Udhëtimi është në periudhën 2-6 qershor 2016. Fluturimi me linjën Oman Air, bileta 350 euro vajtje-ardhje. Milano-Oman-Dubai.
Dubai ofron shumë vendë interesante që meritojnë të vizitohen. Spektakli i paharrueshëm i perëndimit të diellit në dunat e shkretëtirës, ëndrra e ndaluar e dyqaneve elegante të Mallit Faraonik apo shatërvani që duket sikur vallëzon, këto janë vetëm pak ndër shumë aktraksione që muund të shikoni. Dubai është një qytet totalisht i balancuar mes Lindjes me traditat e saj mijëvjeçare dhe Perëndimit me modernizmin e saj. Me panoramat që të lënë pa frymë dhe ndërtesat ultramoderne që qëndrojnë në kundërshtim me ligjet e gravitetit. Dubai është midis ritmeve të ngadalta dhe të relaksuara të shkretëtirës dhe furisë dhe shpejtësisë së qytetit të mijëvjeçarit të tretë.
“Akuariumi Underwater, Dubai ”
“Me mikuun tim”
Akomodimi -Mund të zgjidhni të qëndroni në Jumeirah, në Deira, pranë zonave ku ndodhen qendrat tregtare, ose përgjatë rrugës Sheikh Zayed ose edhe në zona të tjera. Ka shumë hotele në qytet dhe përgjithësisht janë me një standard shumë të mirë, kështu që mbetet vetëm për të zgjidhur aty ku preferoni. Çmimet variojnë nga 80-130 euro nata.
Ushqimi -Në Dubai do të gjeni kuzhina të ndryshme. Nuk mungon asngjë. Darkova në një restorant italian, mozzarella di bufala ishte spektakolare dhe super e freskët. Shpesh drekonim në qendrat tregtare, hanim mirë dhe porcionet janë të bollshme. Në qëndrat tregëtare shpeznohet diku tek 5 euro personi. Mall of Emirate gjenden kuzhina të vendeve të ndryshme. Në restorant shpenzohet rreth 70 Euro për dy persona.
Transporti -Për trasportin personalisht nuk kemi marrë me qira një makinë. Mendoj senuk është e nevojshme pasi metropolitana funksionon në mënyrë të shkëlqyer. 75 km linjë e shtruar në sipërfaqe. Mund t’a merrni direkt nga brenda qendrës tregëtare Dubai Mall.. Sigurisht më e lirë se sa taxi, e shpejtë dhe është pa një shofer.
Sugjerime – 170-200 EUR / DITA (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në hotel, ushqimin, biletën e avionit dhe trasportin. Personalisht udhëtimi kushtojë gati 800 euro për katër ditë. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë. Dubai ofron për të gjitha xhepat!)
Burj Khalifa
Ndërtesa më e lartë në botë, nuk besoj do të gjeni ndonjë gjë më madhështore. 828 m dhe 124 kate. Ngjituni në majë dhe shijooni pamjen befasuese që ia vlen gjysma e udhëtimit për në Dubai. Turneu që zgjat një orë do t’ju lejojë të shkoni pothuajse në katin më të lartë mund të fotografoni skyline e ëndrrës J Do të jetë e vështirë të kthehesh me këmbët në tokë! E gjeni hapur nga 10:00 deri në 22:00. Çmimi i biletave është rreth 25 Euro dhe duhet të prenotoni përpara, ndërsa pa prenotim mund të shpenzoni deri në 80 Euro.
