Keni vendosur të vizitoni Venecian? Në këtë guidë do të sjell një listë të aktraksioneve që mund të shihni në qyteti e Venecias, si nga ana artistike, kulturës dhe historike.
1. Vizito një Ridotto veneciane ose Casino
Është shekulli i tetëmbëdhjetë epoka e artë e Venecias dhe pikërisht gjatë këtij shekulli, casini ishin vendet më të frekuentuar nga Venedikasit e pasur.
Çfarë ishin ridotti apo casini
Ishin location në atë kohë movida e qytetit të jetës së natës, lojërave të fatit dhe takimeve seksuale. Natyrisht, për të fshehur identitetin, pothuajse të gjithë të pandehurit përdornin një maskë për të fshehur fytyrën. Edhe pse Republika e Venedikut ndalonte bixhozin për çështje morale, nuk u frenua interesi për kartat e bixhozit dhe lojrat me zare.
Ndër shumë ridotti veneciane, sot është ende e mundur të vizitohen vendet ku ishin të vendosur siç është Casino Sagredo në Santa Sofia, Casino Venier, Casino Contarini, Casino Zane në zonën e Frari, Casino degli Spiriti, Casino Dandolo dhe Casino del Commercio në Piazza S. Marco.
2. Kopshtet e fshehta të Venecias
Të vizitosh Venecian kjo nuk duhet të lidhet vetëm me vizitën tradicionale të San Marco, Rialto, Ponte dei Sospiri dhe vende të tjera të famshme, sepse mbi të gjitha ky qytetet fsheh shumë mistere, si psh kopshetet e fshehura të cilët i shpëtojnë pa i parë turistëve të pavëmendshëm. Brenda pallateve fisnike gjenden hapësira të destinuara gjelbërimit, të zhvilluara në një mënyrë vertikale. Këto janë kopshtet sekrete që ende mund të vizitoni: Giardino della Casa Cardinal Piazza, il Giardino del Casino degli Spiriti, il Giardino di Ca’ Morosini, gli Orti della chiesa di S. Francesco della Vigna e il Giardino della Scuola
Vecchia della Misericordia.
Jo të gjithë e dinë se midis gjërave që janë në listë për t’u vizituar në Vencia të jetë edhe një derë. Këtë portë e gjeni me saktësi prapa urës Rialto në numrin 456 dhe është një derë që ka një formë që nuk mund të mos bjerë në sy. Në fakt, pjesa e poshtme është shumë më e gjerë krahasuar me pjesën tjetër dhe arsyeja ishte pikërisht për të lejuar fuçitë e verës që të rrokulliseshin dhe në këtë mënyrë të hynin në ndërtesë.
Në fakt ky ishte një pallat në pronësi të Vëllazërisë së Boterit (Confraternità Boteri) që ishin artizanët të cilët ndërtonin fuçi për verë.
Nese do te kerkoja nje fjale qe zevendeson “muziken”
ajo qe me vjen ndermend eshte vetem Venecia.
4. Rrota e Innocenti në Monastero della Pietà
Është një nga rrotat e rralla të pafajshmit ende e dukshme në kontinentin e vjetër mund t’a gjeni në Calle della Pieta ku dikur ishte kisha e Mëshirës (chiesa della Pietà) dhe manastiri, që sot bëjnë
pjesë të hotelit Metropole. Dera ishte destinuar atyre nënave që nuk kishin mundësi të rrisnin vetë fëmijën dhe për këtë arsye, detyroheshin ta braktisnin. Rrota, falë mekanizmit të saj, lejonte të lënin fëmijën në anonimitet absolute, një herë që fëmija vendosej brenda djepit dhe i bihej ziles në mënyrë që të paralajmëruar murgeshat për ardhjen e një bebi të ri, nëna mund të largohej pa u parë nga askush.
Afër rrotës ku duket Virgjesha me Fëmijën, mund të shihni edhe shkrimin “offerta agli esposti” ku mund të bëheshin donacione për të ndihmuar manastirin për strehimin e të gjithë jetimëve.
