Frymëzohu

Shënime

Shtetet

Forum

Top

Mauritius

Pushime në Mauritius e bukur

Dy fjalë për zgjedhjen, pse Mauritius; Në 1855 shkrimtari Mark Tëain kur mbërriti në Mauritius tha: Zoti përpara krijojë Mauritius pastaj parajsën tokësore. Nga kjo thënie mendova: Duhet të shkoj, dua të shikoj me sytë. Pa dyshim ashtu ishte, Mauritius është një parajsë.

Udhëtimi ynë drejt Mauritius 10 ditë nga dt 13 deri më 23 Janar 2017. Kompania e udhëtimit ishte Airfrance, prenototuam disa javë përpara nisjes. Çmimi 670 euro bileta vajtje-ardhje. Milano-Paris-Mauritius. Udhëtimi ishte perfekt për arsye orari, nisja nga milano rreth orës 21:00 dhe nga Parisi për Mauritius në orën 23:10. Mbërritja në Mauritius ishte të nesermen në orën 11 me orën lokale. Nuk kemi nevojë për vizë pasi merret në aeroport për 30 ditë. Përsa i përket. Apartamentit zgjodhëm airbnb për 540 euro për 10 ditë. Apartamenti ishte perfekt, çmimi I arsyeshëm dhe zona perfekte. Villa Oceane në Grand Baie.

ÇFARË MUND TË SHIHNI NË MAURITIUS

Ujvara Tmamarin
Grande Baie
Cape Malhereux
Black River Gorges
7 Coloured Earth
Ile Plate
Mont Choisy
Blue Bay
Ile aux Cerfs

“Black River Gorges National Park,Mauritius”

“Duke u mundur të hapim një koko :)”

KOSTOT E UDHËTIMIT

Akomodimi – Zgjedjhja jonë ishte një apartament në katin e parë të një vile. Villa Oceane ndodhej në plazhin Grand Baie. Raporti kualitet-çmim ishte perfekt. Ndërsa për zgjedhjen e zonës së ishullit duhet pasur parasysh se bregu lindor, Belle Mar është më pak turistik, më autentike, natyrë e egër por është më e ekspozuar ndaj erës. Zona veriperëndimore, Grand Baie, është zona më turistike, me shumë restorante, dyqane të vogla dhe një supermarket të madh, e pajisur mirë me çdo gjë, por sipas mendimit është më pak autentik dhe shumë i “evropianizuar”.

Ushqimi -Ushqimi në Mauritius është shumë ekonomik, sidomos nëse zgjedhni restorantet me kuzhinë kreola ose indiane. Curry, peshk, pulë dhe oriz janë absolutisht ekonomik dhe porcionet janë gjithmonë të mëdha dhe me kualitetit të mirë. Duhet të provoni restorantin Domaine Anna në Flic en Flac, i zhytur në një oazë të gjelbër, me tavolina në një pellg të mbushur me peshq, akuariume, palma dhe mbi të gjitha ushqimi është mjaft i freskët.

Transporti -Makinën e morëm me qira në nje agjenci të cilëm e gjetëm apartamentit. Ju sugjeroj mos prenotoni online. Një herë që jeni sistemuar shikoni për një agjenci të cilat nuk mungojnë dhe mund të diskutoni edhe për çmimin. Për një javë ne shpenzuam 170 euro. Shpenzuam totalisht 50 euro benzinë dhe i ramë ishullit rreth e përqark. Makinës i jepet në anën e majtë. Nuk ka asnjë problem përsa i përket mauritiuanëve, janë të qetë dhe të rrregullt në timon.

Sugjerime ditore – 130-150 EUR / DITA (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në apartament, makina me qira, hyrjet në aktraksione të ndryshme dhe e ngrëna. Personalisht kosto përfshirë udhëtimin ishte 1450 euro. Gjithsesi, vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë!)

