Frymëzohu

Shënime

Shtetet

Forum

Top

Danimarke

Viti i Ri në Kohenhagen

Kopenhagen,  fluturimi nga Venecia-Dusseldorf-Kopenhagen,  vajtje-ardhje, 200 euro me Lufthansa. Periudha e udhëitimit 29 dhjetor 02 janar 2016. Hotel Tivoli pothuajse afër qendrës kushtojë 670 euro.

Danimarka është mjaft e shtrenjtë,  pra, para se të niseni drejt këtij vendi, konsideroni se nuk do të jetë një udhëtim ekonomik. Ka shumë mundësi për të kursyer si për fjetjen (mund të zgjedhni një hostel ose struktura të kategorive pak më të ulët) ashtu edhe për ngrën (mund të shkoni në furra buke, fast food ose supermarkete). Por nëse kërkoni të shijoni pushimet dhe udhëtimin do t’ju duhet të shpenzoni pak.

ÇFARË MUND TË SHIHNI NË KOPENHAGEN

Nyhavn
Sirenetta
Kështjella Rosenborg
Federiks Kirke
Rundetarn
Slotsholmen
Amalienborg
Kronborg

“Nyhavnv, Kopenhagen”

“Sirenetta, Kopenhagen”

KOSTOT E UDHËTIMIT

Akomodimi – Fjetja në Kopenhagë është me të vërtetë shumë e shtrenjtë. Hoteli do të jetë edhe shpenzimi I cili do të ndikojnë shumë në buxhetin përfundimtar të pushimeve tuaja. Shumë aktraksione janë të pozicionuara në qendër të qytetit ku mund të shëtisni fare mirë në këmbë. Lagja Indre By është qendra e qytetit. Këtu çmimet janë relativisht të larta. Ndërsa lagja Nørrebro  dhe Vesterbo janë dy zona pak më ekonomike. Personalisht zgjodha një hotel 162 euro nata. Ndërsa mund të shikoni edhe për Airbnb, zgjedhja e një dhome me qira do të jetë një zgjedhje më ekonomike..

Ushqimi -Me 18 yje Michelin të caktuar në 15 restorante, Kopenhaga njihet si kryeqyteti i “Kuzhinës së Re Nordike”. Megjithatë, qyteti gjithashtu ofron shumë eksperienca të nivelit të lartë gastronomik për të gjitha buxhetet. Për një ushqim të shpejtë, qyteti ofron një shumëllojshmëri të gjerë kafeterish dhe lokalesh bio siç janë GRØD, shpenzohet pak dhe hahet mirë.

Transporti -Si vendosni se cila është mënyra më e mirë për të lëvizur në një qytet? Në rastin e Kopenhagen, përgjigja nuk mund të jetë veçse: ndiqni atë çka bëjnë vendalinjtë. Mënyra e udhëtimit e preferuar nga banorët e qytetit danez është në këmbë ose me biçikletë, pasi Kopenhagen nuk është shumë i madh dhe ndërkohë ekzistojnë shumë rrugë për biçikleta.

Sugjerime ditore – 160-190 EUR / DITA (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në hotel, ushqimin. hyrjet në muze dhe trasportin. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë!)

Këshilla

1
Përdorni biçikleta Biçikletat janë mjeti i përsosur i transportit. Këtë ju do ta vini re menjëherë vetëm pas pak minutash. Ata kanë një korsi të dedikuar, ndryshe nga ajo e këmbësorëve, dhe madje edhe kalimi në semaforë është në një korsi të veçantë.
2
Kopenhagen Card Kopenhagen card kushton 73 euro për 48 orë. Janë të përfshira pothuajse të gjitha aktraksionet (kushtojnë 10-15 euro një hyrje). Karta ju ofron edhe një xhiro me varkë. Mund të blihet online, në aeroport ose në pikate shitjes në qytet.
3
Klima Periudha më e mirë për të vizituar qytetin padyshim është pramvera. Moti është mjaft i lëkundshëm. Era dhe shiu janë pothuajse gjithmonë gati. Merrni me vete shall dhe ombrellë. Mbani gjithmonë një bluzë me mëng të gjata edhe nëse vizitonin qytetin në verë..
4
Monedha Monedha zyrtare është korona daneze. Pothuajse të gjithë pranojnë karta krediti. Nuk është e nevojshme të ktheni shumë teë holla.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Ditari 4 ditë në Kopenhagen

Dita e parë Kopenhagen

Hotel ynë Tivoli ishte një zgjedhje ku nuk mund të them ishte ekonomike por një zgjedhje perfekte. Si për vendodhjen, komoditetin, ushqimin, personeli mund të përmisohet 😛 dhe mëngjesi (nga të gjithe udhëtimet e mia Tivoli më ka mbetur në mendje për mëngjesin perfekt të përkryer). Hoteli ofron biçikleta me qira për 20 euro dita. Nuk përdorëm metron, apo shërbimin publik. Në dhjetor në Kopenhagen bënë shumë ftohtë por veshur mirë me biçikletë arritëm të shëtisnim pothuajse të gjithe qytetin.

