Frymëzohu

Shënime

Shtetet

Forum

Top

Kuba

Udhëtim në Kuba, çfarë mund të shohim për 12 ditë

Udhëtimi nis me Air Europa nga Milano-Madrid-Cuba, biletën e rezervuam 3 muaj përpara me një vlerë 480 Euro. Koha në prill nga dt 9 deri në 21. Periudha ishte perfekte. Aty ku janë 27 gradë ndjehem gjithmonë mirë sidomos kur udhëtimi është drejt vëndit të ëndërrave. Çmimi i biletës ishte edhe arsyeja e nisjes 🙂 Zakonisht biletat nuk kushtojnë nën 550 euro, prandaj nëse gjeni oferta të tilla bëni gati valixhet dhe go.

Përpara se të niseni për Kuba, normalisht duhet të organizoheni në bazë të kohës që keni në dispozicion sa para kërkoni të shpenzoni si dhe stilin e pushimeve që kërkoni të bëni.

ÇFARË MUND TË SHIHNI NË KUBË?

Havana
La Bodeguita del Medio
Valle Vinãles
Varadero
Cayo Blanco
Mausoleo di Che Guevara
Museo de la Revolución
Hotel Nacional

“Havana, qyteti”

“Plazhi në Varadero”

Kostot e udhëtimit

Akomodimi – Hotel vs casas particulares? Do t’ju sugjeroja casas particulares. Praktikisht kubanët japin me qira apartamentet e tyre. Çmimet janë shumë herë me ekonomike se hotelet. Ambjentet zakonisht janë të pastër dhe kubanët janë shumë të sjellshëm. Padyshim zgjidhja më e mirë është casa particulares. Për aparatamentet që ju nevojiten në qytetet e tjera ku mendoni të zhvendseni kërkoni ndihmë nga të zotët e shtëpisë. Do t’ju rezervojnë ata apartamentet kudo të kërkoni të lëvizni.

Ushqimi – Ushqimi nuk është pika e fortë në Kubë. Nuk do ndjeheni mirë përsa i përket ushqimit. Restorantet shpesh janë të shtrenjtë dhe niveli i kuzhinës është shumë i dobët. Ju sugjeroj të darkoni mbas kërkesës në casas particulares. Pothujase të gjiithë ofrojnë këtë shërbim për pak para (10 cuc) dhe kuzhina është shumë më e mirë se restoranti.

Transporti – Personalisht nuk morëm një makinë me qira. Për spostimet nga një qytet në tjetrin mjafton të flisni me pronarin e shtëpisë me qira. Zakonisht janë ata që ju sigurojnë makina në grupe me çmime të arsyeshme. Duke udhëtuar në grup shpenzimet përgjysmohen.

Sugjerime kosto ditore – 70-90 EURO/ DITA  (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në casas particulares, ushqimin. hyrjet në muze dhe trasportin. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë.) Udhëtimi im kushtojë 1100 euro pa biletë.

Këshilla

1
Periudha e duhur Koha ideale për të vizituar Kubën është periudha nga prilli deri në nëntor. Sezoni është i thatë, me temperatura mbi 24 gradë. Është mirë të shmangni sezonin e shirave, që shkon nga maji deri në tetor.
2
Viza dhe siguracioni Përpara nisjes ju duhet të pajisenii me vizë, tarjeta. Nuk është viza klasike e cila ngjitet në faqet e pasaporteës. Mund t'a kërkoni në agjenci të specializuara, kushton 25 EURO, zakonisht ofrojnë edhe shërbimin postar. Ndërsa përsa i përket siguracionit, zakonisht e kërkojnë në Kubë. Por edhe në të kundërt ju sugjeroj të bëni siguracionin. Merrni ilaçe me vete.. Farmacitë janë pothuajse bosh. Takipirina, ilaçe për dhimbje barku dhe antibiotikë duhet ti merrni patjetër me vete
3
Interneti Lidhja me internet është disi e vështirë. Me 1 cuc mund të blini një skedë Nauta dhe mund të lidheni me hotspotin wi-fi të Kubës. Jasht Havanës këtë lidhje mund t'a gjeni vetëm afër hoteleve. Tjetër mundësi nuk ka, shijoni plazhin 🙂
4
Monedha dyshe kubane Kuba është i vetmi shtet në botë me dy monedha monetare të ndryshme. Të huajt përdorin vetëm CUC ndërsa vendalinjtë kanë pesos kubano. Bankomatet funksionojnë pothuajse të gjithë. Përsa i përket kthimit të parave në CUC mund t'i bëni në bankë, duke paraqitur një dokument identifikimi.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Kuba udhëtim midis bukurisë dhe aventurës

