
Të vizitosh ishullin në një ditë të vetme.
Capri është një nga ato vende të cilët e dashuron ende para se t’a shohësh me sytë e tu. E dashuron nga një fotografi që ke parë nga një dokumentar nga dikush që tregon me kaq dashuri për këtë vend. Capri është parajsë. Këtu do të shkruaj një guidë të shkurtër se çfarë mund të shikoni në këtë ishull të vogël të gjirit të Napolit i cili ka hyrë në zemër të artistëve, shkrimtarëve, politikanëve të çdo kohe.
Tani kjo magji ju takon ju. Edhe ti dëshuron të ndjesh nën lëkurë atmosferën magjike që ndjehet në Capri. Nëse koha nuk ju premton dhe kërkoni të vizitoni Caprin në një ditë nuk është problem. Në të vërtëtë nëse arrini të organzioni mirë kohën do të arrini. të shikoni shumë nga bukuria e këtij ishulli.
Porti Marina Grande
Të gjithë tragetet ju sjellin në Marina Grande. Ndaluni për dy minuta dhe admironi shtëpitë shumëngjyrëshe dhe varkat e ankoruara pranë portit. Gjatë periudhës së verës ky vend është me shumë gjallëri për faktin se ka gjithmonë shumë turistë. Ndërsa gjatë dimrrit kthehet në mbretërinë e banorëve të saj: burra të cilët me detin punojnë.
Nga porti ju mund të rezervoni një turne të ishullit me motobarkë ose të ndaleni në Grotta Azzurra (shpella blu). Një monument i vërtetë natyror, i famshëm në të gjithë botën për ngjyrën blu të fortë të ujërave të saj. Gjithashtu mund të vendosni të shkoni direkt në Piazzetta me autobusë ose teleferikë. Ka shumë itinerare që ju mund të zgjidhni dhe që do t’ju transportojnë menjëherë në bukurinë e ishullit. Unë personalisht zgjodha lëvizjet me autobus 🙂

“Pika paronamike Targara”

“Monte Solaro, Capri”
La Piazzetta është zemra e Caprit. Emri i saj i vërtetë është Piazza Umberto I, për të shkuar atje ju mjafton të kaloni nga ana tjetër e tarracës së teleferikut. Përpara se të shkoni atje ndaluni një sekondë për të admiruar pamjen e Gjirit të Napolit. Një kohë Piazzetta ishte tregu i peshkut, sot ky shesh i vogël i shktruar nga guri i lavës konsiderohet “salloni i botës”.
Korniza e këtij vendi përbëhet nga ndërtesat e rinovuara në vitet 600 dhe kompleksi i bashkisë i shekullit të tetëmbëdhjetë. Gjatë sezonit jo turistik Piazza Umberto I duket sikur zgjerohet dhe i lë hapësirën banorëve të Caprit që popullohet që në orët e para të mëngjesit, të shoqëruar nga aroma e croissantëve sapo të nxjerrë nga furra.
Nel mare di Capri c’è un colore ogni dieci metri dall’indaco al blu, dal blu al celeste e poi al verde. Un campionario unico.
(Raffaele La Capria)
Via Camerelle dhe Xhennetet e Augustit
Pas një kafe në Piazzetta ju mund të ndiqni Corso Vittorio Emanuele, do të ndjeni aromën e ëaffles artizanale të dyqanit të akullores Buonocore, i njohur në mbarë botën për akulloren e bërë vetë. Duke vazhduar drejt ju do të arrini në Via Camerelle, rruga e shopping, dhe e Grand Hotel Quisisana. Këtu do të gjeni butiqe luksoze, por edhe dyqane artizanale: mos shkoni në shtëpi pa blerë një palë sandale të Caprit të punuar me dorë. Dhe po, në Via Camerelle ju mund të gjeni edhe aromat e Caprit, esencat e krijuara me lule ishullore.
Lexo më shumë mbi. artikullin: Pushime në Mauritius e bukur

“Pamje nga Capri”