Afrohemi kanalit Nyhavn, i cili është edhe imazhi kartolinë i qytetit. Ndërtesat shumëngjyrëshe me pamje nga kanali krijojnë një peisazh vërtetë të bukur. Pranë gjenden edhe disa agjenci të cilat ofrojnë tour me anije. Kuhstojnë rreth 80 dkk.  Ju sugjeroj një xhiro me barkë pasi është mënyra më e mirë për të krijuar një ide të qytetit. Zgjodhëm të bëjmë një xhiro me anije. Ndërsa rrëshqiste mbi ujë,kujtoj- para syve tanë shfaqej Kopenhagen, me këmbanat e saj, anijet e vjetra, ndërtesat me tulla të kuqe, kanalet dhe strukturat super-moderne.

Pas drekës ecim përgjatë Stroget, rruga kryesore për shopping, aty do të gjeni disa dyqane me veshje firmato, ristorante dhe një Lego Store. Jemi në periudhë feste, rrugët janë plot me njerëz. Duhet pak kohë për të parë sa të bukur janë danezët. Ata kanë sy të bukur blu dhe flokë bjonde duke formuar tiparet e shkëlqyera të fytyrës. Ato duken si hyjnitë e Vikingit ndërsa ngasin me krenari biçikletat e tyre, të cilat shpesh janë të pajisura edhe me një karrocë në të cilën mbajnë fëmijët ose kafshët shtëpiake.

Njëherë që ndodheni në Kopenhagen një xhiro meriton edhe parku Tivoli. E keni parasyh Eliza në botën e çudirave? Hyrja brenda Tivolit është pothuajse e njëjta gjë. Mbyllni sytë dhe do të gjendeni në një endërr. Po, një ëndërr ku pallatet e një mijë e një netëve ecin dorë për dore me lojrat e parkut të fillim viteve 900, ku dritat e qindra fenerëve të kuq reflektohen në liqenet e piratëve. Ambjenti në prag festave të fundvitit duket vërtetë e magjidhshme. Parku i lojrave Tivoli, u hap në 1843 në zemër të Kopenhagës. Hyrja në Tivoli kushton 120 DKK.

 

Dita e dytë: Kopenhagen

Ditën e nismim me biçikletta tona, nëpër rrugët e qytetit. Fillojmë vizitën nga Slotsholmen me pallatet e tij, bibliotekën, si seksionet e vjetra ashtu edhe ato të reja të quajtura “Black Diamond” dhe kopshtin.

Kalojmë pranë The Borsen dhe mbërrijmë në Amalienborg, pallati ku banon mbretëresha. Ndalojmë për disa foto dhe vizitën brenda pallatit mbretëror e lëmë për ditën e nesërme. Ndërkohë, është mesditë pikërisht ora e ndryshimit të rojes. Sipas mendimit tim e gjithë shfaqja është pak e tempruar dhe e mërzitshme por çdo gjë është sugjestive.

Pak më tutje, kupola e madhe e Marmorkirken (e quajtur ndryshe Frederikskirken) na fton të hyjmë (hyrja është falas). Gjendet pothuajse ngjitur me pallatin mbretëror. Pjesa e jashtme është e bukur, ndërsa pjesa brenda është paksa zhgënjyese, e ftohtë dhe e errët.

Kthehemi në rrugën kryesore dhe drejtohemi drejt portit, në veri të qytetit. Afrohemi Serenetta së Vogël, simbolit të Kopenhagenit. Ok, pajtohem me faktin se kjo statujë e vogël është zhgënjyese. Nuk e di pse por të gjithë janë aty gati për një selfie.

Turneu me biçikleta të kryeqytetit e vazhdojmë në Kastellet. I shkëlqyer dhe shumë i gjelbër duket sikur je në një kodër në fshat por që në të vërtetë është një fortesë. Afër ndodhet edhe një mulli. Hyrja është falas.

Mbas një dreke të shpejnë me një panine me salmon të shkëlqyer nisemii drejt Slotin Rosenborg. Është një kështjellë romantike e viteve 600 e rrethuar nga kopshte të bukura publike. Nëse rastisni me një kohë të bukur, shijoni parkun Kongens have.