Mbërrijmë në Kuba rreth orës 19:00. Mbas kontrolleve rituale në aeroport nisemi me taxi drejt casas particulares. Taxi e rezervuam përpara nisjes nëpërmjet axhencisë që prenotuam edhe shtëpinë. Prenotimet i bëmë online nga webiste amourcuba.com. Çmimi është pothuajse për të gjithë i njëjtë, 25 cuc nga aeroproti në Havana, ndërsa apartamenti kushtojë 120 cuc për 3 netë. Gjatë rrugës, shoferi ynë një burr tek të 55, me një anglishte jo shumë të rrjeshme më bëri të kthehem mbrapsh me kohën. Mundohej të më shpjegonte godinat e ndryshme që përshkronim rrugëve për në kryeqytet. Më tregon me një kënaqësi spitalin, më pas shkolla dhe më thotë se jemi me fat;  -Jemi me fat sepse ne nuk paguajmë asgjë, as shkolla, as spitalet, çdo gjë është falas. Në një moment më thotë: – Kemi doktorrët më të mirë në botë, por për fat të keq nuk kemi ilaçe. Të kuptoj miku im, edhe pse isha vetëm 10 vjeç e njoh mirë bamirësinë e shtetit. Miratoj me një lëvizje të kokës për mos kundërshtuar.  Mbërrijmë poshtë shtëpisë tonë, jemi afër qendrës, lagja duket e sapo dalë nga lufta. Fasadat të shkatërruara, brenda aprtamenti është i vogël por me të gjitha orenditë. Është vonë, jemi të lodhur dhe tërhiqemi në dhomë për të fjetur.

Në mëngjes zgjohemi rreth orës 8:00. Mëngjesin e bëjmë në hollin e apartmentit. Fruta të shtrydhura, gjalp, vezë, bukë dhe fruta të feskëta. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ekplorojmë qytetin. Nga apartamenti jemi afër qendrës.. Nisemi në këmbë dhe përshkrojmë bulevardin Paseo del Prado. Paseo del Prado është një shëtitore e cila delimiton pjesën perëndimore të Havana Vieja. Ishte edhe shëtitorja e parë e asfaltuar dhe këtuu lindi edhe hoteli i parë. Pjesa qëndrore është e gjitha e shtruar me mermer, plot me pemë dhe sola. Duke përshkruar shëtitoren do të mërrini në dyert e Havanës së vjetër. Është pjesa e vërtetë e Havanës, meriton një vizitë për të parë kushtet e jetës së njerëzve të vendit. Se si ndërtesat janë ndalur në kohën e revolucionit kuban, mungojnë totalisht rikonstruksionet. Ecni nëpër rrugët e Havanës, nëpër rrugicat e ngushta, të vogla. Do të shihni makina të vjetra. Old Havana është zemra e Kubës. Është vërtetë sikur të kthehesh mbrapa me kohën.

