10 GJËRA QË MUND TË SHIKONI DHE BËNI NË LISBONË
10 GJËRA QË MUND TË SHIKONI DHE BËNI NË LISBONË
Lisbona është një qytet i bukur, është i bukur për shpirtin e banorëve të saj, të predispozuar për të shijuar jetën me ritme të qeta që nuk janë të krahasueshme me tonat; është për ngjyrat e ndërtesave të saj, është i bukur për kapacitetin demografik: në kryeqytet banojnë vetëm 600,000 banorë portugez. Lisbona është një qytet i ngrohtë, jo vetëm për klimën e butë, dimërimet e saj të buta por edhe për faktin se mban rekordin për kryeqytetin evropian me ditët më me diell; Lisbona është një qytet i ngrohtë veçanërisht për mirësinë e madhe të portugezëve, miqësor dhe bujar në çdo rast.
Përfundimisht, Lisbona është një qytet i bukur, i cili më ka befasuar shumë, më ka pëlqyer vërtetë shumë dhe më ka hyrë thellë në zemër deri në atë pikë që sa herë mundem ritkthehem me kënaqësi. Jo vetëm Lisbona por Portugalia në përgjithësi është një shtet që personalisht adhuroj.
Sheshet e. saj me diell, rrugët e tij të ngushta dhe të larta të mbushura me jetë dhe rrobat që varen të thahen në tela që duken si ato të një kitare, aroma e sardeleve të pjekura, tramvajat e mbushura me njerëz dhe. Fëmijët të cilët vrapojnë për të mos e humbur. Pasteis de nata ëmbëlsira që të lëshon leng nga goja sa herë i shikon tek i nxjerrin nga furra, të ngrohta dhe të freskëta. Azulejos që duken kudo në fasadat e qytetit dhe që i japin një hijeshi paisazhit. Këtu do të gjeni një mini guidë të 10 gjërave që duhet të shikoni gjatë vizitës tuaj në Lisonë.
“Lagja Bairro Alto”
“Belém Tower”
Akomodimi -Nëse nuk keni qenë kurrë në Lisbonë, ju këshilloj të qëndroni në lagjen Baixa, në lagjen Chiado ose pranë Avenida da Liberdade. Janë zona turistike që ofrojnë një gamë të gjerë të restoranteve, lokaleve dhe dyqane dhe është afër shumë vendeve me interes. Për më tepër, është vetëm disa hapa larg jetës së natës në lagjet Bairro Alto dhe Cais do Sodré.
Ushqimi -Merluci është pjata tipike e gatuar në. 365 mënyra të ndryshme. Restorante të mirë çmiim dhe kualitet janë A Locarista, Bacalhoeiro ose Solar do. Duque. Ëmbëlsira tipike është pasteis de Natas.
Transporti – Aeroporti është larg vetëm 7 km dhe është i lidhur me metron. Ndërsa në qytet mund të përdorni mentron dhe tramvajin. Nuk është absolutisht e nevojshme një makinë me qira.
Sugjerime ditore – 50-60 EUR / DITA (Shënim: Lisbona nuk është i shtrenjtë. Jeta kushton pak, mund të gjeni hotele të lira. Mesatarisht në restorant shpenzohet 15-20 euro për person, street food 3 euro. Vlera ndryshon në basë të stilit të pushimeve që kërkoni të bëni!)
Kështjella Sao Jorge
Nëse doni të përqafoni të gjithë Lisbonën me një shikim, mënyra më e mirë është të shkoni deri në Kështjellën e Sao Jorge dhe ta vështroni atë nga këndvështrime të ndryshme. Pjesa e këtij kompleksi që quhet “kështjellë” është një fortesë e ndërtuar nga Moors në gjysmën e parë të shekullit të 11-të; ndryshe nga ajo që mund të mendoni nga emri, nuk ishte një pallat mbretëror: ishte një garnizon ushtarak që mund të strehonte guvernatorin dhe fisnikët e qytetit në rast rrethimi. Mos mendoni se kjo është ndërtesa më e vjetër mbi këtë kodër: përkundrazi, ky ishte bastioni i fundit mbrojtës i ndërtuar nga Moors për të mbrojtur elitën e vendosur në “ciutadela”. Dëshmi historike konfirmojnë praninë e vendbanimeve që nga kohërat e lashta. Ajo që e bën këtë kështjellë veçanërisht interesante është pozicioni i saj: e ndërtuar në zonën më të vështirë për t’u ngjitur në kodër. Mos humbisni viziitën në Periscopio, një dhomë e errët që në sajë të një lojë të pasqyrave lejon një pamje 360 ° në kohë reale mbi Lisbonën.