Kthehemi në hotel për t’u shplodhur dhe për t’u përgatitur për ndërrimin e viteve. Rreth orës 21 marrim një taksi dhe nsiemi drejt Queen Louise Bridge. Sipas vendalinjve është pika më e bukur për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve. Darkuam në një restorant aty pranë dhe rreth orës 23.40 kaluam ndërrimin e viteve duke ecur përgjatë urës. Shumë të rinj kishin krijuar zjarr dhe festonin duke pirë dhe argëtuar në. mes të rrugës. Vendi ishte plot me restorante dhe të rinj. Një tjetër vedn ku vendalinjtë festojnë ndërrimin e viteve është sheshi i komunës Radhusplads. Për ne mbrëmja kaloi e qetë, zgjedhja për të festuar pranë Queedn Lousie bridge ishte the top.

“Tivoli, Kopenhagen”

“Kështjella, Kronborg”

1 Janar 2016

Në mëngjes vendosim të shikojmë paradën klasike të Rojeve Mbretërore me uniforma të kuqe në Pallatin Amalienborg. Ju sugjeroj mos e humbisni.

Mbas paradës vendosëm të vizitonim Pallatin Amalienborg, një nga të vetmet aktraksione që është e hapur në 1 janar. Brenda vizituam disa nga dhomat mbretërore. Shfrytëzojmë rastin për të zbuluar historinë e mbretëreshës dhe pasardhësve të saj. Në katin e dytë për të festuar vitin e ri kishin organizuar një koncert dhe ofrornin për të gjithë vizitorët një pije freskuese.

Për të drekuar u kthyem në Nyhavn për të provuar smørrebrød e famshme dhe stegt flæsk med persillesovs. – Pjata kombëtare daneze, që është derr krokant me salcë majdanozi. Të gjitha shumë të mira dhe të shijshme! Për të tretur drekën që në fakt nuk ishte aspak e lehtë vendosëm të bënim një shëtitje në këmbë deri tek Sirenetta. Çuditërisht siç thash edhe më lart vendi është gjithmonë plot me turistë të cilët bëjnë foto pafund me Sirenetten. Më pas kaluam fortifikimin ushtarak të Kastelletit dhe Churchillparken, me kishën anglikane të Shën Albans dhe shatërvanin Gefion (momentalisht i ngrirë, për mua. ishte pamje impresionuese!), e cila përshkruan legjendën e lindjes së Selandisë. Ndërsa ktheheni drejt qendrës, ecni përgjatë bregdetit dhe mos humbisni pamjen e monumentit të teatrit të Operës së Kopenhagës. Teatri i operës është një nga më të shtrenjta të ndërtuara ndonjëherë (u desh 500 milionë dollarë!).

 

Dita e 4

Dita e katërt ishte më e veshtira nga ana meteorologjike. Dihet se në Kopenhagen dimri është i ftohtë, por në 2 janar u zgjuam me erë të ftohtë të fortë dhe të akullt. Gjatë gjithë ditës temperatura nuk u rrit më shumë se zero gradë. Kur nuk kishte erë situata ishte pak a shumë e pranueshme, ashtu si ditët e tjera, por 2 janari ka qënë vërtëtë një ditë rtmerrsisht e ftohtë.

Mgjth nuk ndalemi, është dita e fundit dhe vendosim të vizitojmë Kështjellën Kronborg. Rreth 40 minuta me tren nga Kopenhagen, ndodhet Helsingor. Kështjella Kronborg, është trashëgimi e UNESCO-s dhe është një nga peizazhet më të bukura në Danimarkë.

Mund të vizitohen disa zona: Kisha, salla e ballove e cila është gjigande si dhe oborri i jashtëm, por pjesa më e mirë është nën kështjellë. Vizita e Kështjellës është si një kthim në kohën e Hamletit. Konborg është, në të vërtetë, kalaja në të cilën Shakespeare vendosi “Hamletin” e tij. Por ajo që më mahniti më shumë ishte statuja e vendosur nëntokë, e heroit danez Holger: legjenda tregon se Holger ende banon në Kështjellë, dhe është gjithmonë gati për të marrë armët dhe për të luftuar nëse Danimarka bie në rrezik.

Meriton një vizitë. Bileta kushton 13 euro dhe nevojiten të paktën dy orë.

Para se të kthehemi, ndalemi në port për të ngrënë diçka. Disa të rinj kanë ngritur një banket me paleta dhe një mangall me një tenxhere të madhe. Është ftohtë, por megjithatë u ulëm në mol dhe me pamje nga deti i hapur shijuam një pjatë me midhje të mira.

Kthehemi në hotel, marrim valixhet, dhe nisemi me taksi drejt aeroportit. Flututimi për t’u rikthyer ështe në darkë në rorën 22.30. Kopenhagen ishte një zgjedhje top 🙂

0