Top

Parku kombëtar i El Teide-s i mbrojtur nga UNESCO, ishte një peisazh përrallor. Për tu ngjitur deri në lartësinë e vullkanit duhet të përshkruani një “udhëtim”rreth 40 min përgjatë kodrave dhe rrugëve të ngushta. Ju sugjeroj të keni makinën tuaj personale pasi peisazhi ofron aq shumë sa do të jetë nevoja  gjithnjë e më teper për të ndaluar dhe admiruar pamjen e jashtëzakonshme.

Fillimisht mund të habiteni sepse kohën me diell dhe qiellin e hapur nuk do ta gjeni më atje lart. J Si fillim do tju duhet të shkoni përtej mjegullës së dendur, reve gri dhe ajrit të freskët, por jini të durueshëm. Megjithatë edhe në këtë  pjesë të udhëtimit do të ndesheni me një natyrën e egër të ishullit. Tej në horizont duken plazhet e mrekullueshme të Tenerife dhe oqeani madhështor, që duket sikur përpin pak nga pak brigjet ranore të plazheve. Por, ajo që ju pret nuk mund të përshkruhet me fjalë. Kjo pamje e zymtë do të zevëndësohet me shkembinjtë e llavës nga shpërthimi i fundit i vullkanit.

Në tokën e errët dhe të pajetë ishin mbjellë pisha të larta të gjelbra dhe me tyre ishte hapur një rrugë e vogël e rrethuar nga të dyja anët me gurë  të vegjël të përbërë nga llava. Ky peisazh magjepsës duhej sikur ishte shkëputur nga një pikturë e Da Vincit. Pasi kishe ecur pak rruga e ngushtë ndahej në shtigje  të tjera për te apasionuarit e tracking.

With all that fear, it’s much easier to stay at home in our comfort
zones than to break out and travel.

Do të bini në kontakt me një kontrast mes ngjyrës së alternuar të së gjelbrës dhe  llavës ngjyrë kafe të errët ose të zezë. Panorama ngjason me sipërfaqen e Hënës. Vazhduam udhëtimin më tej duke u ngjitur në lartesine pak më shumë se 2000m, ku dhe u ndeshem me një luginë të pushtuar nga rëra dhe gurët e kuqërremtë. Shkëmbijntë e lartë e të thepisur, të zhveshur nga gjelbërimi krijnonin së bashku një panoramë të mrekullueshme, e cila të krijonte idenë se ndodheshe në planetin e kuq. Shkëmbi i pazakontë i Roques de Garcia dhe pa perjashtuar Roque Cinchado column përbëjnë kujtimin më të bukur të ditës. Natyra e egër dhe e paprekur nga njeriu ishte thjesht mbreslënëse. Është i disponueshëm edhe një teleferik me të cilin mund të shkoni pranë kraterit të vullkanit akoma aktiv, e cila është dhe pika më e lartë e El Teide, 3718 m.

Learn more in related article: Staying with a local family on Bali

a

“The Professional Hobo”

a

“Never Ending Footsteps”

Teleferiku kushton 30 euro per person vajtje – ardhje i cili mund të paguhet edhe online, por për tu afruar plotësisht deri tek krateri duhet të dispononi lejen e perfituar online 5-6 muaj përpara datës së vizitimit të vulkanit.

Numri i turistëve nga e gjithë bota që vijnë të vizitojnë këtë parajsë të vërtetë ska të numuruar. Në qoftë se, destinazioni juaj i rradhës i pushimeve do të jetë Tenerife duhet të mos humbisni bukurië e rrallë të luginës të El Teide.