“Unë dhe pas meje the world :)”
Via Camerelle të çon në pikën panoramike Targara: në këtë vend pothuajse të magjepsur ju mund të shikoni Faraglioni që qëndrojnë në horizont. Këta kujdestarë shkëmborë të ishullit përqafohen nga deti dhe qielli, duket sikur mund t’i prekni me gisht.
Nëse ju ktheheni dhe ecni përgjatë rrugicës Quisisana ju mund të arrini në Xhennete të Augustit. Një grup tarracash të. Mbuluara me lule me pamje nga Faraglioni i Caprit dhe gjirit të Marina Piccola. Ju gjithashtu mund të hidhni një sy në rrugën Krupp, një rrugë karakteristike dredha-dredha e ndërtuar me dëshirën e industrialistit Alfred Krupp. Ajo lidh Piazzetta e Capri dhe Marina Piccola.
Këshilla ime? Koha ideale për të vizituar Xhennetet e Augustit është herët në mëngjes ose pasdite vonë. Në këtë mënyrë ju do të shmangni turmat e turistëve.
Cerosa e Shën Giacomos
Pasi të ktheheni nga Xhennetet e Augustit, vazhdoni drejt dhe bëni një vizitë në Certosa di San Giacomo. Ky manastir është ndërtesa më e vjetër në Capri. Ajo u ndërtua në vitin 1371 me urdhër të Markus Giacomo Arcucci. Ndahet në tre dhoma. Një nga këto kushtuar farmacisë dhe kishës për gratë është i shkëputur nga manastiri. E dyta i ishte kushtuar priftërinjve dhe mysafirëve. E fundit shërbeu për murgeshat e izoluara me qeli rreth Chistro Grande dhe dhomave e tjera rreth Chiostro Piccolo.
Çfarë duhet të shihni në Anacapri: Villa San Michele
Në Anacapri ne u spostuam me autobus. Ishulli është i vogël dhe distancat nuk janë një problem. E, di që koha që keni në dispozicion nuk është shumë por ju siguroj që vizita e Anacapri do t’ju lë pa fryme. Anacapri një xhevahir i vërtetë i vendosur në pjesën e sipërme, në këmbët e malit Solaro. “Comune di sopra” është vendi ideal nëse jeni duke kërkuar paqe dhe të shijoni shëtitje të gjata në mes të natyrës. Këshilla ime është që të ndaleni përpara në Villa San Michele, ish residenca e Axel Munthe. Mjeku suedez erdhi në Capri në 1885 dhe ndërtojë shtëpinë e tij gerrmallat e një kishe të lashtë kushtuar Shën Mikele.
Për të arritur në Villa San Michele, merrni autobusin në Piazza Vittoria dhe vazhdoni përgjatë rrugës me pemë pranë Hotel Capri Place. Sot vila është një shtëpi muze e pasur me objekte historike: sarkofagë, buste, dysheme romake, mermer dhe kolona. Kohët e fundit ai fitoi titullin si Kopshti më i bukur në Itali me bimë dhe lule nga e gjithë bota.
Sugjerim i vogël: ledhato Sfinksin në pikën panoramike dhe shpreh një dëshirë, legjenda thotë se duhet të bëhet e vërtetë.

“Kisha Shën Mikele”