KËSHILLA

1
Moti Periudha më e këndshme për të vizituar ishullin është midis muajve prill dhe qershor dhe midis shtatorit dhe dhjetorit. Gjatë kësaj periudhe klima është më e butë dhe shirat janë më të rralla. Natyrisht, Mauritius ofron një klimë të lakmueshme gjatë gjithë vitit: nga janari deri në mars, megjithatë, personalisht ishim në janar dhe ditët ishin me diell dhe shumë të ngrohta.
2
Telefoni Në zyrën postare jashtë aeroportit është e mundur të blini një kartë telefonike Emel me një paketë thirrje dhe interneti për 500 Rupie. Wi-Fi është i pranishëm gjithandej. Si në apartament edhe në restorante, ndonjëhërë gjendet edhe në zonat e plazhit afër çadrave.
3
Çfarë duhet të merrnii me vete Merrni me vetë veshje sportive, komode, sandale për në det, ka shumë korale. Merrni një përshtatës për korentin. K-way ju nevojitet nëse vizitoni ishullin në periudhën e shirave. Kremi kundra diellit pasi dielli është I fortë.
4
Pagesat Karta e kreditit mund të përdoret kudo, por ju rekomandoj gjithmonë të niseni me pak euro, sidomos për të bërë benzinë dhe për pagesat për ekskursionet apo në tregje. Është e këshillueshme të ndryshoni euro në Rupie ose në aeroport ose në zyrën e këmbimit të Pereybere në veri të ishullit, ku nuk paguhen taksa.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Çfarë mund të shohim në Mauritius për 10 ditë?

Mbërrijmë në dt 14 në orën 11. Mbas marrjes së vizës drejtohemi jasht aeroportit ku menjëherë ndjejme ndryshimin e temperaturës. Jasht na priste taksia që kishim prenotuar nëpërmjet pronarit të shtëpise me qira. Pagesa ishte diku tek 30 euro. Në fakt apartamenti ndodhet gati 1 orë larg aeroportit. Sapo mbërrijmë në apartament ndërrohemi dhe nisemi drejt plazhit më të afërt, 5 minuta në këmbë. Pereybere beach është një parajsë. Vërtetë një mrekulli. Mbasdite bëjmë disa shpenzime në një supermerkatë afër shtëpise dhe disa fruta të vendit në një kjosk gjithmonë aty afër.

Një ditë të tërë ja dedikojmë natyrës. Filluam nga ujëvara e Tamarinit. Shkojmë deri në fund të rrugës pranë pikës së quajtur Green Discovery në Google Maps. Këtu ndodhet një tempull i braktisur Hindu, aty do të gjeni guida me bluza portokalli të cilët ju ofrojnë ekskursionin për 2,000 rupje për 2 orë trekking përgjatë 3 ujëvarave. Sipas mendimit tim, pa një guidë, ekskursioni është i pamundur, sepse nuk ka shtigje të shkelura për të kuptuar rrugën jeni plotësisht të zhytur në pyll.

Pika e parë e vëzhgimit është sigurisht më emocionuese sepse dominon luginën e madhe nga ku duken të gjitha 7 ujëvarat me radhë. Pastaj zbresim poshtë, kalojmë nëpër një shpelle prapa ujëvarës dhe arrijmë në ujëvarën e tretë ku mund të notohet në liqenin e vogël. Uji është i freskët, është e mundur të bëhët edhe një banjo. Udhëtimi është sigurisht pak i vështirë, duhen marrë masa paraprake: këpucë për trekking, ujë dhe spry kundër mushkonjave. Ndalesa e dytë është Ganga Talao, ku ndodhet liqeni i shenjtë vullkanik i fesë Hindu të Grand Bassin. Nëse mbërrini nga anna veriore do të shikoni dy statuja të mëdha të Shiva dhe Durga Maa Sthapan ndërsa në liqen ka statuja të panumërta të hyjnive të tjera dhe shumë majmunë. Liqeni është i mbushur me peshq, madje edhe pellgjet e krijuara nga dallgët janë plot me peshq të vegjël, një gjë me të vërtetë e pabesueshme. Më pas mbërrijmë në Bois Cheri, ku bëjmë ekskursionin në fabrikën e çajit dhe muze.

“Ile Aux Cerf”

“Grand Baie”

Eksplorojmë zonën tonën

Grand Baie, është vetëm 3 km nga apartamenti ynë. Përgjatë rrugës kryesore nga Mont Choisy në Grande Baie ndalemi në tempullin Tamil. Për ta vizituar atë duhen hequr në hyrje. Për të  fotografuar statujat e mrekullueshme me ngjyra dhe afreskat që përshkruajnë hyjnitë tamile,  do t’ju kërkojnë 100 rupi, si një ofertë për mirëmbajtjen e tempullit.

