Top

Singapor

3 ditë në Singapor, çfarë mund të shohim ?

Udhëtimi unë është në fund nëntori fillim dhjetori 2016. Mbas pushimeve 2 javë në Thailand qëndruam për tre netë edhe në Singapore. Kujtoj që bileta e avionit nga Bangkok në Singapore kushtoi diku tek 80 euro vajtje ardhje. 3 ditë janë mëse të mjaftueshëm për të vizituar Sigapore.

Singapori është një metropol ndërkombëtar, modern dhe kozmopolit, më i shtrenjtë se pjesa tjetër e vendeve të Azisë Juglindore, por ku çdo gjë është e organizuar në mënyrë të përkryer dhe ku mund të gjeni të gjitha shërbimet që ju nevojiten. Rrugët janë të pastra,ku respektohen rrepteësisht të gjitha rregullat. ?

Çfarë mund të shohim në Singapor

Little India
China Town
Singapore River
Marina Bay Sands
Singapore Flyer
Singapore Merlion
Gardens by the bay
Sentosa Sand

Cloud Forest, Singapore

Cloud Forest, Singapore

KOSTOT E UDHËTIMIT

Akomodimi – Qyteti i Singaporit është mjaft i madh. Nëse keni ndërmend të qëndroni vetëm një ose dy ditë në Singapor, e rëndësishme është të qëndroni në një lagje shumë të mirë, sepse çdo minutë do të jetë e çmuar për të zbuluar qytetin. Perosnalisht zgjodhëm Holiday Inn Express Singapore Clarke Quay, vetëm 1 km nga qendra, 230 euro për dy netë dy persona.

Ushqimi -Kuzhina e Singaporit përfshin një mori recetash në të cilat vërehet kuzhina malajzianë, indonezianë, kineze, indiane, japoneze dhe madje edhe perëndimorë. Kjo përzierje unike e shijeve dhe përbërësve e bën kuzhinë e Singaporit një burim të pashtershëm të pjatave të shijshme, aq shumë saqë ata që vizitojnë qytetin shpesh e gjejnë veten përballë zgjedhjes së vështirë të asaj që duhet të shijojnë. Ashtu si në vendet e tjera aziatike, në Singapor dreka dhe darka në përgjithësi përfshijnë pjata unike dhe supat, të cilat përzierjnë përbërës të tillë si oriz ose noodles, mish, peshk, erëza dhe perime.

Transporti – Nëse vizitoni qytetin për pak ditë ju . sugjeroj të zgjidhni autobusin e turistëve HopOn HopOff. Në Singapore keni edhe metron si shërbim publik por qeë personalizhst nuk e peërdorëm.Nuk ju nevojitet një makinë me qira. Qendra mund të vizitohet fare mirë në këmbë.

Sugjerime ditore – 150-200 EUR / DITA (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në hotel, ushqimin, trasportin në qytet dhe vizita në muze. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë!)

Këshilla

1
HopOn HopOff Zgjedhja perfekte për të vizituar qytetin është autobusi turisitk. Do të spostoheni fare. Mirë në të gjitha aktraksionet e qyettit me të njëjtin autobus. Kalon çdo 25 min në çdo ndalesë autobusi. Ofrojnë disa paketa të ndryshme 24h ose 48h, bashkë me hyrjen në disa aktraksione për kë dëshiron.
2
Rregullat strikte Do t'ju duket çudi por në Singapore ju s'mund të hani në autobus, s'mund të përdorni çumçakëza. Durian është një frut që mban erë të keqe dhe është rreptësisht i ndaluar. Pirja e duhanit është e lejuar në vende të caktuara. Shkelja e këtyre rregullave sjell në gjoba mjaft të kripura. Kujdes!
3
Street food Përfitoni nga street food për të ngrënë. Çmimet siç përmënda edhe pak më lart janë të larta dhe sidomos në restornate. Për kë nuk dëshiron të shpenzojë shume street food ofron pjata të shijshme dhe të lira. Një pjatë kushton. 5 euro, mudn të eksploroni kuzhinën lokale.
4
Moti Në përgjithësi, koha më e mirë për të vizituar Singaporin është muaji shkurt, sepse është më me shumë diell. Nëntori dhe dhjetori, janë muajt në të cilat është më pak ngrohtë, por edhe më i lagësht. Në përgjithësi, muajt janar dhe shkurt janë më pak zagushi.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Çfarë mund të shohim? Aktaksionet më interesante

