeps), marim një pije shijojmë perëndimin e diellit dhe nisemi për në makinë.

Perëndimi në Ffryes Beach

Egllish Harbor

Zgjohemi në agim dhe nisemi në orën 8:00 për në Jolly Harbour për të bërë xhiron e ishullit. Për rreth një orë erdhëm vërdallë për të mbledhur të gjithë pasagjerët në resorte të ndryshme. Më pas morëm anijen ku deti ishte edhe me dallgë derisa  arritëm në Long Island (këtu ndodhe parajsa e vilave më luksoze dhe ekskluzive) dhe menjëherë shkuam të vizitoim qytetin Stingra, kjo është edhe ndalesa e parë e eskursionit tonë. I afrohemi një platforme lundruese ku shohim hijet e peshkut raza (Stingrays) afë varkës sonë. Guida na jep disa indikacione por për fat të keq nuk kuptojmë shumë çfarë përpiqen të na thonë,  me pak hezitim përgatitemi të zbresim në det. Fatmirësisht hasim një guidë italiane që na qetësojë duke na dhënë disa këshilla të thjeshta që duhen. ndjekur kur je në kontakt me racat. Bëjmë disa foto fillojmë ti prekim peshqit me ngadalë  (e kanë lëkurën të lëmuar dhe pjesa poshtë e barkut është shumë të butë) më pas i dedikohemi snorkeling. Pas rreth 45 minutash u nisëm përsëri me shpejtësi të plotë drejt Ishullit të Pelikanit dhe Devil’s Gate (të mos ngatërrohet me Devil’s Bridge), një hark shkëmbor përgjatë bregut të Atlantikut i formuar nga forca e dallgëve dhe nga era e fortë në det të hapur. Ndalojmë për drekë në Green Island ku na servirin makarona të ftohta, bukë bananeje dhe pule  (zbulim i këndshëm kulinar tipik i vendit të Antigua-s): shijojmë drekën nën hijen e pemëve të gjelbëra. Nismemi sërisht me varke ku gjatë rrugës guida na ilustron disa shpella dhe gjire përgjatë bregut. Fatkeqësisht shpejtësia e madhe me të cilën i japin anijes dhe ujit që na vinte vazhdimisht në fytyrë duke shtuuar edhe zhurmën e tre motorëve e bënin thuajse të pamundur të kuptonim shpjegimet e guidës. Kthehemi e English Harbor. Këtu me interes më të madh është muri poshtë Shirley Height, të ashtuquajturat Shtyllat e Herkulit: formacione shkëmbore të gdhendura nga oqeani që duken si orë rëre. Për rreth 30 minuta bëjmë snorkling nën këto kolona: fauna dhe uji kristal i detit janë ndoshta eksperienca më e bukur e këtij eksursioni. Ketu pamë shumë peshq tropikal blu dhe të verdhë, dy barrakuda të vogla dhe një mori iriqësh deti me gjemba shumë të gjatë. . Ndalesa e fundit është plazhi i mrekullueshëm Randezvous Bay, ku sapo zbarkojmë, na servirin një pije tipike lokale të bërë me rum të bardhë dhe limon. Uji shumë transparent dhe ngjyrë blu; përreth mund të shihni vetëm kodra shumë të gjelbra dhe plazhi duket totalisht i izoluar nga pjesa tjetër e ishullit. Këtu qëndrojmë për të notuar për gati 30 min. Nisemi përsëri duke rishikuar të gjitha plazhet e bregdetit të Karaibeve dhe në orën 15:40 përfundojmë ekskursionin në portin e Jolly Harbour. Në fakt, për çmimin që këkojnë  (ne shpenzuam 170 USD për person) eskursioni mund të ishte organizuar edhe më mirë: mbi të gjitha, fakti që vizituam vende shumë të bukura por ishte e pamundur të qëndronim më shumë se 30/40 minuta. kjo ishte ndoshta pika negative e këtij eskursioni duke shtuar faktin që xhiroja përfudojë në orën 15 para perëdimit të diellit. Për të mos thënë që hipëm të parët dhe zbritëm të fundit, duke kaluar orën e parë dhe të fundit të ekskursionit për të marrë dhe për të shpërdarë pjestarët e tjerë ë grupit. Ditën e mbyllim në plazh nën hijen e palmave të apartamentit tonë, në fakt jemi disi të lodhur, dielli në varkë dhe  shpejtësia ekstreme e varkës na lodhi.