Shtëpia e Al Capone në Varadero

Catedral de La Habana

Mbas një dreke në lokalet tipike me muzikë cubane vendosim të marrim një tuk-tuk. Janë biçikleta të mbuluara me tre rrota. “Taksisti” ynë ishte një djalë tek të 30, me një strukturë të imët dhe sa herë ndalonim përfitonte për të pirë një cigare. Emri nuk më kujtohet por me të kaluam 3 h nëpër Havana Vieja për 30 cuc. Ndaluam në kafe Floridita, në cep midis Calle Obispo dhe Monserrate (Calle Obispo ështëë një nga rrugët më të rëndësishme në Havana, plot me lokale dhe dyqane). El Floridita ishte bashkë me Bodeguita del Medio, një nga lokalet e preferuara të shkrimtarit Hemingway. Sot Floridita është një lokal super turisitik dhe i shtrenjtë, sjpesh plot me turistë të cilët bëjnë fotografitë e zakonit dhe provojnë daiquirin e famshëm. Hemigway pëlqente të pinte daquiri në Floridita dhe mojito në Bodeguita del Medio. Bodeguita del Medio gjithashtu është kthyer në një end shumë turistik por që meriton patjetër një ndalesë në Havana Vieja.Aty pranë gjendet edhe hotel Ambos Mundus, fasada ngjyrë rozë të vjetër, e famshme sepse këtu Hemingway jetoj për disa vite në vitet ’30. Brenda kundrej një pagese 5 cuc ju mund të vizitoni dhomën e Hemingway. Janë veshjet, makina e shkrimit, krevati dhe disa orendi të tij personale. Këtë vizitë ne zgjodhëm për t’a bërë ditën e nesërme, vizita ja vlen, keni edhe një guidë e cila ju shpjegon disa informacione nga jeta e shkrimtarit në këtë hotel.

Katër sheshe kryesore

Havana Vieja ka katër sheshe kryesore. Më e njohura është padyshim Plaza de la Catedral, ku ndodhet edhe Katedralja e Havanës. Catedral de la Habana është në stilin barok kuban, ndërtuar në vitin 1777. Duke vazhduar drejt jugut mbërrijmë në Plaza de Armas, sheshi më antike e vitit 1520, pak vite mbas themelimit të qytetit.Sheshii I tretë kryesor I Havana Vieja, afër portit, është Plaza Francesco de Asis, me Bazilikën e San Francesco të Asisit, e vitit 1591. Po në këtë shesh gjendet edhe Lonja del Comercio ndërsa në qendër Fuerte de los Leones, i gdhendur në mermer nga Giuseppe Gaggi në 1836.

Në fund afër Plaza Francesco de Asis. Gjendet Plaza Vieja, një nga sheshet më gjallëruese të qytetit të vjetër, e rrrethuar nga ndërtesa koloniale.

Të them të vërtetën me ndryshimin e orës nuk jam shumë në formë. Prandaj muundohem. Të fotografoj dhe të lexoj sa më shumë nga libri i guidës që marr me vete. Darkojmë afër shtëpisë tonë në një nga restornatet e zonës.  5 Sentidos, një restorant elegant, ambienti është shumë I pastër, personeli I sjellshëm. Gjeni një menu pak më të larmishme (por jo të gjitha pjatat janë të disponueshme për faj të mungesës së përbërësve, çmimet janë disi më të larta se restorantete e tjerë por kjo ndoshta nga eleganca e lokalit. Për restorantet nuk mund t’ju sugjeroj shumë,  ështëv vështirë të gjendesh mirë me ushqimin në Kubë, u mbështeta tek tripadvisor por nuk mbeta e kënaqur.