Chinatown

Fillojmë viziën tonë në lagjen e kinezëve, një lagje qendrore dhe super e rehatshme për t’u spostuar në çdo pikë të qytetit. Këtu do të gjeni edhe shume hostele me çmime të arsyeshme. Chinatown është një lagje me shumë ngjyra shumë e gjallë dhe nganjëherë e zhurmshme, e mbushur me dyqane, street food, tempuj dhe restorante ku mund të hani oriz, noodles dhe ushqime të skuqura sipas dëshirës!

Marina Bay Sands

Marina Bay është sigurisht zona më e fotografuar për këdo që viziton Singaporin. Objektivisht, grataçelat dhe mega hotelet me pamje nga gjiri janë mjaft mbresëlënëse. Marina Bay Sands është një hotel gjigant i përbërë nga tre grataçela dhe një pishinë në formë anijeje e pozicionuar në majë. Brenda strukturës ka një kazino dhe një qendër tregtare. Ndërsa fare pranë pishinës është pozicionuar një lokal me pamje përrallore të qytetit. Pishina është në dispozicion të klientëvë të hotelit, nëse dëshironi të qëndroni në Marina Bay duhet të prenotoni disa kohë më parë për ndonjë ofertë. Ndryshe. Vlera për një natë shkon në 400 dollarë. Zgjedhja është e juaj 🙂

Singapore, River

Singapore River

Gardens. By the Bay

A e keni parë filmin Avatar? Këtu do të ndiheni sikur jeni brenda skenave të filmit. Spektakolare!

Parku është i shtrirë në 101 hektarë, ku do të gjeni bimë dhe lule nga e gjithë bota, do të shikoni ujëvarat brenda kupolës së Cloud Forest dhe Flowr Dome dhe më pas, Supertrees, mega strukturat në formë peme që ndriçojnë gjatë natës.

E gjithë kjo skenë është shumë artificiale dhe konsiderohet “e rreme” nga shumë njerëz, por është me të vërtetë jashtëzakonisht sensacionale! Hyrja në park është falas, por disa struktura individuale, të tilla si kupola, janë me pagesë. Biletat tona ishin të përfshira në paketën e HopOn HopOff individualisht nuk e di vlerën, edhe pse në Singaporë asgjë s është e lirë.

 

Xhennetet Botanike

Parku është shumë i madh janë 74 hektarë. Nëse vizita juaj është në periudhën e verës ju këshilloj të merrni ujë me vete dhe kremin solar. Shpesh mund të strehoheni në hijen e disa bimëve, por duke qënë se nuk fryn erë do ta ndjeni të nxehtin edhe më shumë. Këtu do të gjeni bimë të lumenjve, lule të çuditshme dhe pellgje të shumta. Vizita jonë zgjati pothuajse 2 orë. National Orchid Garden, këtu do të gjeni me mijra lloje të orkidesë, me ngjyra jashtëzakonisht të bukura dhe të ndryshme. Hyrja është 5 euro.

Gardens by the Bay, Singapore

Cloud Forest, Singapore

Lagja Clarke Quay

Kjo lagje është e vendosur jo shumë larg nga Marina Bay dhe gjatë ditës nuk është kushdei çfarë por ju sugjeroj të bëni një xhiro gjatë mbrëmjes. Në mbrëmje transformohet në një vend ideal për të pirë apo ngrënë diçka, mund të shijoni edhe muzikën live të cilën ofrojnë disa lokale.

 

Orchard Road

Orchard Road është një rrugë e gjatë e mbushur me dyqane dhe qendra tregtare, një vend ideal për ata që dashurojnë shopping. Nuk ishte rasti jonë por gjithsesi ne shkuam për të shijuar ajrin e freskët brenda qendrës tregtare si dhe për të ngrënë një drekë super japonese, në “all you can eat”.

0

post a comment