Top

Durrësi, sigurisht që duke qënë një qytet bregdetar cdo kush mund të mendojë se mund t’a vizitosh vetëm gjatë stinës së verës për të bërë plazh. Unë do ju tregoj se si mund të kaloni një ditë në Durrës në stinët e tjera përvec verës. Gjatë fundjavës qyteti bregdetar pret shumë turistë nga Tirana dhe Kosova, por nuk mungojnë as turistët e huaj. Nëse jeni nga ata që zgjoheni herët dhe doni ta filloni ditën shpejt ju sugjeroj një shëtitje ose vrap përgjatë bregdetit ne zonën e ashtuquajtur “Plazh”. Nëse jeni nga ata që nuk e filloni ditën pa një kafe të mirë, mund t’a shijoni atë në një nga bar-et afër detit. Në Durrës ndodhet “Muzeu Arkeologjik”, i cili hapet në orën 9:00 të mëngjesit. Muzeu Arkeologjik i Durrësit u hap më 13 mars 1951 në qytet dhe është një nga muzetë më të rëndësishëm në Shqipëri. Në hyrje të krahut të majtë ndodhet periudha ilire dhe antike greke në tre fazat e saj, në atë të parë, klasike dhe të vonë. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha që janë vendosur në qendër të muzeut, fillon periudha romake, duke nisur nga ajo e hershme, deri te periudha e ndërtimeve në krahun e djathtë të katit të parë. Në katin e dytë është planifikuar periudha e mesjetës. Në katin e tretë është menduar të ndërtohet pavijoni i artit islam. Muzeu në vitin 2012 iu nënshtrua restaurimit. Brënda tij ka objekte më vlerë për t’u parë nëse jeni i apasionuar pas historisë.

Duke mos iu ndarë historisë lëmë pas “Muzeun Arkeologjik” për t’iu drejtuar “Amfiteatrit të Durrësit”. Amfiteatri i Durreësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.

Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit. Për momentin dhe aq sa është e zbuluar nga arkeologoët ia vlen të vizitohet. Brënda tij ndodhen edhe mozaikë.
Pak më afër me detin ndodhet edhe kalaja e Durrësit e cila është një kala e shekullit të V-të.

Nese refuzoni ushqimin, injoroni zakonet, frikesoheni nga feja dhe shmangni njerezit atehere eshte me mire te qendroni ne shtepi

“James Michener”

Ju sugjeroj të ngjiteni lart në kodër mes pishave për të parë nga afër edhe Vila Mbretërore e Durrësit ose ashtuquajtur Vila e Mbretit Zog. Vila mund të shikohet vetëm nga jashtë. Nga aty mund të soditësh të gjithë qytetin e Durrësit dhe të shijosh ajrin e freskët. Mund të zbrisni sërish në qytet afër detit për të shijuar një drekë me fruta deti (pasi në lokalet e Durrësit është e vështirë të gjesh restorante që kanë specialitet mishin). Dhe nuk ka sesi të mbyllet kjo vizitë në Durrës pa një shëtitje në shëtitorën “Vollga”. Duke shijuar perëndimin e diellit me një akullore.

Lexoni më shumë rreth artikullit: 7 ditë në Jordani, emocione dhe medime

Durrës qendër”

“Perëndim në plazh, Durrës”

Këshilla: Për të vizituar qytetin nuk është e nevojshme të lëvizni me makinë sepse të gjitha vëndet e sipërpërmendura janë afër me njëra-tjetrën. Nuk është nevoja e një guide nëse keni një hartë me vete ose në mungesë të saj mund të pyeni kalimtarët e rastësishëm të cilët ju ndihmojnë me kënaqësi. Cmimet janë relativisht të përballueshme nga cdokush.

post a comment