Lexo më shumë mbi artikullin: 3 ditë në Bangkok çfarë mund të shohim

“Libreria Acqua Alta në Venecia”

“Spritz, aperitiv në Campo Santa Margherita”
Ndër gjërat që mund të bëni në Venecia është edhe të drekonii apo darkoni në një nga restorantet e vërteta të qytetit si psh Trattoria Antiche Carampane. Ky vend për pozicionin që ka në mes të tregut të peshkut Rialto dhe Campo San Polo, i fshehur mes rrugicave, është një nga ato vende ku mund të shkoni vetëm nëse ju a tregon dikush që është i vendit. Në fakt klientela është e përbërë nga venedikasit dhe nga pak turistë që e kanë zbuluar atë fjalë pas fjale. Ambjenti është i ngrohtë dhe shumë informal, aty ju propozojnë vetëm peshk shumë të freskët të blerë nga pronari herët në mëngjes. Si kundër-provë është fakti se si të dielën dhe të hënën Trattoria është e mbyllur sepse është e pamundur të gjendet peshk i freskët për shkak të ditës së pushimit të peshkatarëve. Gjatë verës mudn të uleni edhe jasht, trattoria ofron pak vende për tu ulur në natyrë.
Midis rrugicave së Spezier (farmacist) dhe Campo Santo Stefano, përballë farmacisë që është në qoshe, ju mund të shihni diçka në dysheme (përtokë). Bëhet fjalë për një nga tre vrimat që me kalimin e kohës kanë lënë kazanët e përdorur nga farmacistët e asaj kohe për përgatitjen e një ilaçi me emrin “Teriaca”. Kjo përgatitje kishte reputacionin e shërimit nga shumë sëmundje dhe në qytet, vetëm rreth dyzet barnatore kishin autorizim për të përgatitje.
Çaji bimor për përgatitjen nevojiteshin disa përbërës të veçantë si pluhuri i viperit, opiumi dhe bri i njëbrirësh (edhe pse realisht përdoreshin dhëmbët e narvalo, balenë e vogël e artikut) të cilat bluheshin së bashku me disa erëza orientale. E gjithë kjo duhej të ekspozohej përpara syve të Venedikasit për tri ditë në mënyrë që të konstatohej përpara të gjithëve autenticiteti i përbërësve të tillë si viperët e gjallë. Magjistrati i shëndetiti më pas vazhdonte me kryerjen alchemikisht të përzierjes e cila, ndër të tjera, përdorej kundër plagëve, tuberkulozit dhe pickimeve të akrepit.
Në shekullin e shtatëmbëdhjetë Serenissima gëzonte famë ndërkombëtare për shkak të prodhimit të Teriaca e cila eksportohej jo vetëm në Evropë, por edhe në Armeni dhe Turqi.
7 – Bëni pazar si një veneciane e vërtetë
Kur të jeni gjatë vizitës tuaj në Venecia kaloni edhe brenda burgut të grave. Gjendet në ishullin e Giudecca, aty do të shikoni një sipërfaqe prej rreth gjashtë mijë metra katrorë i cili përdoret si një kopsht perimesh nga manastiri aty afërt. Njihet gjithashtu “Kopshti i mrekullive” dhe punohet nga një duzinë të burgosurish pa ndihmën e ndonjë makinerie apo kimikate. Nga viti 1997 çdo të enjte nga 9 në 10, Venedikasit të cilët e dinë këtë gjë shkojnë për të blerë perime dhe fruta nga ky kopsht 100% organike. Ngjitur me burgun vendoset një tezgë për shitjet.
Natyrisht duke qenë një prodhim i vogël, shitjet përfundojnë në një kohë shumë të shkurtër. Këshillohet të viheni në rradhë para orarit të hapjes për të arritur të blesh diçka.
8 – Vizito Squero e San Trovaso
Squero është lagja tradicionale ku ndërtohen apo riparohen barkat dhe është i vetmi vend ku lindi gondolia. Siç mund ta imagjinoni kjo është një punë artizanale e cila tashmë është në rrezik zhdukjeje, por Squero di San Trovaso është ndër më të vjetrat në Venedik. Origjina e saj daton në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe prej asaj kohe deri në ditët e sotme, Squero vazhdon punën e ndërtimit të anijeve tipike veneciane; çfarë e bën atë tërheqëse për vizitorët është stili i veçantë arkitektonik me të cilën është ndërtuar. Ngjason në një mënyrë të mahnitshme me një shtëpi në mal se sa një ndërtese lagune.
