Udhëtimi në Londër me Ryanair, nga dt 21-24 qershor 2019. Bileta kushtojë 85 euro. Ndërsa për marrjen e vizave duhet të organizoheni me një agjensi udhëtimesh ose në ambasadën anglese në Tirane. Mund të vizitohet Londra për 4 ditë? Përgjigja është po, nëse ndiqni udhëzimet në këtë ditar dhe të keni shumë dëshirë për të ecur.
Duke ndjekur këshilat dhe sugjerimet në këtë artikull do të shihni vendet dhe aktraksionet kryesore të kryqytetit të mrekullueshëm anglez.
“London Bridge”
“Buckingham Palace”
Akomodimi – Siç keni lexuar dhe keni dëgjuar Londra nuk është një qytet aspak ekonomik. Do t’ju sugjeroja të prenotonit kohë përpara udhëtimit sidomos në verë dhe në periudhë festash. Zgjidhni hotelet në vend të apartamenteve apo dhomave me qira në Airbnb . (dhomat janë të vogla dhe shpesh janë në bodrume pa dritare, pyesni gjithmonë para prenotimit. Ne zgjodhëm Moxy Hotel në Stratford Station, 100 euro nata për . dy veta. Çmimi dhe kualiteti perfekt.
Ushqimi – Nuk mund të ikni ne londër dhe mos provono të njohurën pie and mash, një lloj “byreku” me peta i mbushur me kërpurdha, mish derri ose gjel deti, e gjitha kjoe servirur me purè patate. Tjetër ushqim që duhet provuar është fish. Andn chips, fileto peshku I skuqur dhe I servirur me patate. Për ke nuk e di Londra është qyteti i street food. Londra duhet që është shumë i shtrenjtë por do të kurseni duke ngrënë në street food dhe sidmos në fundjav.
Transporti – Nëse nuk kërkoni të çmendeni në trafikun e një qyteti me 7 milion banorë, mënyra më e mirë për të lëvizur në Londër është metro, The Tube siç e quajnë londinezët.
Sugjerime kosto ditore – 50-60 EUR / Dita (Shënim: Personalisht shpenzum 560 euro 3 netë 4 ditë, 150 euro fjetja, 85 fluturimi shpenzimet e tjera janë muze, transporti, ushqimi etj. Shuma varet nga stili i pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë!)
Dita e parë
Merrni metro dhe zbrisni në stacionin Waterloo. Prej këtu, në këmbë do të mbërrini në London Eye, nga ku do të keni një pamje të bukur të Big Ben. Bëni një udhëtim në rrotën panoramike: nga lart Londra është me të vërtetë madhështore! Udhëtimi i parë nis në orën 10 dhe zgjat gjysmë ore, por planifikon të paktën 1 – 1.5 orë për këtë aktraksion (bileta mund të blihet në internet). Mbasi keni zbritur nga London Eye kaloni Westminster Bridge dhe do të mbërrini në Pallatin e Parlamentit. Bëni disa fotografi dhe vazhdoni vizitën për një tjetër itinerar për të vizituar Londrën në 3 ditë.
Bëni një shëtitje përgjatë rrugës Victoria Street ku do të hasni Buckingham Palace Road, rrugë e cila do t’ju çojë në Pallatin e Mbretëreshës. (nëse kaloni këtu rreth orës 11.30 mund të shihni ndërrimin e rojeve). Nëse ju rastis një ditë e këndshme pa shi dhe gri L mund të pushoni dhe të hani drekë (të marr me vete) në parkun e bukur St James, i cili do t’ju lejojë të shijoni akoma më shumë pamjen e Buckingham Palace.
Pasi të keni pushuar dhe drekuar, kaloni nëpër Green Park dhe ecni përgjatë Piccadilly, derisa të arrini në Piccadilly Circus për të bërë fotografitë must. Ju nuk mund të ktheheni në shtëpi pa marrë me vete kujtimin e këtij sheshi, një nga ikonat e kryeqytetit, një pikë takimi për mijëra njerëz çdo ditë.
Nëse jeni i dashuruar mbas artit atëherë shkoni në National Gallery (hyrja është falas dhe është i hapur çdo ditë nga ora 10.00 deri 18.00, të premten deri në orën 21.00). Duke pasur parasysh koleksionet e shumta të këtij muzeu të bukur, ju këshillojmë që të hyni duke patur tashmë të qartë se çfarë keni ndërmend të vizitoni dhe t’i kushtoni jo më shumë se dy orë.
Pas vizitës në muze, pushoni në Trafalgar Square dhe rimerrni fuqitë. Nëse dëshironi të pini diçka të nxehtë ose të ftohtë, ju mund të shkoni në The Cript pikërisht ku është kisha e St. Martin në The Fields, dy hapa nga sheshi. Ju mund të kaloni mbrëmjen në Covent Garden, një nga vendet më të famshme në Londër, plot tezga, pub dhe boutique. Këtu do të gjeni disa restorante ku mund të darkoni. Këtu përfundon dita e parë e itinerarit për të vizituar Londrën në tri ditë, mund të merrni metronë në Covent Garden dhe të ktheheni në shtëpi.