“Kisha Shën Sofia”
Shtëpia e Kuqe dhe Kisha e San Michele
Kthehuni në Piazza Vittoria dhe shijoni një shëtitje përgjatë qendrës historike në Via Giuseppe Orlandi: një rrugë e gjatë me këmbësorë e mbushur me butiqe dhe dyqane artizanale. Ndërsa jeni duke ecur, do t’ju tërheqë vëmendjen një ndërtesë e kuqe e Pompeiane. Kjo është Shtëpia e Kuqe, një nga vendet simbolike të Anacaprit. U ndërtua midis 1876 dhe 1899 me urdhër të kolonelit amerikan John Clay MacKowen. Shtëpia është e ngjashme me një fortesë, në të vërtetë ndërtesa është një përzierje e stileve të ndryshme. MacKowen e përdori për të mbledhur gjetjet arkeologjike të gjetura në ishull.
Superintendenca për Trashëgiminë Arkitekturale dhe Peizazhin e Napolit u ka besuar Bashkisë së Aanacaprit menaxhimin e saj të koordinuar nga Shoqata Kulturore Kaire Arte. Sot Shtëpia e Kuqe është një muze. Ajo strehon tre statujat romake që gjenden në Grotta Azzurra, ekspozitën “L’Isola dipinta: udhëtim piktoresk në Capri dhe Anacapri midis shekujve 19 dhe 20”, një koleksion i vëllezërve Raskovìch dhe ekspozita e përhershme “Luci del Mediterraneo” kushtuar piktorit Carlo Perindani .
Duke vazhduar ecjen përgjatë Via Giuseppe Orlandit, shikoni edhe në Kishën e Santa Sofia dhe Kishën e San Michele në stilin barok. Është ndërtuar në mes të vitit 1698 dhe 1719 dhe ka një dysheme të jashtzakonshme majolik që përfaqëson dëbimin e Adamit dhe Evës nga parajsa tokësore. Ky xhevahir është vepër e mjeshtrit “riggiolaro” Leonardo Chiaiese.
Tani jeni duke pyetur veten si të shikoni Caprin nga pika më e lartë? Vizita e caprit në një diitë të vetme do t’ju dhurojë edhe këtë emocion. Mos humbisni bukurinë e jashtëzakonshme të Monte Solaro. Ju mund të shkoni atje në vetëm pak kohë. Duhet vetëm 15 minuta me teleferik i cili niset nga Piazza Vittoria. Një herë që jeni ngjitur lart ju mund të përqafoni me vetëm një shikim Faraglioni, qendra e banuar e Caprit, Sorrento, Gjirin e Napolit dhe Salerno.
Tani nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të ktheheni në port me një autobus, por nëse ndodheni në Capri mund të merrni teleferikun dhe të shkoni direkt në Marina Grande. Për oraret, mund të konsultohuni me Bordin e Turizmit të ishullit të Caprit.
osg777
If you desire to get much from this post then you have to apply such
methods to your won webpage.
검증커뮤니티
What a good site!
Is it okay I scrape it and share it with my community
members?
Check out our site! It is about Korean 검증커뮤니티
If your interested, feel free to visit my site and check it out.
Thank you and Continue with the fantastic work!
모델출사
What a good article!
Can I scrape it and share this with my website members?
Have a look at my site! It’s about Korean 모델출사
If ever your interested, feel free to come to my community and have a look.
Thanks a lot and Continue with the cool work!
Fast x movie
Sadly it looks like a return of Dwayne Johnson – aka The Rock – who played Luke
Hobbs in a number of of the Fast and Furious movies isn’t on the playing cards.
svv388
Today, I went to the beach with my kids. I found a sea shell
and gave it to my 4 year old daughter and said “You can hear the ocean if you put this to your ear.” She put
the shell to her ear and screamed. There was a hermit crab inside and
it pinched her ear. She never wants to go back! LoL I know this is completely off topic but I had to tell someone!
온라인카지노
Hey! I ҝnoԝ this is kinda off opic һowever I’d figured I’ɗ
asҝ. Woᥙld y᧐u be interested іn trading links oor maybe guest
authoring a blog articxle оr vice-versa? Ⅿy website discusses а lot of thhe samе subjects as yours andd I tһink
we could gгeatly benefit from eaсh other. If yoou ɑre intеrested feel
free tߋ shoot me an e-mail. I look forward tօ hearing from you!
Awesome blog ƅy the way!
Here is my web-site … 온라인카지노
야동
What an nice article!
Can I copy it and share this with my channel subscribers?
Have a look at my group! It is about Korean 야동
If your interested, feel free to visit my channel and check it out.
Thanks and Continue with the nice work!