Top

Shen Pjeterburg

Çfarë mund të shohim në Shën Pjetërburg?

Udhëtimi ynë në San Pietroburg dhe Moskë është nga data 6-11 qershor 2019, 3 ditë në secilin qytet. Bileta avionit kushtojë 156 euro vajtje-ardhje. Milano-Mynih-San Pietroburg. Ndersa kthimi nga Moska-Zyrih-Milano. Kompanitë ajrore ishin Luthansa dhe Sëiss Air. Bileta avionit nga  San Pietroburgu ne Moskë kushtojë 80 euro me kompaninë Podeba.

Në mbërritje mbas kontrollit doganor nisemi drejt hotelit me taxi. Çmimet janë shumë të arsyeshme, paguam 12 euro nga aeroporti ne hotel. Distanca ishte pothuajse 15 minuta me makine.

Çfarë mund të shohim

Kisha e Zotit Shpëtimtar
Ermitage
Neviskit Prospect
Katedrale Kazan
Pallati i Dimrit
Katedrale Pjeterit dhe Palit
Katedralja Shën Isak
Kopshtet Peterhoff

Kisha Savion on Blood

Saint Isaac”

Kostot

Akomodimi – Hotelet nuk janë shumë të lira por nëpërmjet booking dhe po të prenotoni kohë përpara udhëtimit mund të gjeni hotele 3-4 yje 60-70 euro nata për dy persona.

Food – Ushqimi është i mirë. Peshku afumikato, pica, kuzhina e huaj, në këtë qytet rus do të gjeni nga të gjitha shijet. Kuzhina ruse ofron shumëllojshëri pjatash sidomos peshkun dhe janë vërtetë shumë të shijshme.

Transportii – Metro është shumë komode dhe çmimi është mjaft i lirë, 60 cent një ushëtim. Alternativa tjetër është përdorimi i Yandex.Taxi që është afërsisht si uber dhe kushton 3-4 euro për spostime të shkurtra në qytet.

Sugjerime kosto ditore – 25-30 EURO/DITA. Duke hequr udhëtimiin dhe hotelet jeta në Shën Pjetërburg kushton pak. Mund të hani edhe me 10 euro. Hyrjet në Kisha, muze, kushtojnë vërtëtë pak. (Shënim: Kjo është një shumë ditore duke përfshirë spostimet, muze, ngrënien. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë.)

Këshilla

1
Yandex.taxi Aplikacioni është si uber kushton shumë pak dhe është shërbimi perfekt për kë dëshiron të spostohet në autonomi të plotë.
2
Moti Periudha më e mirë e vitit për të vizituar qytetin është nga prilli deri në shtator. Nga fundi i prillit deri në mes të korrikut janë netët e bardha, othuajse dielli nuk perëndon kurrë. Temperaturat jane 27-30 gradë.
3
Interneti Interneti është gjithandej. Çdo lokal ju orfon wi-fi free. Nuk ju nevojitet një skedë telefonike.
4
Rusët nuk flasin anglisht Vështirë të gjeni njerëz të cilët dinë dy fjalë anglisht. Si. Edhe senjalistika apo çdo gjë tjetër është e shkruar ekskluzivisht rusisht. Shkarkoni një aplikacion traslate offline do t’ju nevojitet.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 26.00 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Ditari 3 ditë në St Petersburg