Në Squero di San Trovaso është e mundur të admironi artizanët ndërsa janë duke punuar me ndërtimin e gondolasave që realizohen tërësisht me dorë në bazë të kërkesave të bëra nga gondolierët. Nëse doni ta vizitoni, duhet të prenotoni direkt brenda Squero ose, mund ti shihni pak më nga larg, nga ana tjetër e bregut.
9-Libreria Acqua Alta
Nuk është një destinacion shumë sekret por që meriton të vendoset në listën e veçantë se çfarë mund të shohim në Vencia. Bëhet fjalë për një nga libreritë më të bukura në të gjithë botën. Librat janë të sistemuar në brendësi të gondolave prej vërteti si dhe vaska banjo për t’i mbrojtur në rast përmbytje.
Libreria ofron libra antikë dhe edicione jasht katologu sidomos ato me tematikë veneciane.

“Laguna e Venecias”

“Kopshtet sekrete të Venecias”
10- Campo Santa Margherita
Në rethin e Dorsoduro, Campo Santa Margherita është vëndi ku bëhet jeta, movida si ditën ashtu edhe natën. Ka shumë lokale, zakonisht mblidhen të rinj, studentë universitarë, të cilëve u pëlqen të bisedojnë përpara një spritz, që është edhe pija tradicionale.
Me kalimin e kohës ky vend është bërë një destinacion i detyrueshëm përpara një darke ose pas një provimi në universitet dhe veçanërisht për këto arsye, është edhe një ambjent plot jetë.
11 – Vreshti i vërtetë i Venissa
Nëse jeni duke shkruar listë e gjërave që duhet të shikoni në Venecia shtoni edhe vizitën e vreshtit Venissa. Do t’ju duhet të kaloni vetëm urën që lidh ishullin e famshëm të Buranos (i famshëm për prodhimin e xhamit) me Mazzorbo dhe ju do të hyni në një botë që vërtetë do t’ju mahnisë. Shumë pak turistë njohin origjinën e këtij vreshti, ky vresht dhuronte rrushin nga e cila u prodhua Dorona, një verë e veçantë dhe shumë e vlerësuar nga të gjithë Dogët e Serenissimës.
Edhe sot, falë këtij vreshti të lashtë, prodhohet një verë që është veçanërisht e dashur nga emologët dhe nga kritikët enogastonomik. La Vigna Murata mbrohet nga një mur shumë i lartë, mund të ecni midis vreshtave, dhe të përjetoni momente të pazakonta, një atmosfere të magjishme.
12 – Njihuni me Sestiere Castello
Me siguri është lagja më veneziane se të gjithë të tjerat dhe, në të kaluarën, Castello Sestiere ishte krenaria e Republikës së Venedikut. Mos kërkoni dyqane suvenire dhe restorante që ofrojnë menutë turistike me çmime fikse, këtu jeni jashtë turmës së turistëve. Do të njihni atmosferën e rrallë që do t’ju bëjë që të vlerësoni Venecian e vjetët. Ecni mes fushave dhe shesheve, ende do të gjeni “dyqane” botegat e asaj kohe ku banorët bënin shpenzimet gjatë ditës.
Arsenali është sot qendra e Artit dhe Arkitekturës si dhe Muzeu Detar i cili mbledh gondolas dhe anije të lashta të Venecias. Një sugjerim: vazhdoni vizitën derisa të arrini në kopshtet e bukura të Arsenalit dhe të Sant’Elena, uluni në një stol dhe admironi lagunën përpara jush.
