Mijëra kilometra brigje, shkëmbinj, fusha të gjelbërta pafund dhe qytete shumëngjyrësh: Irlanda është një nga ato vendet për njerëzit si unë që dashurojnë udhëtimet on the road. Këtu do të lexoni itinerarin prej gati 6 ditesh, do të gjeni të gjitha informacionet praktike dhe këshillat për organizimin e një udhëtimi përgjatë rrugëve të ishullit Irlandes. Çfarë mund të shihni në Irlandë në 6 ditë on the road.
Udhëtimi zgjati pothuajse 6 ditë. Nisja nga Milano-Dublin me RyanAir. Fluturimet: RyanAir, kushtuan vajtje/ardhje 70 € duke prenotuar vetëm dy javë më parë.
“Coork”
“Dublin-fashi i peshkatarëve”
Akomodimi – Personalisht zgjodha Airbnb si alternativë nga Booking dhe rezultojë zgjedhja më e mirë. Çmimet me booking janë shumë të larta, ndërsa me airbnb shpenzimet jashtë Dublinit janë rret 50 euro nata për dy persona dhe shpeshherë përfshihet edhe mëngjesi. Pothuajse të gjithë zgjedhjet ishin me banjo private. Ndërsa në Dublin çmimet janë tek 80-100 euro nata.
Ushqimi – Nuk mungojnë fish & chips. Nuk mungon peshku i freskët si edhe mishi. Mëngjesi si gjithmonë fillon me vezë omeletë, bacon, qumësht, kafe dhe cereali. Ndërsa guinness mbetet një must.
Transporti – Nëse dëshironi të jeni të lirë në spostimin nga një qytet në tjetrin dhe sidomos nëse keni pak kohë në dispozicion ju sugjeroj të merrni një makinë me qira edhe pse në fakt autobusët pothuajse nuk eksistojnë, referohem jashtë Dublinit. Makina me Herz, kushtojë 40 euro plus 124 siguracioni total.
Sugjerime kosto ditore – 120-150 EUR= / Dita (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në airbnb, ushqimin dhe trasportin. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë)
Sa ditë nevojiten për të vizituar Irlandën
Mbërrijmë në Dublin rreth orës 15, pasi marrim makinën me qira në aeroport nisemi drejt kryeqytetit. Lëmë bagazhet në dhomë shkojmë drejt qendrës pëe një shëtitje në këmbë dhe për të darkuar.
DITA 2
Ditën ja kushtuam zbulimit të Dublinit. Vizitën e parë ja dedikojmë Trinity College, vihemi në rradhë për të vizituar Bibliotekën e Vjetër. Ju sugjeroj të prenotoni vizitën online ose të shkoni herët në mëngjes sepse gjatë ditës ka shumë vizitorë dhe rradhët bëhen shumë të gjata. Pasdite zgjodhëm një walking tour të cilën e rezervuam në Civitatis, zgjati gati tre orë dhe na shoqërojë në zbulimin e aktraksioneve kryesore në qendër. Nëse keni pak kohë në dispozicion ju rekomandoj këtë tour, është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u njohur me aspekte të ndryshme të kryeqytetit irlandez, madje edhe historike. Tour është në gjuhën anglese dhe është totalisht falas.
Dita e 3
Marrim makinën dhe nisemi drejt Galway. Për të vizituar Ciffle of Moher reliasht nuk i kisha dhënë rëndësi pikës së nisjes së tragetit. Të gjitha nisjet bëhen nga porti Doolin. I cili ndodhet 60 km nga Galway. Praktikisht për të vizituar Ciffle of Moher ekzistojnë 3 mënyra. Në këmbë nga Doolin ose Liscannor. Distanxa nga të dyja qytetet është 5-6 km, prandaj këtu duhet të shikoni kohën që keni në dispozicion. Në këtë mënyrë nuk do paguani asgjë përveç parkimit të makinës në qytet, gjë që mund ta gjeni edhe falas.
Me autobus, gjithmonë nisja nga Doolin ose Liscannor. Ekzistojnë disa shuttle turistik, kushtojnë pak më shumë, ose mund të zgjidhni rrjetin publik për 3 euro. Këtu keni link për t’u konsultuar me oraret e autobusit.
Me makinë, Në këtë rast duhet të paguani parkimin. Rruga në fakt është e ngushtë dhe nuk ka asnjë mundësi për të parkuar në rrugë përveç parkimit turistik. Parkimii kushton 8 euro për person. Pra nuk paguhet për makinë por sa veta janë në makinë shumëzohet për tre. Mënyra më e mirë është të zbresin më parë të tjerët në mënyrë që makinën ta parkoje vetëm personi që i jep makinës. Nëse prenotoni online bileta kuston 4 euro.