Ditën e parë marrim metro, bileta kushton 45 rublo (60 cent) dhe zbresim në qedër, ndalesa e metrosë Nevkij prospekt e cila është linja blu. Vizitojmë Kishën e famshme të Zotit Shpetimtar (Curch of the Savior on Blood). Kisha ndodhet midis kanalit Gribaedov dhe kopshtit Michailovksij. Kisha është e bukur si brenda ashtu edhe jashtë, bileta kushton 350 R (8.3 euro). Shpenzimi është i merituar duke pasur parasysh bukurinë e pikturave, mozaikëve dhe ikonave të arta, duke përfshirë edhe monumentin e vrasjen së Car Aleksandrit II. Ndërtimi i kishës filloi në 1883 gjatë sundimit të Aleksandrit III, në përkujtim të babait të tij, të vrarë në të njëjtin vend dy vjet më parë. Kisha u projektua nga arkitekti Alfred Parland dhe archimandrite Ignati, rektori i manastirit Troitse-Serguievski. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë sulmit në Leningrad (siç u quajt qyteti më pas), një bombë përfundoi në kupolin më të lartë të kishës, por nuk shpërtheu dhe u gjet dhe u hoq pothuajse 20 vjet më vonë. Më pas u vendos të fillojë restaurimi i kishës, e cila 27 vjet më vonë (në mesin e viteve 1990) u përurua si një muze shtetëror ku mund të mësohet për historinë e vrasjes së Carit Aleksandër II.Mqs është orari i drekës dhe fillojmë të ndiejmë pak uri, mbas disa kërkimeve në inernet, tripadvisor…) zgjedhim Rist levin. Zgjodhëm një mish të shkëplqyer Stroganov, i përbërë nga rripa mishi të zier sëbashku me një slacë të shijshme me kërpudha dhe patate në furrë zbukuruar me rozmarinë. Si ëmbëlsirë morëm një llojë budini bashkë një tortë çokollate që ne fakt më dukej si çokollata sneakers. Të gjitha këto për një vlerë 1800 R.

Nga jashtë vizitojmë Kishën Kazan, një nga Katedralet më tipike. Kupola qëndrore dhe kolonada të jep përshtypjen e Shën Pietrit në Romë. Hyrja është falas.

Rreth orës 23.30 dalim për një xhiro nëpër qytet. Kujtoi që vizita ime në Shën Pietroburg ishte për punë prandaj mbas dreksës deri rreth orës 23.30 nuk munda të vazhdoja vizitën e qytetit. Nëse jeni në Shën Pjetërburg për vizitë dhe keni kohë ju sugjeroi të bëni një shëtitja në varkë e cila meriton vërtetë. Në Shën Petersburg, fenomeni i netëve të bardha zgjat nga fundi i majit në gjysmën e parë të korrikut, por kulmi ndodh nga data 20 deri më 23 qershor, më i gjatë i vitit, kur dielli lind në orën 3.35 të natës “dhe perëndon në orën 22:35. Prandai nuk është plotësisht errësirë. Vendosëm të shkojmë për të vizituar nga jashtë Katedralen së Shën Isakut me kupolën e saj të artë që shikon Sheshin Decabristi me dy monumentet prej bronzi të Kaorësit (Pietri i madh). Kthehemi në hotel me Yandex.Taxi që është pak a shumë si uber për vetëm 4 euro.

Ura Dvortsovji

Peterhof”

Ditën e dytë

Mbas mëngjesit dhe një ndalesë të shpejtë në kongres, marrim një taksi dhe nisemi drejt Muzeut Hermitage dhe Pallatit Dimëror. Taksit nëpërjet aplikacionit kushtojnë pak. Për këtë lexoni këshillat në këtë artikull. Biletën e kisha blerë online, dhe mendoj se kjo është një zgjedhje e shkëplqyer. Pasi u deshën vetëm dy minuta për të paraqitur voucher dhe për marrjen e biletës. Në këtë mënyrë evituam radhët e gjata. Prandai ju sugjeroj nëse vendosni të vizitoni Muzeun të rezervoni bieltat online. Me këtë mënyrë shpëtuam disa orë pritje si dhe evituam pritjet në pisk të vapës. Audio në gjuhën anglese kushton 250 r (pothuajse 6 euro). Është një investim i shkëlqyer sepse ofron informacione të hollësishme dhe të plota për ekspozimet dhe strukturat e vendit. Të largon disi nga zhurma e njerëzve që nuk janë gjithmonë të disiplinuar dhe të sjellshëm, për të mos folur për vetë rusët…Vizita jonë zgjati pothuajse 2 orë. Të gjitha shumë interesante me përmbajtje shumë të pasur arkitekturore (ari barok) dhe piktura artistike. Duke pasur parasysh faktin se vizita me audio-guida ndihmon në komentet mbi veprat e ekspozuara dhe historinë relative të Pallatit të Dimrit, të cilat shumë dhoma përdoreshin si galeri fotografish dhe dhoma ekspozimi.