 

Hyjmë në Grand Baie, parkojmë makinën dhe shkojmë drejt Sunset Boulevard. Bëjmë një shëtitje rreth dyqaneve, pastaj të ndalemi për të shijuar një koko të freskët nga një shitësit e rrugës.

 

Më pas largohemi drejt Cape Malhereux, ose “Cape Unfortunate”. Këtu ndodhet pika më në veri e ishullit dhe është një vend i këndshëm, i rrethuar nga një qetësi që thyhet vetëm nga tingujt e dallgëve të detit. Vizitojmë kishën katolike me çati të kuqe Nòtre Dame Ausiliatrice; një vend i vogël që të fal qetësi dhe një privatësi, uji i detit është blu kristal ndërsa livadhet me një jeshile smerald. Vërtetë një pëjsazh përrallë.

 

Bëjmë një xhiro nëpër dyqane, pastaj kthehemi në Pamplemousses për të vizituar Kopshtet  e famshme Botanike. Hyrja kushton 200 Rupi, rreth 5 euro secila. Kopshti është shumë i madh dhe i pasur me bimë, ka zambakë gjigantë ujorë të mrekullueshëm dhe lule zambak uji që lulëzojnë dhe vdesin në të njëjtën ditë, pemë baobab dhe pemë me rrënjë gjigante, por ka edhe breshka dhe drerë. Është e jashtëzakonshme të shikosh lakuriq nate gjigant që kur hapin krahët dhe qëndrojnë pezull në qiell duken si shqiponja të vogla me turi të ngjashme si të miut. Rekomandohet një guidë, ndërsa ne preferuam t’a vizitonim vetëm.

“Ushqim kreol”

“Ushqim kreol”

Një tjetër ditë e kaluam në pjesën jugore të ishullit. Destinacioni është plazhi i famshëm Flic dhe Flac. Kalojmë në qendër të Port-Louisit, i cili, si çdo kryeqytet është shumë kaotik. Koha nuk është edhe shumë e mirë, në fakt na erdhi keq që lamë pjesën veriore të ishullit me një diell të mrekullueshëm edhe pse pjesa jugore e ishullit është pothuajse gjithmonë me re pëe shkak të relievit. Qëndrojmë në plazh për pak kohë dhe më pas nisemi  drejt gjirit Tamarin, i famshëm për të parë delfinët. Për fat të keq, qielli me re dhe për të parë delfinët është e nevojshme të rezervoni një ekskursion, por sot nuk na duket një ditë e duhur, kështu që largohemi përsëri në drejtim të Le Morne. Zona është e zënë plotësisht nga resortet gjendet vetëm një shirit I vogël plazhi publik. Ora është 13 ndalojmë për të shijuar një akullore në një qenderr tregëtare.

 

Ndërsa një tjetër vizitë meritojnë Toka e 7 ngjyrave, vetëm 5 km më në jug. Meqënëse tashmë jemi afër vazhdojmë udhëtimin tonë drejt tokës për të vizituar një tjëtër aktraksion. Hyrja kushton 4 euro për person. Toka me ngjyra është si një ylber i mrekullueshëm me nuanca minerale të formuara si rezultat i depozitimeve të shtresave të ndryshme të lavës dhe mbetjeve. Brenda gjenden edhe breshkat gjigande që për të gjithë kohën që ndenja flinin gjumë. Është ora 3 kthehemi në Troux aux biches dhe përfundojmë ditën në plazh.

 

Sot ditën ja dedikojmë relaksit në plazhin e Mont Choisy i cili pasqyron më shumë ishullin e Mauritius se plazhi i Trou aux biches, këtu gjendet pisha të casuarina, pemë te ngjashme me pishat që është autokton e ishullit (megjithëse personalisht preferoj pamjen me palma). Gjithashtu këtu ka tualete publike dhe gjithmonë të pastra Qiraja e një ombrellë dhe dy shezllone kushton 400 rupi (10 euro) për një ditë. Gjenden disa kioska ku mund të hani peshk dhe mish, ose sanduiçe. Ne zgjedhim dy sallata të bukura me fruta të freskëta për 150 rupie secila (3.50 euro).