Baixa e Lisbonës
Lagja Baixa është zemra e qytetit, pjesa e Lisbonës që fillon nga brigjet e Tagusit dhe arrin në Avenida da Liberada. Kjo zonë u shkatërrua tërësisht nga tërmeti i tmerrshëm i vitit 1755, më pas u rindërtua në mënyrë të përsosur. Baixa nuk është vetëm simbol i shpresës dhe i rindërtimit të bërë në një mënyrë të saktë dhe të përkryer, por është gjithashtu një shembull i mrekullueshëm i arkitekturës neoklasike. Marquis of Pombal, kryeministri i mbretit Hoze I, donte ta rindërtonte atë siç e shihni sot, me shumë rrugë të dedikuara ekskluzivisht për këmbësorët dhe bare të shumta, restorante, dyqane. Vendet që absolutisht nuk mund ta humbisni këtë lagje janë Praca do Rossio me Stacionin, Praca do Commercio dhe Elevador de Santa Justa. Praca do Rossio njihet për trotuarin e tij të bardhë dhe të zi që jep një efekt sikur lëviz, lisboetët e quajnë deti i gjerë, është ndërtuar nga të burgosurit e Kështjellës së Sao Jorge pas tërmetit të vitit 1755. Ndërsa stacioni është një vend vërtet i jashtëzakonshëm, një kryevepër në stilin neo-Manueline me hyrjen karakteristike me dy patkua prej hekuri.
Bairro Alto
Për shumë shekuj Bairro Alto ishte lagja e familjeve të pasura: njerëzit e pasur të Lisbonës jetonin në këtë zonë duke shmangur vendet më famëkeqe të qytetit. Që nga viti 1800 e tutje gjërat ndryshuan dhe Bairro Alto fitoi një personalitet të dyfishtë që ende e karakterizon: nga njëra anë familjet aristokratike dhe nga ana tjetër krijuesit, artistët pa para, libraritë, restorantet dhe tregu antikë. Bairro Alto njihet si distrikti i të rinjve dhe i argëtimit: në fundjavë të rinjtë nga Lisbona takohen këtu për të biseduar, për të shkuar në disa klube ekskluzive jazz.
“Jerónimos Monastery, Lisbon”
“Tramvaji nr 28”
Chiado
Duket se në Lisbonë zjarret dhe tërmetet kanë ndikuar pjesërisht për mirë sepse edhe Chiado, i dëmtuar rëndë nga flakët në vitin 1988, është rindërtuar aq mirë në një stil besnik ndaj asaj që ishte dikur, sa që po të ecni nëpër këto rrugë nuk do të vëreni asgjë. Chiado do të thotë dinak, por edhe me kuptim të keq dhe mendohej se këto ishin karakteristikat e Antonio Ribeiro, poet dhe frat, i cili quhej “O Chiado”. Kjo ishte një lagje e preferuar nga Pessoa, poet dhe shkrimtar melankolik portugez. Chiado është aktualisht plot me dyqane të bukura, librari dhe teatro. Një nga vendet më të famshme të takimit është gjithashtu vendi që Pessoa e donte shumë dhe ku kaloi shumicën e ditëve të tij: është një kafene “Brasileira”, e vendosur në Rua Garrett, rruga elegante që ndan Chiado-n me dyqanet e pastiçeritë, dyqanet luksoze dhe librari. Një statujë prej bronzi e poetit ulur në tavolinën e barit u kujton turistëve se këtu Pessoa i kaloi ditët duke lexuar dhe shkruar. Mos humbisni rrënojat imponuese gotike të Kishës së Karmos, pjesërisht të shkatërruara nga tërmeti i vitit 1755 dhe e lënë e tillë, për të kujtuar në një të ardhme se si ka qënë.
Belém
Lagja Belém ndodhet në brigjet e Thajit dhe historia e tij është e lidhur ngushtë me zbulimet detare: pikërisht nga këtu niseshin anijet portugeze në kërkim të pasurive dhe të tokave të reja për të pushtuar.
Lagja e Belemit është shumë e madhe, plot me kopshte shumëngjyrëshe dhe monumente të shkëlqyera si Manastiri Jerònimos dhe Padrão dos Descobrimentos. Kulla e Belem-it dallon mes të gjithave, e ndërtuar për të qenë fari dhe fortesa e portit të Restelos. Veçantia e lagjes qëndron pikërisht në stilin arkitektonik të strukturave të saj që karakterizohen nga ajo gotike hiper-dekoruar që merr emrin Manuelino.
Manastiri Los Jeronimos
Manastiri i de los Jeronimos është monumenti më i rëndësishëm në Lisbonë. Ajo u ndërtua në vitin 1505 për të festuar kthimin e eksploruesit portugez Vasco de Gama, i cili sapo kishte zbuluar rrugën drejt Indisë.
Për veçantinë e saj arkitektonike, Manastiri është i mbrojtur nga UNESCO si një vend i Trashëgimisë Botërore. Ajo merr emrin nga murgjit e Urdhrit të Shën Jerome të cilit i është dhuruar pas ndërtimit. Në manastir gjendet kisha e Betlehemit nga e cila merr edhe lagja emrin, ku strehohen varri i Vasco de Gama dhe Luis Camoes. Varri i shkrimtarit më të famshëm portugez, Fernando Pessoa, gjendet në një manastir të bukur, që konsiderohet si shembulli më i suksesshëm i stilit Manueline.