Ditën e dytë, ishim edhe më të shplodhur, më në formë për të shijuar Havanën. Sot vendosim të bëjmë një tour me Habana Bus Tour. Autobusi bëri një xhiro i cili nisej nga Vedado, kalon në qendër të Havanës dhe mbërrin deri në Havana Vieja. Përgjatë kësaj rruge vizituam Capitolio Nacional. Kjo ndërtesë është e vitiit 1929, emri është marrë nga ngjashmëria me Campidoglio të Washingtong. Fillimisht ka qënë qendër Kongresi i Kubës, sot është Akademia Kubane e Shkencave dhe Bibloteka Nacionale e Shkencave dhe Teknologjisë. Më pas vizituam edhe Sheshin e Revolucionit (Plaza de la Revolución). Sheshi ka dy ndërtesa, në fasadat e secilës janë fytyrat e Che Guevara dhe Camilo Cienfuegos. Me autobus mbërrijmë në Havana Vieja. Old Havana meriton të shëtitet në dy mënyra; në këmbë ose me një nga makinat taxi të viteve 50 që gjenden gjithandej. Havan është një vend i sigurt, pavarsisht varfërisë. Regjimi i Kastos dhe policia prezente në çdo qosh nuk lë vend për krime apo vjedhje. Përshkruajmë në këmbë rrugën nga Opispo me rrugicat e vogla ngjitemi lart sheshit të Capitolo për të përfunduar në shëtitoren Malecon. Për drekë ndalemi në la Guarira. Siç thash edhe më lart për ushqimet nuk po ekspozohem. Mbasdreke drejtohemi drejt Muzeut të Rivolucionit. Për kë dëshiron dhe është kurioz për historinë e Kubës, nuk mund të humbasë një vizitë të muzeut. Ndërtesa ka qënë edhe residenca e diktatorit Batista. Hyrja kushton 8 cuc, nevojiten 40 min për t’a vizituar.

Ditën e tretë nisemi me një taksi kollektive për në Vinãles. Udhëtimi zgjati pothuajse 3 orë dhe me një kosto prej 30 cuc secili.

Lugina e Viñales është e vendosur në zonën më perëndimore të ishullit, një zonë rurale e karakterizuar nga plantacionet e mëdha të duhanit dhe kodrat prehistorike të quajtura “mogotes”. Fshati është shumë i vogël të jep një ndjehsi relaksuese. Pasdite eksplorojmë menjëherë vendin me një ekskursion me kalë prej rreth 3 orësh me një kosto prej 20 CUC për person. Këtë ekskursion kërkojeni tek pronarët e casas particular. Do t’ju organizojnë ata çdo gjë, ju sugjeroj të prenotoni edhe darkën po në shtëpi. Një tjetër nga ekskursionet klasike që nisen nga Viñales ju çon në një nga cayos të bregut perëndimor, Cayo Jutias. Ky ishull i vogël është i lidhur me Kubën nëpërmjet një shtegu dhe ofron një plazh mjat të gjatë, një restorant, një bar, një qendër snorkeling dhe asgjë tjetër. Mund të arrihet gjithmonë me një taksi kolektive për të ndarë shpenzimet. Çmimi është 20 CUC për person,nisja është në orën 9:00 dhe nevojiten 2 orë rrugë. Kthimi zakonisht është rreth orës 16 / 16.30. Cayo nuk është shumë larg nga Viñales, por rruga është në gjendje shumë të keqe. Darkën ju sugjeroj të shkoni. Në Finca Agroecologica El Paraiso, një nga paladarët më të njohur në Vinãles. Menuja është fikse, 10 cuc, ofron perime tëkoltivuara direkt nga ferma, antipaste të ndryshme dhe mish. Keni edhe një pamje të mrekullueshme mbi luginë.

Vinãles

Ditën tjetër në mëngjes niisemi drejt Varadero. Udhëtimi nis në orën 9 të mëngjesit, gjithmonë me makina kollektive, pagesa nga 35 CUC. Pothuajse rruga zgjati 4 orë. Casas particolares në Varadero është një shtëpi shumë e këndshme. Lidia house. Ju sugjeroj përpara se të prenotoni casas particulares të informoheni që të zotët e shtëpisë t’ju sigurojnë edhe darkën. Për mua ky ishte një gabim sepse nuk u informova dhe shtëpia ku qëndrova nuk ofronin këtë shërbim. Përsa ii përket ushqimit, mëngjesin e bënim në një shtëpi ngjitur me tonën, ky shërbim ishte vetëm për mëngjesin, 5 CUC personi. Varadero konsiderohet qendra më e rëndësishme për turizmin në Kubë. Ne kaluam 7 ditë në Varadero, ku preferuam të qëndronim në relaks. Kuba është e madhe dhe vetëm njëherë nuk mjafton . për t’a vizituar. Shumë turistë bëjnë të pamundurën për të parë sa më shumë atraksione. Ne vodosëm të kalonim pushime më easy 🙂 për t’u rikthyer një herë tjetër.