Katër sheshe kryesore

Ndyshimi i orës në Antigua ku janë janë – 6 h diferencë plus dielli që perëndon relativisht herët (rreth 18:30) na bënë të zgjohemi më shpjetë dhe në orën 8:00 jemi gati për ‘t’u nisur për në Long Bay. Vendosim të provojmë një rrugë alternative jo atë për në Fig Tree Drive, por nisemi drejt Saint John dhe prej andej marrim Factory Road. Ja vlen sepse është shumë më e drejtë dhe s ka kthesa. Rrugës për në Long Bay vendosim të ndalojmë në një nga vendet simbolike të Antiguas: Betty’s Hope. Është një ish-plantacion kallam sheqeri i braktisur, ndërsa mullinjtë dhe ndërtesat e tjera janë restauruar pjesërisht dhe janë ende në funksion. Këtu mund të shkoi duke marrë një rrugicë të pashtruar pesë minuta në këmbë dhe do të mbërrini në Saeton. Bëjmë disa foto këtu, por dëshira për të shkruar në plazh na bën të ndalojmë shmë ak kohë dhe nisemi menjëherë për në makinë. Bëjmë një devijim të shpejtë për të parë fshatin e peshkatarëve Seaton dhe nga këtu do të bëjmë një ekskursion të shkurtër rreth 3-4 orë në Great Bird Island, ku përfshihet snorkeling dhe një xhiro në kajak. dhe një xhiro nëpër rizoforë (ky eskursion kushton 50 dollarë për person). Mbas xhiroj perëndimin e diellit vendosim ta kalojme në Long beach .

 

Vinãles

 

Një nga gadishujt për t’u eksploruar mbetet Five Island, ndaj ditë sot ia kushtojmë disa nga plazhet e këtij bregdeti. Nisemi si zakoisht herët në mëngjes drejt plazhit Hawksbill: rruga ishte e ngushtë dhe me gunga, kalojmë nga periferia e Saint John midis shtëpive prej druri me ngjyra-ngjyra dhe kafshëve të lëna të lira për kullosje. Gradualisht, ndërsa hyjmë në gadishull, rruga bëhet gjithnjë e më e shkretë. Lëmë makinën në një parking buzë detit dhe ecim në këmbë për pak minuta, hyrja këtu është e bllokuar pasi janë pothuajse të gjitha plazhe private. Në fakt, zbuluam se nga katër plazhet që përbëjnë Hawksbill, vetëm i pari është i lirë për t’u aksesuar, ndërsa të tjerët janë pjesë e një resorti që mund të aksesohet vetëm duke paguar ose pagesë ditore ose gjysmë dite, çmimet ishin 75 US$ për një ditë dhe përfshinin një vakt. Në fakt ne zgjodhëm të qëndrojmë në plazhin e parë që është falas. Pa e kuptuar, tashmë është ora 14:00 dhe uria fillon të ndjehet, vendosim të lëvizim për drekë dhe të kthehemi në makinë në një plazh tjetër të mrekullueshëm: Deep Bay Beach. Plazhi është i famshëm sepse rreth 100 metra larg bregut ndodhet zona ku u mbyt anija Ande në vitin 1907. Drekuam në restorantin e një resorti aty afër. Pasditen e kaluam nën diell dhe duke notuar në ujin e kristaltë. Pak para perëndimit të diellit ngjitemi në kodrën në veri të gjirit për në Fort Berrington nga ku mund të shijoni një pamje fantastike që përshkon të gjithë bregdetin.

Çfarë mund të shihni në Barbuda?

Zonja dhe zotërij më në fund mbërriti dita e shumepritur. Sot nisemi për Barbuda.

Barbuda është ishulli i dytë më i madh dhe më i rëndësishëm, pas Antiguas. Në vitin 2016, Barbuda është përfshirë një ndër 10 destinacionet më të bukura për të kalar pushime sipas Conde Nast Traveller. Për eksperiecën tonë në Barbuda do t’ju flas në një tjetër artikull ku mund ta lexoni këtu.

Lady Diana Beach”

Pink Beach”

 

 

1