Ju sugjeroi të bëni një xhiro në këmbë përgjatë lumit. Është një shëtitje e këndshmë, sidosmos nëse vizitonin qytetin në muajin qershor ku vapa ndjehet mjaft. Shijoni një shëtitje dhe ajrin e freksët që ndjehet nga lumi Neva. Mbas darkës ndaluam afër urës Dvortsovji e cila hapet në orën 1.10 të natës.

Shën Petersburg, i quajtur Piter nga banorët, quhet “Venecia e Veriut”, sepse është projektuar dhe dizajnuar nga Pietri i Madh mbi 42 ishujt e deltës Neva, në fakt aty më parë ka qënë një moçale. Ndodhen 86 kanale që ndërthuren në qendër, mund ti kaloni nga mbi 300 ura që lidhin qytetin më letrar në Evropë, të reinventuara dhe të fantazuara nga shkrimtarët e saj të pashoq si: Puškin, Gogol, Turgenev, Lërmontov, Dostojevski, Akmatova, Mandel’stam dhe Bródskij . Në fakt nuk është rastësi që nuk ka faqe në tregimet ose në poezitë e tyre ku nuk përmenden ura që “përkulen mbi ujërat e mjegullta”.

Janë dy urat kryesore të ciilat hapen nga prilli deri në nëntor, Dvortsovji dhe.Troickji. Janë vërtëtë kryevepër e inxhinierisë.

Museu Hermitage

Kalaja Pjeterit dhe Palit”

 

Dita e tretë

Vendosim të vizitojmë kalanë e Pjetrit e të Palit. E vendosur në ishullin e vogël të Shën Petersburg (Ishulli i Zayachy), Kalaja e Pjetrit dhe Palit do t’ju kthejë mbarapa në kohën e themeluesit të qytetit, Pjetrit të Madh. Kalaja përmban një katedrale në të cilën varrosen Romanovët, si dhe një burg i lashtë dhe disa ekspozita të historisë së qytetit. Hyrja në katedrale është 550 rubi. Nëse gjeni mot të mirë, ju rekomandoj që të shkoni poshtë në bregun e lumit dhe të ecni përgjatë rrugës derisa të arrini në plazh, ku mund të shfrytëzoni mundësinë për t’u çlodhur. 3 km nga Kalaja ndodhet Kisha e Shën Isak. Nëse vendosni të shkoni në këmbë janë gati 40 minuta. Rruga. Është pothuajse e gjitha përgjatë lumit. E magjishme pamja e jashtme si dhe plot ngjyra brenda. Katedralja e Sant’Isacco meriton të vizitohet sepse është e bukur. Mozaikët, ikonat, afreskat, kolonat imponuese të malakitit dhe lapis lazuli do t’ju lënë pa fjalë. Ju nevojiten jo më shumë se 15 minuta për t’a vizituar. Më pas marrim një taksi. Dhe nisemi drejt parkut Peterhoff. Këni dy mundësi për të shkuar në Peterhoff ose nga toka ose nga lumi pasi ndodhet 30 km në perëndim të qytetit. Mund të merrni metron dhe autobus nga stacioni Avtovo i metrosë merrni linjën 200 ose 210, bileta ksuhton 75 rubli. Ndërsa nëpërmjet aplikacionit të taksive kushton 12 euro. Me varkë kohëzgjatja është 30 minuta por kushton 700 rubli për person. Ky qytet i vogël është i njohur sepse këtu gjenden pallate dhe kopshte të. Peterhoff, të krijuara me urdhër të Pietrit të Madh. Janë të njohura edhe si Vesailles rusa dhe është deklaruar Trashëgimi e UNESCO-s. Nëse vendosni të vizitoni Peterhoff, mos humbni në orën 11 ndezjen e shatërvanëve. Parku është shumë i këndshëm ashtu si edhe arkitektura e shatërvanit që janë ndërtuar në të. Shëtisni në këmbë brenda parkut, mund të arrini deri ne detin e Finlandës. Merton të kaloni një gjysmë dite.

Mbasdite marrim taxin për vetëm 10 euro dhe nisemi drejt aeroportit Pulkovo për të marr avionin për Moskë. Fluturimi loë cost nga Shën Pjetërburgu në Moskë ishte me kompaninë ajrore Podeba, 80 euro vajtje bashkë me valixhen 10 kg. Këtu do të lexoni artikullin mbi udhëtimin tim në Moskë.

0

post a comment