Top

Phi Phi Island në Tajlandë është një nga destinacionet kryesore turistike. Këto ishuj Thai janë të vendosura në brigjet e Detit Andaman, në krahinën e Krabi. Ky arkipelag i ishujve është i njohur për dy arsye, së pari është filmi The Beach, prej të cilit Leonardo Di Caprio ka qenë protagonist dhe së dyti është për bukurinë e ishujve që mund të vizitohen përreth.

Ishujt Phi Phi janë një arkipelag i përbërë nga 4 ishuj kryesorë që janë: Koh Phi Phi Don, Koh Phi Phi Leh, Koh Pai ose Bamboo Island dhe Koh Yung ose Mosquito Island. Ishulli kryesor është Koh Phi Phi Don ku ndodhet infrastruktura turistike si dhe portet ku arrijnë tragetet çdo ditë nga Phuket, Krabi ose Koh Lanta. Kjo zonë është e mbushur me dyqane, shkolla zhytjeje, bare, vendpushime apo restorante dhe shumë gjëra të tjera

Në mbrëmje ju mund të shijoni parti të ndryshme, prandaj ky vend është shumë i vizituar nga turistë të rinj që duan të zbulojnë bukurinë tropikale të zonës dhe të shijojnë jetën e natës në ishull. Phi Phi është i ndarë në 2 zona, të cilat janë zona e Tonsai Beach dhe Loh Dalum Bay, e cila është pjesa më e qetë. Në plazhin e Koh PhoPhi Leh është gjiri i Maya që është një nga vendet më turistike sepse është regjistruar edhe filmi The Beach me Leonardo Di Caprio, plazhet Koh Pai dhe Koh Young janë ato që mbeten pothuajse të paprekura.

Kripa duhet te permbaje dicka te shenjte sepse ne fakt gjendet si ne det dhe ne lot
Khalil Gibran

Ku të fle

Nëse doni të dini se ku të flini në ishujt Phi Phi, ju duhet ta dini se zgjidhja më e përshtatshme janë hostelet me një dhomë gjumi, kjo zgjedhje është për të rinjtë nirmalisht. Nëse doni një vend më të qetë dhe më relaksues ju mund të zgjidhni zonën prapa portit, dmth. Loh Dalum Bay. Nëse jeni duke kërkuar për një lloj strehimi më të mirë, personalisht zgjodhëm një resort Phi Phi Relax Beach Resort. Vendi arrihet eskluzivisht me barka të vogla dhe është më shumë pëe një relaks pasi keni dy mundesi ose të qëndoroni në mbremje në resort ose levizjet nga resorti në qendër janë kundrejt pagesa shtesë.

“Perëndimi diellit në Phi Phi Island”

“Afër portit Phi Phi Island”

Ishulli i Phi Phi Leh është i mbrojtur nga një park kombëtar, nuk ka ndërtesa ku mund të flini dhe nuk është më e mundur (siç ishte disa vite më parë) të flesh në çadra në plazh në Gjirin e Mayës. Me pak fjalë do të duhet të flini në Phi Phi Don, ku përgjatë shiritit të hollë të tokës që bashkon dy skajet e ishullit gjenden të gjitha struktura, duke krijuar një qytet të vogël: Tonsai. Këtu gjenden, restorantet, klubet, dyqanet, agjencitë turistike, ostelet ekonomike dhe hotelet. Është padyshim zona më ekonomike ku mund të prenotoni për të fjetur, por për këtë arsye klientela është mosha e re dhe në mbrëmje është plot me lokale me muzikë të lartë dhe të mbushur plot me njerëz.

 

Nëse ajo që kërkoni është një mjedis i qetë, ndoshta i rrethuar nga natyra, është shumë më mirë të larhoheni nga Tonsai. Një zgjidhje e mirë, në anën juglindore të ishullit, ndodhet zona e Long Beach. Përreth plazhit më të bukur të Phi Phi gjenden disa resort dhe hotele me nivel të mesëm dhe të lartë. Ndodhet mjaft larg nga Tonsai prandaj sa mos të shqetësoni nga muzika, por ndërkohe ndodheni edhe mjaft afër. Muund të merrni një long tail boat për vetëm 100/150 baht për person dhe të shkoni për një darkë në qytezë.

“The Beach :)”

“Lokali i vetëm në resortin tonë”

Ndërsa në bregun lindor gjenden kryesisht resorte luksoze, si dhe disa struktura ekonomike. Kjo pjesë ka të mirat dhe të këqijat e saj të cilat duhet ti merrni në konsideratë nëse vendosni të fleni këtu. Me siguri është një breg ende i egër dhe pjesa më e madhe është e paprekur, gjithashtu ndodhet shumë larg nga Tonsai. Për një long tail boat nga Laem Tong Bay në Tonsai shpenzoni 1000 baht për person, kështu që edhe të lëvizni thjeshtë për ngrënie është e vështirë dhe për të darkuar jeni të detyruar të ndaleni në restorantet e zonës. Nëse jeni duke kërkuar një vend dhe një qetësi absolute atëherë bregu lindor është zgjedhja e përsosur, por sipas mendimit tim, Long Beach është zgjedhja më e mirë.

“Ishulli i mumjeve”

“Ishulli i Bamboo”

Ishulli Bamboo ose Koh Phai në Thai është një nga gjashtë ishujt që janë pjesë e arkipelagut Phi Phi në Tajlandë, ishulli i Bamboo është një ëndërr tropikale e realizuar, është 600 metra i gjerë dhe 700 metra i gjatë. Ishulli është i rrethuar tërësisht nga një rrip me rërë të bardhë dhe në qendër të ishullit ju do të gjeni të gjitha llojet e vegjetacionit tropikal duke përfshirë pemët bambu që i japin ishullit emrin e saj.

Çfarë mund të bëni në Bamboo Island? Ju mund të kaloni një ditë të tërë në ishull, mund të bëni zhytje në një distancë shumë të shkurtër nga bregu, ishulli ka disa shkëmbinj nënujorë koralesh të përkryer. Mund të bëni ekskursione si ditën ashtu edhe natën (nëse dëshironi mund të flini në një tendë) që mund të kontaktoni në ishull kryesore (Don) ose mund t’a vizitoni atë nëpërmjet një ditë udhëtim me motoskaf duke fu nisur nga Krabi.

post a comment