13 – Ishujt e Lagunës së Venecias
Një itinerar shumë interesant është vizita e disa prej ishujve të lagunës së Venecias. Mund t’i vizitoni fare si me një biçikletë ashtu edhe me varkë. Ishujt e vegjël të Muranos janë të famshëm për turizmin (i famshëm për mjeshtërinë e qelqit), Burano (i njohur për prodhimin e dantellave) dhe Torcello karakteristik (i njohur si ishulli i peshkatarëve) por laguna gjithashtu ka edhe ishuj të tjerë me bukuri të veçantë si San Francesco del Deserto, Lazzaretto Nuovo, Sant’Erasmo, San Lazzaro degli Armeni, Mazzorbo, Pellestina (për ketë mund të lexoni udhëtimin tim) Vignole dhe Certosa.
Këto ishuj janë jashtë nga intinerari i toureve klasike të turistëve. Ju siguroj që jane një udhëtim në të kaluarën, do të shikoni borghi (fshatra) antikë, kisha dhe eremos, muze dhe një mijë vjet histori.
Një përmbledhje të karakteristikave të ishujve të lagunës:
– Ishulli i Sant’Erasmo, më i madhi në lagunën veriore ishte kopshti historik i Serenissima dhe mund të shëtiet me biçikletë ose në këmbë;
– ishulli i Mazzorbo, e karakterizuar nga vreshta dhe pemishte dhe është e populluar nga shtëpitë plot ngjyra;
– ishulli i Vignole, i preferuar nga Venedikasit për të organizuar piknik në natyrë dhe për tavernat tipike me pergola dhe kopshte.
14 – Turne në mbrëmje midis legjendave dhe fantazmave
Në qoftë se është hera e parë që shkoni në Venecia dhe nëse keni zgjedhur të qëndroni disa ditë, për të zbuluar një tjetër pjesë të qytetit ju sugjeroj të zgjidhni një ekskursion të organizuar. Një tour i organizuar mirë do t’ju prezantojnë me një itinerar enogastronomik dhe më pas do të vijoi me një shëtitje për të zbuluar legjendat dhe misteret e Venedikut. Do të keni mundësi të eksploroni një Venecia pa turma njerzish, turistë, do të përjetoni atmosferën e vërtetë të saj si venecian të vërtetë.
Do t’ju tregojnë histori me fantazma, anekdota, dhe mistere që prej kohësh shoqërojnë Venecian midis Castello, Cannaregio dhe Rialto dhe që do t’ju transportojë në krahët e misterit dhe fantazisë. Turneu i darkës në zbulim të shijeve, verës dhe cicchetti (janë lloj brusketash me peshk apo sallam), mistereve nis nga Campo San Bartolomeo pranë urës së Rialtos.
15 – Krijoni maskën tuaj të karnevaleve në një nga ateliet artizanale të Venecias
Venecia është e famshme për karnevalet. Maskerat janë emblema e Venecias tashmë prej kohësh. Me kalimin e kohës gjithashtu përdorimi i maskës ka ndryshuar, mjafton të mendojmë se në kohën e Serenissimas, maska shfrytëzohej rregullisht për të fshehur fytyrën gjatë takimeve sekrete. Megjithatë ende sot krijimi i saj ka mbetur njësoj si në të kaluarë: baza është skeleti në cartapesta dhe dekorimi dhe ngjyrat në varësi të krijimtarisë së mjeshtrit që e prodhon i cili mund t’a pasurojë me pupla, strass, rruaza etj.
Nëse e gjithë kjo ju magjeps, pranë urës së Rialtos ndodhet një atelier i vogël ku artizanë mjaft të aftë, mund t’ju mësojnë teknikat për krijimin dhe dekorimin e maskave. Nuk bëhet fjalë për një demonstrim, por një kurs të vërtetë ku në fakt do të jeni ju ata që do të krijoni maskën tuaj.
Ju mund të zgjidhni midis një kursi vetëm dekorimi (që zgjat 2 orë dhe 30 minuta) ku, pasi keni zgjedhur maskën tuaj, ju do të shkoni për ta dekoruar atë sipas shijeve tuaja duke përdorur materialet e vëna në dispozicion nga atelieri; ose kursin për krijimin dhe dekorimin (kohëzgjatja dy ditë) ku do të mësoni realizimin e modelit të maskës me cartapesta sipas udhëzimeve të artizanëve dhe ditën tjetër do të merreni me dekorimin sipas shijes tuaj.