
Ishim një grup studentësh të mastërit shkencor Menaxhim marketing nga universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe me guidën e profesor Ilia u nisëm drejt shpellës së Pëllumbasit. Pasi dolëm nga Tirana për në drejtim të Elbasanit,në Ibë autobusi la rrugën kryesore dhe u nis drejt një rruge fshati. Sapo po i afroheshim fshatit të Pëllumbasit mund të shikonim banorët sesa herët e kishin nisur ditën e tyre duke punuar tokat, duke nxjerrë bagëtitë për kullotje apo duke bërë punë të ndryshme fshati. Dukej që ishin mësuar me vizitorët në fshat pasi nuk iu bënte shumë përshtypje të na shihnin, përvecse fëmijëve të vegjël kuriozë. Zbritëm nga autobuzi pasi kishim arritur në qëndër të fshatit. Aty u ulëm nën hijen e pëmëve dhe barin e njomë për të konsumuar cka kishim marrë me vete për mëngjes. Kush kishte dëshirë mund të konsumonte dicka edhe nga lokali i fshatit. Aroma e pemëve dhe luleve, zhurma e zogjve dukeshin sikur të zgjeronin kraharorin për t’u mbushur me frymë. Për të thithur sa më shumë nga ky ajër i cili as nuk krahasohet me atë të qytetit.Në qëndër të fshatit u njohëm me një nga banorët e fshatit i cili një pjesë të ndërtesës së tij e kishte kthyer në qëndër informacioni për turistët. Gjithashtu na u prezantua një projekt mjaft interesant që pritet të zbatohet në të ardhmen për Shpellën e Pëllumbasit me ndihmën e subjekteve përkatëse. conceptam.
Pas kësaj u nisëm në këmbë përmes një rruge fshati dhe si udhërrëfyes me ne, përvec profesorit që na shoqëronte që e kishte të disatën hërë që vizitonte shpellën dhe njihte cdo pëllëmbë të saj, na shoqëroi edhe një djalë i vogël nga fshati.
Rruga në të cilëm kaluam ishte e ngushtë dhe pasi dilje nga fshati bëhej akoma më e ngushtë. Përgjatë saj mund të kalonte një ose dy persona maksimumi. Përreth ishte e rrethuar me shkozë. Nuk kishe si të shmangje edhe frikën nga ndonjë zvarranik, por që fatmirësisht nuk hasëm në asnjë prej tyre. Pa dalë mirë nga rrugica e fshatit mund të këpusje ‘fshehurazi’ edhe ndonjë kumbull jeshile të tharët. Pasi ngjiteshe kodrës mund të shikoje edhe thepisjet e malit si edhe luginën e Erzenit, si edhe atë që quhet “Syri i kaltër” i Erzenit i cili gjëndej shumë poshtë nesh. Panorama gjatë rrugës ishtë e mahnitshme. Nuk mund të shmangje fotot përgjatë kësaj rrugice ku na u desh të ndalonim disa herë për të pritur edhe ata që kishin mbetur pas.
Pas 60 min ecje në këmbë përafërsisht pasi ishim nisur nga qëndra e fshatit arritëm në hyrje të shpellës.Pasi pushuam pak në hyrje të saj në disa stola të vendosur posacërisht për turistët, por që kishte edhe nga ata të cilët preferuan të uleshin në bar ose në gur, u bëmë gati për të hyrë brënda.
Bota eshte nje liber dhe ata qe nuk udhetojne lexojne gjithmone te njejten faqe 🙂
Vendosëm çantat e shpinës, veshëm bluzet më kraha të gjata pasi shpëlla ishte e ftohtë, ndezëm elektrikët e dorës dhe filluam të hynim brënda shpellës e cila dukej sikur kishte hapur gojën e saj të madhe për të marrë brënda vetes një tufë njerëzish kuriozë për atë c’ka i pristeVendosëm cantat e shpinës, veshëm bluzet më kraha të gjata pasi shpëlla ishte e ftohtë, ndezëm elektrikët e dorës dhe filluam të hynim brënda shpellës e cila dukej sikur kishte hapur gojën e saj të madhe për të marrë brënda vetes një tufë njerëzish kuriozë për atë ç’ka i priste.
Lexo më shumë mbi artikullin: Një ditë në Durrës, jo vetëm plazh

“Grupi i vajzave exploruese :)”

“Pamje nga lugina”
Pasi kemi përshkruar të gjithë shpellën prej gati 300 m dhe gati kemi prekur fundin e saj profesori ndalon për të na thënë disa kuriozitete. Në këtë shpellë mendohet të kenë jetuar paraardhësit rreth 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara.Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. 40 mijë vjet më parë shpella ishte shtëpia e hershme e arinjve. Këtu janë gjetur edhe skelete të arinjve të shpellave. Më pas u përdor si vendbanim për njerëzit në periudhën e mesjetës. Gjatë luftrave botërore, shpella ishte vend sekret dhe përdorej nga banorët për t’u strehuar.

“Pika informacionit”

“Brënda shpellës”
Filluam të ktheheshim pas për të dalë nga shpella duke rishijuar edhe një njëherë ato forma të magjishme. Pasi dolëm vështirë të gjeje ndonjë nga studentët i cili nuk ishte bërë me baltë. Morëm rrugën për t’u kthyer në fshat, kësaj here jo me të njëjtën vështirësi si në ngjitje. Nxituam kush e kush më parë të freskohej në ujin në qëndër të fshatit e më pas zumë vënd në lokalin/restorantin e fshatit për të shijuar gatime të thjeshta, por të shijshme.
Ishtë një nga ato eksperiencat që ia vlen të përsëritet.
Këshilla: Për të vizituar shpellën nevojiten: Veshje sportive të rehatshme për ecje në mal, atlete të përshtatshme për ngjitje, cantë shpine, elektrik dore, ujë ose pije të ndryshme. Në qëndër të fshatit duhet patjtër të kërkosh ndihmën e një banori për të shkuar në shpellë nëse nuk je i shoqëruar nga një guidë turistike që e njeh zonën. Cmimet janë relativisht të përballueshme nga cdokush.
.