Lexo më shumë mbi artikullin: Madeira, udhëtim në zbulim të ishullit portugez
Alfama
Merrni në një tramvaj, rehatohuni, mbani kokën jashtë dritareve të vogla dhe zbuloni Alfama. Këtë distrikt të Lisbonës ju duhet ta njihni në këtë mënyrë, duke e bërë atë të rrëshqasë shpejt para syve tuaj: vetëm atëherë ju mund të vendosni të gjitha pjesët e enigmës dhe të kuptoni se çfarë është Alfama me të vërtetë.
Tramvaji do t’ju çojë në rrugicat vetëm 4 metra të gjerë: luani si fëmijët prekni muret e ndërtesave, por jini të kujdesshëm mos humbni ekuilibrin, këto rrugice gjithashtu kanë një pjerrësi 14%! Ju do të bini në dashuri me atmosferën kaotike dhe të pakapshme të Alfama, rrobat që varen nga ballkonet, makinat e parkuara në mënyrë të çrregullt: gjithçka që do të shihni në këtë lagje do t’ju duket një shprehje intensive dhe e rëndësishme e fjalës “jetë”.
Tramvaji, teleferiku dhe ashensorë të Lisbonës
Për të lëvizur nga një lagje në tjetrën dhe për të kuptuar plotësisht bukurinë e Lisbonës, duhet të udhëtoni me tramvaj.
Tramvajet e Lisbonës janë legjendare, ata guxojnë të përballen me pjerrësinë e rrugicave dhe nuk heqin dorë kurrë sjellin, madje marrin me vete edhe fëmijët që varen nga pjesa e jashtme për të mos paguar biletën. Ju rekomandojë linjën turistike 28, kushtoni vëmendje të vogël “hajdutëve”. Do të shihni të gjithë qarkun Alfama në një kohëfare të shkurtër. Lisbona është një qytet i teleferikëve dhe ashensorëve. Teleferikët, të cilat ata gjithashtu i quajnë ashensorë janë 3: Gloria që ngrihet drejt Bairro Alto, Bica dhe Lavra e cila ka qënë e para e ndërtuar në të gjithë Evropën. Ashensori siç e kuptojmë ne është Elevador de Santa Justa, neo-gotik dhe prej hekuri, i ndërtuar në fund të vitit 800 nga një student i Gustave Eiffel. ngjitet 32 metra lart dhe ka dy kabina spektakolare prej druri, ju shpie drejt e në Chiado, përballë Kishës Carmo.
Miradouro de Santa Luiza
Menjëherë poshtë Castello de Sao Jorge, po të merrni rrugën Rua da Saudade, do të mbërrrini në Miradouro de Santa Luzia, kjo kryevepër është krijuar gjysmë nga dora e njeriut dhe gjysmë nga natyra
Nëse keni parë ndonjëherë foto panoramike të Lisbonës, pothuajse me siguri është bërë nga këtu. Gjithashtu, me siguri, në foto nuk keni parë vetëm majat e Alfama dhe horizontit të Lisbonës, por edhe azulejosit e shkëlqyer (pllaka dekorative) që dekorojne muret e belvederit. Azulejos janë një traditë mijëvjeçare portugeze, të cilëve gjithashtu u është dedikuar një muze i vogël pranë Belvedere (Muzeu i Arteve Dekorative). Pas panoramës, në fasadën e kishës së Santa Luzisë, ekzistojnë dy mozaikë të shkëlqyeshëm azulejos: njëra përshkruan Terreiro do Paço (aktualisht Praça do Comercio) para tërmetit të vitit 1755 dhe tjera kryqtarët e fitores së Lisbonës .
“Merluc, pjata tipike portugeze”
“Pasteis de Nata”
Çfarë mund të hani në Lisbonë
Gastronomia portugeze ju rezervon shumë surpriza, jo vetëm bacalhau dhe Porto për të kënaqur shijen tuaj, por edhe shumë shije të tjera që duhen provuar.
Për të shijuar pjatat tipike të Lisbonës, duhet të hyni në tascas, kafene shumë modeste të menaxhuara nga familjet portugeze, ku mund të hani shumë mirë dhe nuk paguani shumë: sapo të jeni ulur, pa thënë asnjë fjalë, ata do t’ju sjellin disa aperitive si ullinj të zi, proshuta, djathë dhie. Bacalhau është padyshim një pjatë e fortë e qytetit dhe thuhet se ekzistojne 366 mënyra për të gatuar atë, një për çdo ditë të vitit plus një për 29 shkurtin. Gjithashtu duhet të provoni disa pjata mishi si cozido à portuguesa, si gjellë me mish dhe vegjetal, si dhe sarrabulho, me mëlçi derri ose rosë të marinuar me verë të kuqe dhe i lidhur me gjak derri. Për të bërë vaktin tuaj të paharrueshëm, shoqërojeni atë me portin e mirë dhe ta përfundoni atë me një nga ëmbëlsirat shumë të shijshme portugeze.
29/05/2019