
Dritat spektakolare të cilat takohen me pyjet dhe shtrirje të dëborës, duke krijuar hije dhe efektet e ngjyrave joreale. Nga Lapland në Alaska, këtu do të gjeni një mini guidië se ku mund të admiruoni dritat e veriut. Dritat e veriut, vallëzimi i këndshëm i dritave me ngjyrë në qiellin e zi të natës, është një pamje që duhet parë të paktën një herë në jetë. Që prej shumë kohësh, banorët e vendeve më të egra në planet kanë admiruar dritat e gjelbra, të kuqe, të verdha, rozë, vjollcë dhe të bardha: disa e kanë atribuuar këtë fenomen shpirtrave dhe magjive, të tjerë legjendave të lashta.
Në këtë udhëzues ne do të shpjegojmë se çfarë janë Dritat Veriore, kur dhe ku mudn ti shohim.
AURORA BOREALE
Çfarë janë dritat veriore? Është një fenomen që vjen nga grimca me energji të lartë nga hapësira dhe dielli. Fenomeni Aurora Borealis ndodh kur, gjatë shpërthimeve të mëdha dhe goditjeve diellore, sasi të mëdha grimcash shkarkohen nga dielli. Kur këto grimca plotësojnë fushën magnetike të tokës, ata bashkëveprojnë me shtresat e sipërme të atmosferës dhe japin këtë spektakël të pabesueshëm.
Dritat fluoreshente jeshile, të verdhë, blu dhe vjollcë që bien në tokë formojnë efekte mahnitëse ngjyrash; sipas besimeve të lashta ata ishin shpirtrat e të vdekurve që ktheheshin mbrapsh. Një legjendë e Laplandit atribuon me dritat e veriut rolin e “zjarreve të dhelrave“, efektet e dritës të krijuara nga bishti i një dhelpre të madhe që godet borën, duke krijuar drita shumëngjyrëshe në qiell.
Ne kryqezimet me te rendesishme te jetes tone, mungon gjiithmone senjalistika.
Ernest Hemingway
Për të vëzhguar këtë fenomen, është e nevojshme të arrihet në gjerësi 60 ° -70 ° në veri, përgjatë rripit që lidh Alaskën qendrore, Kanadanë, krahu jugor i Grenlandës, Islanda dhe pjesa veriore e Skandinavisë.
Ku mund të shikoni Dritat e Veriut
Shkenca apo legjenda, shpirti apo natyra, dritat veriore janë një nga shfaqjet që duhet parë të paktën një herë në jetë. Ku? Gjatë gjithë Skandinavisë veriore, në Suedi, Finlandë dhe Norvegji, veçanërisht në rajonet e Lapland, por edhe në Skoci (në Shetland dhe Ishujt Orknei) gjatë netëve të qarta te dimrit. Në Ronas Hill, në pikën më të lartë të Shetlands, ku në verë dielli nuk perëndon kurrë; admirimi i dritave veriore është një përjetim përrallor.
Lexo më shumë mbi artikullin: Guida, një weekend në Dolomite

“Dritat Veriore, Norvegji”

“Dritat Veriore, Norvegji”
Kanadaja, Alaska dhe Groenlanda janë ndër vëzhguesit më të privilegjuar, por edhe më të vështirat për t’u arritur.
Këtu janë 10 vendet më të mira për të parë Aurore Boreale
- Reykjavik, Islandë
- Kakslauttanen Artic Resort, Finlandë
- Ishujt Svalbard, Norvegji
- Troms, Norvegji
- Alta, Norvegji
- Parku Kombëtar Abisko, Suedi
- Alaska
- Mucho Lake Provincial Park, British Columbia, Kanada
- Yelloëknife, Kanada
- Gadishulli Kola, Rusi
- Grenlandë
Parku Kombëtar i Farnebofjarden, Suedi
AURORA BOREALE KUR DUHET TA SHIKOJMË? PERIUDHA MË E MIRË
Shteti Periudha
Islanda shtator / mes prillit
Norvegjia shtator / në fund të marsit
Finland shtator / Mars
Suedi shtator / në fund të marsit
Alaska
gusht /në fund të shtatorit
Kanadasa sezoni Dimëror
AURORA BOREALE PERIUDHA MË E MIRË
Kur është e mundur të admirojmë dritat veriore? Midis shkurtit dhe marsit dhe midis shtatorit dhe tetorit pak a shumë që përputhen me ekuinokset, fenomenet e aurora borealis janë më të shpeshta. Është më e lehtë t’i admironi ato nga shkurti në mars, gjatë natës së gjatë polare, kur ylberi i dritave shkëlqen në errësirën më intensive. Cili është orari më i mirë? Ju mund të shihni dritat veriore nga ora 18.00 deri në 1.00 të natës, por do të keni më shumë shanse për ta parë atë nga ora 22.00 deri në orën 23.00.
Në faqen e internetit finlandeze aurorasnow ju mund të shikoni parashikimet e motit megjithëse ende nuk është e mundur të parashikohen në mënyrë perfekte se kurdo të ndodh fenomeni tjetër i dritave veriore.
Vendi më i mirë për të parë dritat veriore
Shfaqjet më spektakolare ndodhin në rajonet veriore, përtej rrethit të Arktikut, në vendet veriore të Suedisë, Norvegjisë, Finlandës, Alaskës, Kanadasë dhe Rusisë. Më rrallë ky fenomen mund të vërehet në Skoci dhe Angli.