 

Blue Bay është një tjëtër plazh që meriton të kaloni të paktën një gjysmë dite. Ne mbërrijmë rreth drekës. Drekuam ne restorantin Bouganville 3. Menu është me bazë karkaleca të mëdhenj dhe sallatë dhe pije për vetëm 30 euro. Plazhi Blu bay është diçka e papërshkrueshme. Ngjyra e ujit ka miliona nuanca bruz dhe ju mund të admironi peshq me shumë ngjyra. Në distancë mund të shihet Ilot des Deux Cocos, parajsa e miliarderëve.

 

Sot vendosim të shkojmë në Ile Plate me një ekskursion të organizuar për vetëm 35 euro personi. Touri ynë fillon me katamaran në orën 8.30 në pikën e nisjes 1 të Troux aux biches. Ndërsa kthimi parashikohet në orën 17.00. Dreka e ofruar është me baze peshk dhe mish, sallatë dhe oriz me perime.

 

Për fat të keq, në ishull mbërrihet në orën 11.30, katamarani ndalon midis Ile Plate dhe Ilo Gabriel dhe me një gomone (ku mund të qendrojmë vetëm 6 veta) të dërgojnë në ishull. Drekohet rreth prës 12.30, ndërsa nisja është në orën 17.30. Me të vërtetë është shumë pak kohë për një vend kaq të bukur. Sidoqoftë ishulli është i bukur, uji është një blu i papërshkrueshëm dhe madje aty preka edhe yllin e detit të kuq për herë të pare, mrekulli!

“Notre dame Auxiliatrice”

“7 Coloured Earths”

Ndërsa një ditë të tërë e kaluam në ishullin Ile aux Cerf, një ndër më të bukurit që mund të kem pare. Ishulli dre është një vend i bukur. Natyra mbretëron në mënyrë supreme. Personalisht do të eliminoja pjesën e hyrjes në ishull,  çadrat, gazelat dhe shezllonet, me siguri pa do të ishte edhe më e bukur. Ju rekomandoj anën e kundërt të pikës së ankorimit. Është edhe një shëtitje e bukur në këmbë. Shumë i qetë, i egër dhe uji është kristal. Çmimet në lokalin e vetëm që gjeni në ishull janë disii të larta. Ndërsa duke u spostuar në këmbë në anën tjetër të ishullit (edhe pse më tej nuk ka më rrugë prandaj është e thjeshtë për. Të kuptuar se ku ndodheni) gjetëm një “rrestorant të improvizuar, ofronin për 25 euro personi ushqim dhe pija pa limit. Ne nuk e provuam edhe pse çmimi nuk është i lirë plus filloj një shi tropikal për 30 minuta ku më pas dukej sikur s kish ndodhur asgjë. Gjithsesi duke qëndruar në temë, ishulli është vërtëtë parajsë dhe meriton një vizitë. Shumë marrin eskursione. Private gjë që nuk ju a sugjeroj për çmimin shumë të lartë si dhe për kohën që mund ta menaxhoni vetë. Ne shkuam deri në Trou d’Eau Douce, aty parkuam kundrejt një pagese të vogël dhe morëm varkën për në ishull.

Shumë kohë e kaluam edhe në relkas total, një ndër plazhet është Trou au bisches. Koha ishte e përkryer. Drekuam në restorantin e Souvenir normalisht morëm menu me baze peshk për vetëm 22 euro.

Dita e fundit në Mauritius. Fluturimi ynë është në orën 22.30, kështu që mund të shfrytëzonim tërë ditën. Apartamenti në fakt e kishim në dispozicionin gjatë gjithë ditës. Pasi sistemuam valixhet shkojmë në plazh Pereybere. Ah këtu çdo të shtune mauritianët festojnë ëeekendin me pije dhe zgara në plazh. Ende kam në mendje lumturinë e atyre njerzve. Muzika dhe birra pa fund J Shijuam perëndimin e diellit para se të kthehemi në apartament dhe për t’u përgatitur për nisjen. Taksia na pret në orën 19:00. Pushimet mbaruan dhe udhëtimi për t’u kthyerë në shtëpi është i gjatë. Por për fat të mirë janë kujtimet e mrekullueshme të një parajse qe do. Të na shoqerojne dhe që unë shpresoj të shoh shpejt përsëri.

0

post a comment