Ski Dubai-Mall of Emirates
Mund të gjendet borë në dunat e shkretëtirës? Po, në Dubai çdo është e mundur! Mbi të gjitha Mall of Emirate është një nga qendrat më të mëdha tregtare në botë! Ndër shumë gjëra të çmendura që mund të bëni në këtë qytet, ju gjithashtu mund të bëni ski në Dubai Mall të Emirateve. Më shumë se 20.000 metra katrorë pista të skive por normalisht në ambient të mbyllur. Brenda ka edhe një teleferik dhe një mjedis malor me një klimë shumë të ftohtë dimri, për të rrëshqitur me slita, të luani në dëborë, ose thjesht të shijoni një çokollatë të nxehtë në tavernë. E pra, të kalosh nga pothuajse 50 ° C në shkretëtirë në temperat e Everesiti nuk është lojë për të gjithë, por për kë është kurioz Mall of Emirate ju pret!
E gjeni hapur çdo ditë: E diel – E mërkurë nga ora 10:00 deri 23:00 të enjteve nga ora 10:00 deri në orën 24:00 të premten nga ora 09:00 deri në orën 24:00 të shtunave nga ora 9:00 deri në 23:00
Dubai Marina
Vetëm pak vite më parë në këtë vend nuk do të kishit gjetur asgjë veç shkretëtirës, por Dubai është mrekullia e arkitekturës! Kjo lagje me pamje në kanalet e bukura është totalisht e kompletuar me ndërtesa futuriste, me shumë dyqane të të gjitha llojeve si dhe çdo lloj argëtimi. Kaloni një kohë të mirë në Dubai Marina dhe nuk do të zhgenjeheni: mund të bëni një banjë në ujërat e saj të bukura, një kroçerë në gjirin përreth Palm Island ose një ecje përgjatë shëtitores 7 km të gjatë. Për një shëtitje romantike pas darkës, Dubai Marina është vendi i përsosur!
“Dubai Marina ”
“Plazhi afër Dubai Marina”
Desert Safari
Dubai është plot kontradikta dhe mjafton të spostoheni vetëm disa kilometra larg modernitetit për të gjetur veten midis dunave të buta të rërës. Ekzistojnë shumë agjenci turistike që ofrojnë turne në shkretëtirë me programe të ndryshme, por për dashuron aventurat ju rekomandoj. Një eksperiencë me quad. Sigurisht qe me nje quad do të përballeni me dunat si protagonistet kryesore dhe do të ndjeni adrenalin në qiell, emocion unik. Provojeni!
Mbas ekskursionit mund të shijoni perëndimin, ndoshta duke pirë një çaj me shije nenexhik …. dhe çfarë të them: një ditë e përsosur!
Çmimi mesatar për person është 60 Euro
Wild Wadi Water park
Pas nxehtësisë së shkretëtirës, do të ishte perfekte një pausa në Wild Qadi Water Park, parku i ujit në stilin tipik “Emiratet e Bashkuara Arabe”: luksoze, madhështore, argëtuese. E vendosur përballë Burj Al Arab, ofron 30 shtigje dhe shumë atraksione për të gjithë familjen. Ju mund të bëni një banjë në pishinat e nxehta, të ftohta apo me dallgë ose mund të argëtoheni në rrëshqitëset e pafundme.
The gold souk
Nëse dashuroni ngjyrat orientale dhe aromat, ju nuk mund të humbisni souk-un historik të qytetit. Midis pëlhurave të çmuara dhe aromave të rralla, vendët për të blerë janë vërtetë të shumta, por më karakteristike është sigurisht Gold Souk, më i madhi në botë dedikuar floririt. Një derë e madhe prej druri do t’ju jap akses në një sërë vitrinash bizhuterish me çmime të përballueshme. Dhe nëse ju. Tërheq vëmendjen, fjala kyçe është “diskutoni mbi çmimin”!
Xhamia e Jumeirah
Në stilin tipik Fatimid, kjo ndërtesë është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës islame, e cila nëpërmjet Sheik Mohamed Centre for Cultural Understanding promovon dialogun ndërkulturor dhe një kuptim më të mirë të fesë Islame. Do të gjeni vizita me guidë për ata që nuk janë musulman 6 ditë në javë, duke filluar nga ora 10:00.
20/03/2019