“Dritat e Veriore, Alaska”

“Dritat Veriore, Alaska”
AURORA BOREALE NË ISLANDË
Në Islandë, aurora boreale ndodhin gjatë gjithë vitit, edhe pse në verë qielli është shumë i qartë për ta parë. Koha më e mirë për të parë dritat veriore në Islandë është pra nga shtatori deri në mes të prillit, dhe mund t’a shihni kudo. Ndriçimi i dritave të natës në Rejkjavik nuk i fsheh ato, por padyshim sa më shumë të jetë errësirë dhe sa i qartë të jetë qielli aq më e mrekullueshme bëhet edhe shfaqja.
Këtu mund të gjeni parashikimet e aurora boreale në Islandë.
AURORA BOREALE NË NORVEGJI
Norvegjia Veriore është vendi më i mirë për të parë dritat në Norvegji. Midis fundit të shtatorit deri në fund të marsit është errësirë nga ora gjashtë pasdite deri në një të natës, kjo është koha më e mirë për të parë aurorat.
AURORA BOREALE NË FINLANDË
Vendi më i mirë për të gjetur dritat e veriut në Finlandë është Lapland, edhe pse dritat i gjeni gjithashtu edhe në jug. Periudha nga shtatori në mars është koha më e mirë e vitit.
AURORA BOREALE NË SUEDI
Dritat veriore mund të shfaqen nga mesi i shtatorit (në Kiruna) deri në fund të marsit në të gjithë Lapidën Suedeze.
Vendi më i mirë për të parë aurora boreale në Suedi është observatori i Stacionit Sky Aurora në Parkun Kombëtar Abisko ku qielli zakonisht është veçanërisht i qartë.
Kur duhet të ikim për të èarë dritat veriore
Në hemisferën veriore, sezoni i dritave të veriut shkon nga fundi i shtatorit ose në fillim të tetorit deri në fund të marsit. Duhet ta dini se dielli ka një cikël që zgjat 11 vjet, gjatë të cilit aktiviteti i tij rritet nga nivelet minimale deri në një maksimum ku stuhitë magnetike bëhen më të shpeshta, me një rritje të dritave veriore.
AURORA BOREALE TRAVEL
Si të organizoni një udhëtim për të parë dritat e veriut? Ju mund të udhëtoni vetëm ose me udhëtime të organizuara. Nëse zgjidhni një nga destinacionet evropiane, ju mund të zgjedhni një udhëtim vetëm në mënyrë që të mos shpenzoni shumë .
Në Evropën Veriore do të gjeni agjensi të shumta që organizojnë ekskursione për të parë shfaqjen, vetëm se ju duhet të kërkoni fluturimet dhe akomodimin. Ndërsa, nëse kërkoni të vizitoni Alaskën, Grenlandën ose Kanadën këtu ndryshon edhe “muhabeti” pasi këto janë destinacione të largëta, për ne nevojiten vizat që dihet që nuk është e lehtë për t’u marrë dhe shpenzimet rriten shumë.
AURORA BOREALE 2019
Dielli ka një cikël aktiviteti që zgjat 11 vjet, në këtë periudhë verifikohen majat e aktivitetit maksimal dhe minimal të diellit. Ky fenomen lidhet drejtpërdrejt me rritjen (ose uljen) e frekuencës së dritave veriore.
Periudha e aktivitetit maksimal diellor ka ndodhur midis 2014 dhe 2015 dhe po zvogëlohet gradualisht deri në arritjen e periudhës minimale, kjo do të thotë se në vitet e ardhshme do të ketë më pak mundësi për të parë dritat veriore.
Fenomeni nuk do të zhduket tërësisht, kjo është e sigurt por do të jetë më e vështirë për ta parë atë në vitet e ardhshme. Për vitin 2019 ju do të keni mundësi të shihni fenomenin e dritës së veriut në veri të Norvegjisë, Islandë dhe në të gjitha vendet në zonën e njohur si ovali auroral.

“Dritat Veriore, Island”

“Dritat Veriore, Island”
AURORA BOREALE NË VITIN E RI
Një alternativë tjetër për të kaluar një Vit të Ri ndryshe nga të tjerët është pikërisht t’a kaloni nën qiellin me drita të arurorës boreale. Destinacionet janë shumë se ku mund të zgjidhni për t’i admiruar. Destinacionet më të njohura janë Rovaniemi në Finlandë, Tromsë dhe Islandë për një vigjilje të Vitit të Ri midis geyser dhe pishinave të nxehta të ujit termal.
AURORA BOREALE IMAZHE
Është shumë e vështirë që një foto të jetë në gjendje të kapë magjinë e një aurore ashtu siç jeni duke parë me sytë tuaj atë që përjetoni. Por ka disa foto spektakolare që do t’ju bëjnë që të dëshironi të niseni menjëherë për të parë Dritat e Veriut.