Dita e dytë
Në ditën e dytë të itinerarit për të vizituar Londrën në 3 ditë ju këshillojmë që të zbrisni në stacionin e Saint Paul dhe të vizitoni Katedralen (e hapur të hënën deri të shtunën nga ora 8.30 deri në orën 16.00). Pas vizitës, kaloni urën Millenium Bridge dhe bëni disa fotografi dtë St Paul: nga këtu fotografitë janë me të vërtetë spektakolare. Pastaj të shkoni në Tate, muzeun e artit modern dhe mos harroni të bëni një xhiro brenda: edhe këtu hyrja është falas kështu që mudn të hidhni një sy (oraret: nga e diela deri të martën nga ora 10.00 deri 18.00 , Të premten dhe të shtunën nga ora 10.00 deri në orën 22.00). Përndryshe, nëse ju pëlqen Shekspiri, vizitoni Teatrin Globe (falas me London Pass, e hapur çdo ditë nga ora 10.00 deri në 17.00 në dimër dhe nga ora 9.00 deri në orën 12.00 nga fundi i prillit deri në tetor).
“Dy të moshuar duke pirë birra, ora 11 am”
“Piccadilly Londër”
Programi ynë për të vizituar Londrën në 3 ditë vazhdon me një shëtitje të shkurtër në Borough Market, tregu historik dhe më i rëndësishëm ushqimor në Londër, dy hapa nga London Bridge, ku mund të hani një drekë të shijshme panine me suxhuk, sanduiçe dhe burger të cilat shiten në tezga të shumta. Pasi keni shijuar drekën shkoni drest Tower Of London, është larg gati 20 minuta në këmbë. Këtu mund të bëni disa fotografi e cila është aktraksioni më i vizituar i kryeqytetit anglez, gjithashtu fotografoni edhe Tower bridge, simboli i Londrës. Pastaj kaloni pjesën tjetër të pasdites duke ecur nëpër qytet. Admironi kishat e shumta, dhe vështroni ndërtesat e larta dhe imponuese financiare që e karakterizojnë atë.
Kaloni mbrëmjen në lagjen Soho, ku edhe të darkoni.
Dita e tretë
ose
Nuk mund të vizitoni Londrën pa kaluar nga British Museum (ndalesa e metrosë Tottenham Court Road). Ne ju këshillojmë që të shkoni atje në mëngjes (orari i hapjes është 10: 00-17: 30), në mënyrë që të mos jeni tepër të lodhur dhe të kaloni të paktën dy orë për t’a vizituar, por jo më shumë se tre. Edhe këtu, duke pasur parasysh numrin e madh të ekspozitave të ruajtura, ne ju sugjerojmë që të shkoni në zonën ose zonat që dëshironi të vizitoni. Hyrja është falas.
Për t’u çlodhur bëni shopping, duke kaluar pasditen duke ecur rreth Regent Street dhe Oxford Street. Ju mund të zbrisni në ndalesën e metrosë Circus Oxford ose ndaloni Piccadilly, si të doni, në të dy rastet rruga e shopping është shumë afër.
Së fundi, kushtoni mbrëmjen e itinerarit tuaj për të vizituar Londrën në vetëm 3 ditë duke ngrënë darkë në një nga klubet e shumta në West End.
Ose një alternativë tjetër mund të zbrisni në stacionin Knightsbridge dhe të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar ose Muzeun Victoria & Albert (të dyja falas) dhe pastaj të kaloni pasditen për shopping në Harrods, departamenti luksoz i Londrës, një domosdoshmëri për ata që pëlqejnë shopping. Së fundi, ne rekomandojmë për të darkuar në South Kensington.
“Portobello, Londra”
“Katedralja St Paul”
Vizita në Londër në vetëm 3 ditë me siguri nuk do t’ju lejojë të shihni të gjithë muzeumet, monumentet, parqet, tregjet dhe atraksionet e qytetit, por me siguri do të jetë e mjaftueshme për t’ju dhënë një ide se çfarë kapitali britanik ka për t’ju ofruar vizitorëvve të saj. Meqenëse lista e gjërave që duhen parë në Londër është e pafundme, ne ju këshillojmë që të organizoni itinerarin tuaj në bazë të asaj që ju intereson më së shumti dhe plotëson shijet tuaja.
Shpresojmë të kemi qenë të dobishëm me itinerarin tonë për të vizituar Londrën në 3 ditë. Itinerari do t’ju japë një pasqyrë të përgjithëshme të Londrës historike dhe moderne dhe është projektuar për ata që janë të stërvitur dhe nuk i lodh ecja gjatë gjithë ditës, intinerari kërkon forcë dhe ritëm. Për një ritëm më të relaksuar të vizitës tuaj, thjesht zgjiidhni të vizitoni disa nga atraksionet duke ruar intinerarin e përgjithshëm.
24/06/2019