Çfarë mund të shihni në Varadero?

Qendra e Varaderos nuk ekziston, edhe pse zona e Parque Central dhe e Parque de las 8000 Taquillas mund të konsiderohen si të tilla. Hotelet a para në Varadero kanë filluar të ndërtohen në vitet 40. Përgjatë gjithë gadishullit gjenden hotele, resort dhe lokale. Por këtu mungon esenca e Kubës, ajo që mund të gjendet në çdo qytet tjetër të Isla Grande. Këtu do të gjeni edhe Iglesia de Santa Elvira, ndërsa po të spostoheni më në lindje do të mbërrini në. Museo Municipal de Varadero. Parque Josone, parku edhe pse është artificial, duket si një oaz qetësie i karakterizuar nga një liqen, një pishinë dhe një pemë. Ndodhet në avenida 1, hyrja është me pagesë.

Zgjodhëm për një ditë të vetme HopOn HopOff  i cili përshkruan të gjithë gadishullin. Vizituam zonën që dikur ishte e milliarderit amerikan Dupont. Vila Mansió Xanadu, spikat me bukurinë e saj, është në stil kolonial dhe totalisht e rrethuar me mure. Me fitoren e Revolución cubana në vitin 1959 dhe me shtetëzimin e pronave të huaja në ishull, shteti u bë pronari i kompleksit, dhe më pas e trasformojë në Varadero Golf Club.

Vendët më me interes të zonës orienale të gadishullit janë; Cueva de Ambrosio, pak km përpara Rizervës Naturale. Reserva Ecológica Varahicacos e vetmja. Që ka ngelur e paprekur, këtu gjendet El Patriarca, një kaktus i. Madh mv shumë se 500 vjeçar dhe i gjatë 8 metra si dhe një shpellë ku janë gjetur eshtra njerëzish të 2500 viteve më parë.

Përsa i përket aktiviteteve në Varadero mund të shijoni plazhin, të relaksoheni dhe të laheni në ujin ngjyrë bruz të oqeanit atlantik. Pastaj mund ti dedikoheni zhytjeve dhe snorkeling. Ka shumë agjenci (si; Barracuda Diving Center, Marina Gaviota etj) resorte dhe diving center të cilët organizojnë eskuriose në det të këtyre aktiviteteve.

Catamaran”

Plazhi i Cayo Blanco”

 

Ekskursionet

Varadero, ju ofron mundësi për t’u spostuar me katamaran në plazhin parajse të Cayo Blanco. Është një ishull 1 orë me katamaran nga Varadero. Totalisht e pabanuar, është vetëm një lokal, resotrant në plazh. Ne e provuam këtë eksperiencë.. Kushton 80 euro personi. Duhet thënë se ja vleu, si udhëtimi me katamaran, si personeli  për organizimin fantastik, si pamja e ishullit ashtuu edhe dreka. Ndërsa ju ofrojnë për 15 euro plus një arragostë të freskët e cila ja vlen, ndjehet shumë ndryshimi me atë frigoriferike që ofrojnë në menunë e përfshirë me ekskursionin.

Kjo është njeë pjesë e tourit tonë me Katamaran në Cayo Blanco. Shijojeni Kubën dhe merrni sa më shumë kujtime teë bukura. See you në aventurën e radhës 🙂

 

1

post a comment