“Dublin-The Tower”
“Dublin-the temple bar”
Alternativa e fundit është të kaloni qendrën e vizitorëve derisa të mbërrini në Path. Aty ndodhet një tjetër parkim i cili kushton 5 euro në çfarëdo ore të ditës dhe realisht nga Guerin’s Path ndodhet edhe një pikat më skenografike të Cliffs of Moher gjithmmonë në këmmbë vetëm pak minuta mbërrini në O’Brien’s Tower.
Më në fund mbas udhëtimit me makinë nga Dublini rreth orës 15 mbërrijmë në shkëmbinjtë më famshëm të Irlandës dhe që vërtëtë meritojnë të gjithë famën që kanë. Kini kujdes sepse është e thjeshtë të gjeni informacione të gabuara në lidhje me hyrjen: vizita e Cliffs of Moher është absolutisht falas, bëhët fjalë për një shteg. Me pagesë është qëndra e re e vizitorëve dhe parkimi.
Vizita e Cliffs Moher
Mbas vizitës në Moher të cilën mund ta lexoni këtu , mbasite kthehemi në Galëay pëe. Një. Shëtitje në qytet si edhe për të darkuar. Qyteti është plot jetë lokale dhe të rinj. Si gjithmonë shiu nuk mungon megjithatë nga pauz në tjetrën ja dalim të bëjmë një shëtitje në këmbë. Darkën e kaluam në një nga 1000 pub që gjenden gjithkund nën shoqërinë e muzkes live country.
Dita 4
Mbas Cliffs of Moher një nga vendet më të njohura në Irlandë është padyshim King of Kerry. Rruga është në formë unaze vjen rrotull gadishujve më të famshme të bregdetit perëndimor. Ring of Kerry realisht është 180 km. Sipas sugjerimeve të disa personave zgjodhëm të bëjmë rrugën kundër akrepave të orës deri në Cahersiveen nga aty morëm tragetin për Valentia Island, 8 euro vetëm vajtje. Mbasi ekploruamm ishullin kthehemi drejtit urës dhe drekojmë në Portmagee, fshati i peshkatarëve përpara se të përshkojmë Ring of Skellig me një ndalesë në Ring of Kerry dhe vazhdojmë me vizitën e disa pikave më panoramike, Molls Gap dhe Ledies View.
Ring of Kerry është një rrugë spektakolare, ku përshkon peizazhe të mrekullueshme. Aty ndodhet e gjithë Irlanda, nga kodrat e gjelbërta deri tek plazhet dhe shkëmbinjtë, ishujt dhe tragetet e vockla, dhe më pas gjeni veten në peizazhe malore në Parkun Kombëtar Killarney. Por devijimi i fundit i ditës është ndoshta një nga rrugët më të bukura të udhëtuara ndonjëherë: E kam fjalën për Gap of Dunloe, potuajse 10 kilometra spektakolare që zbresin nga Kate Kearney’s Cottage drejt Black Valley.
Më pas drejtohemi për Killarney. Këtu mendoj se kam sozhornuar në një nga shtëpite airbnb më fantastike. Shtëpia një përrallë, njerzit vërtetë të mrekullueshëm dhe një mëngjes I shijshëm. Darkuam në një nga pub irlandese me një guinness të mirë më pas kthehemi në airbnb për të fjetur.
Dita e 5
Mbas një gjysmë maratone nëpër rrugër e Killarney bëhemi gati dhe nsiemi drejt gadishullit Dingle. Në Dingle jetojnë gati 2000 banorë. Dingle është pika ideale për një shëtitje me makinë. Nëse keni kohë intinerari total është 47 km dhe shihen vendet më tërheqëse të gadishullit të Dingle; fshatra antik, shkëmbinj me pamje të mahnitshme, sitet arkeologjike. Kjo zonë është një must për ata që duan. Të zbulojnë Irlandës autentike, është. E vetmja zonë ku flitet gjuha gaelich. Ne e përshkruam të gjithë dhe menjëherë mbas dreke nisemi drejjt Coork ku udhëtimi zgjati gati 3 orë. Mbasdite bëjmë një xhiro në këmbë. Coork është qyteti I dytë për madhësi mbas Dublinit. Mos hummbisni English. Market, të dielën është. Mbyllur. Ne nuk mundëmm t’a vizitonim për shkak të kohës.
Dita e 6
Sot gjysmën e ditës ja dedikojmë një vizite të shpejtë Cobh. Bie shi papushim dhe ecja në këmbë ishte e pamundur. Vendosim t’I biem qytetit me makinë. Cobh historikisht është një nga portet. Më. Të rëndësishme të Irlandës. Ka një lungomare të bukur (ne e shijuam nga makina) dhe për të apasionuarit ndodhet një muze i Titanic. Këtu Titanic bëri ndalesën e fundit përpara se. të nisej drejt Amerikës.
Rreth orës 12 nisemi për në aeroport. Fakti që binte shi u deshën pothuajse 3h e 30 min për të mbërritur në aeroport.
26/09/2019