Top

Organizimi i një udhëtimi ose pushimeve në Maltë është padyshim një ide e mrekullueshme. Malta ofron shumë për të gjithë. Nëse dashuroni detin, artin, ishujt dhe mjediset rurale ose thjesht arkitekturën malteze apo atmosferën mesdhetare, Malta është padyshim zgjedhja top. Malta ndodhet në qendër të Mesdheut. Ka diell 300 ditë në vit. Është një destinacion i përsosur, qoftë në pranverë apo vjeshtë. Një vend perfekt për disa ditë me diell. Deti është i mrekullueshëm dhe Laguna Blu është me të vërtetë blu, një nga ujërat më bruz që kam parë ndonjëherë në jetën time. Nuk ka asnjë filtër, shkoni dhe bëni një banjo për të besuar

Mund të admironi veprën më të madhe të Caravaggio në botë: Prerja e kokës së Shën Gjon Pagëzorit, “decollazione di San Giovanni Battista” një kornizë mbresëlënëse brenda katedrales së shkëlqyer në stil barok kushtuar të njëjtit shenjtor.

Do të kaloni orë të tëra duke fotografuar dyert me ngjyra nëoër rrugicat e Birgu-t. Vizitoni kryeqytetin e Maltës, Valletta. Kryeqyteti i Maltës, i njohur edhe si Belt në gjuhën malteze, ofron 320 monumente në më pak se gjysmë kilometri katror dhe, që nga viti 1980, qendra historike është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Mund t’a vizitoni në këmbë. Në vitin 2018 Valletta u bë Kryeqyteti Evropian i Kulturës.

Ne nuk kujtojme ditet por momentet! Cesare Pavese

Mbi të gjitha, ju duhet të vizitoni Maltën, sepse ajo është një përzierje unike e kulturave angleze, arabe dhe mesdhetare. Për një moment do t’ju duket sikur jeni midis rrugëve të një qyteti anglez, më pas në një kasbah maroken dhe në Sicili. Më pas do të shihni një kabinë klasike të telefonave të kuq dhe do të ktheheni në Britaninë e Madhe. Malta është bashkimi i një mijë tregimeve, është vendi ku i gjithë Mesdheu bashkohet për të krijuar një vend që është unik në botë ku është vërtet e vështirë të mos ndihesh si në shtëpi.

“Mdina, qyteti i heshtur”

“Valletta, kryeqyteti”

Një tjetër nga gjërat që duhet të shihni në Maltë është kryeqyteti i lashtë: Mdina, i quajtur edhe qyteti i heshtur. Fshati është ende i rrethuar nga fortifikimet e ngritura mijëra vjet më parë për të mbrojtur qytetin dhe ende mban një aspekt monumental. Mënyra më e mirë për të vizituar kryeqytetin e lashtë është të humbisni nëpër rrugicat e ngushta dhe të shijoni veçantinë e ndërtesave historike ende të mirëmbajtura perfektësisht.

 

Qytetet më turistike të Maltës janë Sliema dhe St Julian, të cilat për kë vjen për pushime ofrojnë argëtim për të gjitha shijet: klube, shooping, restorante, jetë nate dhe plazhe. Mund ta definojmë atë si një pikë referimi për të gjithë turistët që vijnë në Maltë.

Gozo është ishulli i dytë më i madh në arkipelagun maltez, i arritshëm në më pak se 30 minuta me traget nga Malta. Ishulli i lumtur, siç e quajmë, ofron një vend autentik ende larg turizmit masiv stë Maltës. Në fakt, shumë turistë pasi kanë vizituar të dy ishujt më i  preferuari mbetet Gozo. Ka shumë gjëra që mudn të shikoni, plazhet e Gozos që janë vërtetë fantastike.

 

Marsascala dhe Marsaxlokk janë 2 fshatra të vendosura në jug të Maltës dhe përmbajnë esencën e peizazhit tipik mesdhetar. Duke vizituar këto zona ju do të vini re shtëpitë tipike malteze me gur gëlqeror – toënhouse – dhe, ankorimet përreth, Luzzi, varkat shumëngjyrëshe që dikur përdoreshin për peshkim.

“Laguna blu, Maltë”

“Window blue, Gozo (once upon a time”

Vizitoni tregjet lokale, është mënyra më e mirë për të parë zakonet dhe për t’u zhytur në kulturën lokale. Në Maltë do të gjeni shumë tregje në natyrë ku mund të shijoni ngjyrat dhe aromat tipike mesdhetare. Ju rekomandojmë të vizitoni tregjet e Marsaxlokk, Valletta dhe një në piazza Indipendenza në Gozo.

 

Çfarë mund të hani në Maltë?

Pastizzi

Janë torta të vogla të kripura por mjaft te shijshme, të mbushura plot me riccota apo bizele.

Fenkata

Lepuri i pjekur është pjata më e njohur e kuzhinës malteze. Pjata quhet Fenkata dhe shërbehet me patate të skuqura dhe një sallatë. Në përgjithësi lepuri maltez gatuhet si i skuqur ashtu dhe i zier.

Gbejna

Ġbejna është djathi i bërë nga qumështi i freskët I deles ose të stazhonuar me erëza të ndryshme. Mund të blihen në të gjitha supermarketet dhe kushtojnë rreth € 0.80. Në restorante është e mundur të provoni versionin e skuqur dhe është shumë i mirë.

Ftira

La Ftira është bukë tipike malteze në formë donutësh. Ftira piqet në furrë druri që të jetë i korokante dhe e shijshme. Ju rekomandojmë të provoni Ftira të mbushur me ton dhe perime të freskëta.

“Fenkata”

“Gbejna”

Këto janë gjërat kryesore që mund të shikoni dhe të bëni në Maltë, por ka shumë e më shumë se kaq. Nëse zgjidhni Maltën për pushimet tuaja atëherë shiijojeni dhe argëtohuni sa më shumë!